Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se ai personalisht nuk e ka votuar Hashim Thaçin për president. I pyetur nëse a mund të udhëheq Albin Kurti procesin e dialogut, Haradinaj tha se atë tashmë nuk e beson as partia e tij.

“Ku ta marrësh Albinin me e udhëheq procesin… as gjysma e partisë së tij nuk po i beson më”.
Madje, kryeministri tha se edhe Partia Socialdemokrate, që po pretendohet se e përkrah Kurtin për kryenegociator të bisedimeve i kanë vetëm fjalë të pazarit, pasi sipas tij, nëse ata do t’ia besonin një pozitë të tillë, nuk do të largoheshin nga partia.

“Ato që po thotë Shpend Ahmeti për të, po të përkrahnin nuk do të ishin ndarë nga ai”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: