TIRANE- Rreth 4 mijë infermierëve që kanë përfunduar studimet gjatë vitit akademik 2002-2006 nuk u njihet diploma. Lidhur me këtë problem ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Përmes një deklarate për mediat MASR theksoi se janë duke diskutuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje sensitive që prej 4 mijë infermierë.

“Së bashku me Universitetin e Mjekësisë jemi në diskutime për t’i dhënë një zgjidhje definitive kësaj çështje sensitive për rreth 4 mijë infermierë. Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi jemi duke i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj çështje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb