FRANCE – Për Francën, 14 korriku simbolizon ditën e unitetit të popullit francez, festën e pavarësisë, njëkohësisht e njohur edhe si dita e Bastijes. Këtë vit, vendi festoi përvjetorin e 228 të pavarësisë me një festë që tashmë është kthyer në një traditë.
C_2_fotogallery_3089535_7_image
Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, hapi ditën e sotme më 14 korrik rreth orës 10, paradën tradicionale ushtarake në Champs-Elysees. E gjithë bota e njeh paradën ushtarake të 14 korrikut në Francë, si më e madhja dhe më e rregullta, ku thuajse të gjitha lëvizjet dhe manovrat janë të sinkronizuara.
C_2_fotogallery_3089535_6_image
Por këtë vit 14 korriku ishte plot të papritura. Në fillim të paradës ushtarake dy motoçikleta u përplasën e u rrëzuan, kjo për faktin se një prej agjentëve kishte llogaritur gabim momentin e hyrjes në Place de la Concorde.

C_2_fotogallery_3089535_4_image

Po ashtu pati probleme teknike edhe me patrullën ajërore aktrobatike, e cila realizoi në qiell jo flamurin francez por një flamur me katër. Dhe menjëherë në rrjetet sociale plas gallata dhe ironia shkruan Tg.com.

C_2_fotogallery_3089535_3_image

Një ndër komentet më pikant ishte “Mos ishte Kroacia”? Kujtojmë që ditën e nesërme do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës, Francë-Kroaci.

C_2_fotogallery_3089535_2_image

C_2_fotogallery_3089535_1_image

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb