ZELANDE E RE – Kishte ardhur koha ta bëja! Përdorimi i Instagramit me ka dhënë shtysën që kisha nevojë, kisha sigurinë që nuk do të kthehesha pas! Këto janë fjalët e një 25-vjeçare nga Zelanda e Re, e cila arriti të humbasë 88 kilogramë, duke u zvogëluar kështu me 14 masa në dy vjet.

Vajza e re vendosi të tregojë transformimin e saj në rrjetet sociale, ku deri më sot ka arritur në 13 mijë ndjekës. Pas një diete të ekuilibruar dhe drastike, 25-vjeçarja ka kryer dhe dy operacione, një bypass në stomak, ku ka vendosur disa unaza për ngushtimin e stomakut dhe një operacion plastik për të hequr lëkurën e tepërt.

Tashmë ajo stërvitet çdo ditë për të ruajtur linjat e saj perfekte. “Shpresoj që të jem bërë frymëzim për shumë persona që kanë të njëjtin problem me peshoren si unë”-përfundoi 25-vjecarja.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb