Aktorja e njohur hollivudiane, Angelina Jolie duket se e ka gjetur qetësinë shpirtërore tek islami.

“Kam filluar ta studioj seriozisht Islamin. Gjithçka kam gjetur është paqe dhe nxitje për të bërë mirë”, ka deklaruar ajo së fundmi në një prononcim për mediat.

Anxhelina është parë edhe më herët në vendet e Lindjes së Mesme duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Menjëherë pas kësaj, deklarata e bukuroshes së famshme ka bërë xhiron e botës, duke bërë të qarkullojnë zëra se ajo është kthyer në myslimane.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: