BRITANI E MADHE – Gjithmonë kur dëgjoni për fustanin e bardhë të Kate Middleton, imagjinoni atë fustanin e ëndrrave me bishtin e gjatë dhe me mëngët me tyl. Por ja që ky nuk ishte fustani vetëm që dukesha veshi ditën e dasmës së saj me princin William.

Kate në ditën më të rëndësishme të saj, ka veshur edhe një fustan tjetër. Fustani i dytë i Kate ishte po aq i bukur sa i pari. Ajo e veshi atë gjatë mbrëmjes në Buckingham Palace. Ky fustan i dytë u dizenjua nga Sarah Burton shkruan “Ok Magazine”

Ai sigurisht që nuk ishte i ngarkuar, i thjesht ndërsa në bel të fustanit kishte gur diamantesh. Materiali ishte saten, dhe Dukesha me flokët e lëshuar, edhe me këtë fustan ngjante tepër e bukur dhe mahnitëse si gjithmonë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: