BRITANI E MADHE – Një indian ka arritur të tërheqë me bishtin e flokëve një autobus me peshë 12 ton. 66-vjeçari Manjit Singh
theu rekordin në Leisester të Britanisë së Madhe. Të pranishëm në këtë event të rëndësishëm për të ishin bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij. Manjit e tërhoqi autobusin për rreth 15 metra.

Rekordi i mëparshëm për tërheqje autobusësh me flokë ishte ai i vitit 2010, kur një burrë tërhoqi një autobus me peshë 9.5 ton.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb