Qeveria e Malit të Zi i është përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se malazezët janë popull agresiv dhe mund ta shtyjnë Botën drejt luftës së Tretë. Në reagimin e tyre zyrtar malazezët thonë se thonë se shteti i tyre është krenar për historinë dhe traditën si dhe politikën e paqes së ndjekur. Ata shtojnë po ashtu se Mali i Zi është shteti i parë në Evropë që ofroi rezistencë ndaj fashizmit.

Reagimi i Malit të Zi vjen i bashkëngjitur me një fotografi të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, që kohë më parë kishte vizituar shtetin malazez.

Ky është reagimi i plotë i Malit të Zi:

Qeveria e Malit të Zi, vlerëson interesimin e një numri të mediave vendase dhe të huaja për t’u përcaktuar në lidhje me deklaratën e Presidentit nga SHBA’ja, Donald Trump dhënë në një intervistë me Fox.

Mali i Zi thotë se është krenar për historinë dhe traditën e saj dhe politikën e paqes që ka çuar në pozitën e shtetit më të fuqishëm në rajon dhe në të vetmin shtet në të cilin nuk ka parë rënien e ish-Jugosllavisë.

Një vend që mori dhe mbrojti 120.000 njerëz.

Shteti që ishte i pari në Evropë ku ofroi rezistencë ndaj fashizmit dhe sot si një anëtar i ri i NATO-s dhe një kandidat për Bashkimin Europian kontribuon në paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në kontinentin evropian por tashmë në mbarë botën, së bashku me ushtarët amerikanë në Afganistan.

Ne ndërtojmë miqësi dhe nuk kemi humbur asnjë prej tyre, të aftë për të mbrojtur me guxim dhe me vendosmëri dhe për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Në botën e sotme të mbushur me sfida, nuk ka rëndësi se sa të mëdhenj apo të vegjël jeni, por në çfarë mase vlerësoni lirinë, solidaritetin dhe demokracinë.

Për shkak të gjithë kësaj miqësia mes Aleancës së Malit të Zi dhe të Shteteve të Bashkuara, është e fortë dhe e përhershme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: