E ftuar në emisionin “Chic” të moderatores Fjodora Fjora ka qenë aktorja Enerieta Jani. Ajo do të jetë në kastin e aktoreve që do të interpretojnë në pjesën ‘Presidentet’ e shkrimtarit Shubert.

Enerieta rrefën përpara telespektatorëve për jetën e saj në teatër dhe jashtë saj. Për jetën e saj bashkëshortore, pasi të gjithë e dimë që ajo është bashkëshortja e aktorit Genci Fuga.

Si është të kesh të njëjtin profesion me bashkëshortin dhe a është e vështirë për një grua të jetë një bashkëshorte dhe nënë e mirë pa lënë mënjanë impenjimet e saj familjare. Këto dhe të tjera lexoni intervistën e plotë që sjell “BalkanWeb”.

Ke pasur një shkëputje të gjatë në teatër kush kanë qenë arsyet se përse ke ndenjur kaq larg nga skena?
Kanë qenë në fakt arsye shëndetësore, por dhe oferta të shumta nuk është se kam pasur, gjithsesi edhe nëse do kisha do ta mendoja dy herë para se të vendosja, pasi problemet familjare, shtatzënia e dytë dhe është e vështirë për një nënë të jetë në teatër dhe të rrisë dhe fëmijët. Kjo ka qenë më shumë arsyeja. Por propozimit të Kico Londos nuk mund t’i thoja jo dhe ishte një vendim që unë e mora për dy ditë dhe ja ku jam. Pavarësisht se është një vepër që në Austri ka pasur kritikët e saj, kjo për shkak edhe të fjalorit të rëndë që vepra përmban, unë sapo e lexova më pëlqeu.

Në përgjithësi si ti ashtu edhe Genci jeni shumë të tërhequr ndaj mediave, nuk ju pëlqen të jepni intervista…
Mua nuk më pëqlen të jap intervista por kjo nuk do të thotë se jam mendjemadhe, jam thjesht shumë e impenjuar me vajzat me punën që kam në televizion, kështu që prandaj ndodh që unë nuk jap intervista. Pastaj kur bën diçka të re, si në rastin e shfaqjes edhe mund të kesh çfarë të thuash por kur nuk ke është e kotë të japësh intervista. Genci më thotë vazhdimisht ti bën gabim sepse ti duhet të dalësh të ekspozosh veten, ta promovosh atë, por mua nuk më pëlqen të dal kot në televizor dhe të them të njëjtat gjëra.

Të shqetëson fakti që Genci është shumë i impenjuar dhe shumë i suksesshëm, ndërsa ti edhe pse ke të njëjtin profesion nuk je shumë aktive me skenën?
Jo unë e kam zgjedhur kështu nuk më pëlqen të dukem. Për me tepër arsyeja e mungesës time ka qenë për arsye që unë i thashë.

Edhe filmin e ke lënë pas dore sepse ti dikur je impenjuar edhe në role kinemaje
Jo s’e kam lënë unë filmin por filmi mua, nganjëherë më duket sikur punohet brenda një grupi të caktuar, janë grupe të formuara, shpesh herë nuk i marrim vesh audicionet, megjithatë shpresoj me këtë të mos fyej asnjë koleg.

Të ndihmon Genci me vajzat?
Sigurisht që më ndihmon e ndajmë përgjysmë punën me vajzat dhe shtëpinë, pa ndihmën e tij do ishte e pamundur.

Rikthimi pati impaktin e vet. Do vazhdoni të jeni sërish në teatër?
Po patjetër. Unë e kisha të nevojshme të ngjitesha sërish në skenë, edhe për pjesën e regjizurës po punoj në një pjesë, por meqë kjo do të jetë private, mendoj se më duhet të vrapoj për të gjetur disa buxhete dhe për të nisur punën. Teatri të bën njeri më të mirë, por edhe vajzat e mia më bëjnë të nxjerr më të mirën e vetes time.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: