TUNIZI-Akuza të reja për ish-presidenti tunizian, Zine el Abidine Ben Ali, i cili u shkarkua gjatë Pranverës Arabe. Mësohet se ai u dënua sërish në mungesë në Tunizi me tetë vite burg për abuzim me detyrën. Dhëndri i tij, Sakhr El-Materi u dënua me gjashtë vite burg në po të njëjtën çështje.

Tashmë i dënuar në mënyrë të përsëritur në mungesë, Ben Ali në mërgim në Arabinë Saudite dhe dhëndri i tij që jeton në Seychelles u shpallën fajtor pasi kanë përdorur pushtetin e tyre për të përfituar favore të pajustifikuara duke shkaktuar cënim të administratës, fakte që u bënë të ditura nga zëdhënësi i prokurorisë, Sofiène Sliti. Gjykata në shkallën e parë i dënoi me pagesën e një gjobe me vlerë një milion dinarë (rreth 400.000 euro), shtoi ai.

Çështja ka lidhje me një udhëzim të dhënë nga Ben Ali ndaj kryebashkiakit të Sidi Boi Said, në periferinë veriore të Tunizisë për t’i shitur një hotel një të afërmi të dhëndrit të tij për një shumë qesharake, raportoi për median një tjetër burim gjyqësor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: