Raportimet e fundit nxjerrin në pah se jo vetëm Inter dëshiron të transferojë Luca Modric, por edhe futbollisti ëndërron të kalojë në “Seria A”.

Këtë e ka zbuluar agjenti kroat i FIFA-s, Marko Naletilic, i cili në një intervistë të fundit ka pohuar se mesfushori herët apo vonë do të luajë në kampionatin italian.

“Nga ajo që kam kuptuar, jo vetëm që Modric ka menduar për një transferim tek Inter, por atij i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A me zikaltërit,” shprehet agjenti kroat Marko Naletilic për Tuttosport.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendimi im është se ai herët apo vonë do të shkojë në Itali. Si shumë kroatë, ai është rritur duke parë Serie A në televizor.

Ronaldo e ka rikthyer në hartë futbollin italian. Fakti që Inter ka tentuar të marrë Modric dhe ai ka konsideruar një transferim ka treguar se sa shumë Ronaldo ka influencuar futbollin italian.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb