BRITANI E MADHE – Për Jennifer Ashwood ishte një surprizë e madhe lindte binjakë pasi sepse as në familjen e saj as nga ana e bashkëshortit nuk kishte pasur raste të tilla. Por surpriza më e madhe vjen më vonë, kur gjatë shtatzënisë zbulon se kishte dy mitra.

31-vjeçarja nga Britani e Madhe merr vesh se ishte shtatzënë me binjakë por në dy mitra të ndryshme. Sipas mjekëve rasti i saj është tepër i rrallë 1 në 500 milionë dhe në të gjithë botën janë vetëm 100 raste të tilla.

Pavarësisht kësaj Jennifer arriti të arriti të çonte deri në fund shtatzëninë e saj dhe të lindte shëndosh e mirë binjakët, një vajzë dhe një djalë, Piran dhe Poppy. Jennifer para binjakëve kishte lindur dhe një vajzë por asnjë mjek nuk i kishte gjetur që kishte dy mitra.

“Isha në javën e 20 të shtatzënisë kur zbulova që kisha dy mitra”- tregoi 31-vjeçarja për Daily Mail. Piran dhe Poppy lindën në javën e 34-ërt të shtatzënisë me operacion çezarian.

Ata qëndruan 2 javë në maternitet më pas u transferuan në shtëpi shëndosh e mirë. Ata qëndruan 2 javë në maternitet më pas u transferuan në shtëpi shëndoshë e mirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb