Meghan Markle ka treguar se ka një stil të rafinuar në të veshur, por çdokush mund ta ketë nëse ka një buxhet të mirë.

Garderoba e bashkëshortes së ardhshme të princ Harry ka kushtuar rreth 29 mijë dollarë dhe gjithëkujt mund t’i lindë pyetja se kush paguan për këto veshje?

Në fakt siç raporton dhe revista People, Meghan po i paguan vetë të gjitha veshjet, duke qenë se në familjen mbretërore është e ndaluar me protokoll të pranosh si dhuratë veshje nga të tjerët.
1514547263-prince-harry-meghan-markle-kensington-palace
Deri në momentin që Meghan Markle do të martohet me Princ Harryn, nuk mund të përfitojë nga buxheti i tij, i paracaktuar nga Mbretëresha.
meghan-harry-engagement-1512130111
Deri atëherë Meghan duhet të harxhojë të gjitha kursimet e saj për të bërë një figurë të mirë gjatë daljeve publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: