Të paktën 40 forca afgane të sigurisë u vranë pas një sulmi taleban në provincën veriore të Baglanit.

”Militantët sulmuan një bazë ushtarake dhe tri pika kontrolli në zonën Markazi Banglanit”, deklaruan anëtarët e këshillit provincial, Hayatullah Wafa dhe Asadullah Shabaz.

Ata shtuan se të paktën 40 ushtarë dhe oficerë policie ishin vrarë.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid mori përgjegjësinë për sulmin dhe shtoi se numri i të vrarëve ishte 31.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: