TIRANE– Ministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës për rritje të taksave dhe çmimeve, pavarësisht se ajo mungon.

Kreu i Financave tha se ka pasur ulje çmimesh për shumë produkte, ndërsa shtoi se pretendimet e opozitës nuk janë të vërteta. Mes të tjerash ai tha se opozita nuk ka kontribuar në konsolidimin fiskal.

“Ku konsistojnë masat që propozohen. Për të gjitha njësitë që preken nga ulja e pragut të TVSH është bërë një sondazh i drejtpërdrejtë nga INSTAT. Rezultantja është; inflacioni për prillin dhe majin rezulton të jetë në 2 %. Ka ulje çmimesh për shumë produkte. Ajo që pretendoi opozita nuk është e vërtetë. Ajo që po bëjmë është një planimetri fiskale, që shkon në përputhje me rritjen e sektorëve prioritetare. Frytet e diskutimi është lehtësimi fiskal. Me këto lehtësime fiskale sot 91% e sipërmarrjes e ka tatimin-fitimin ose 0 ose 5 %. ‘U rriten taksat, u rritën’ u lën taksat. U fermentua e njëjta bolori. Biznesi i vogël deri në 5 milionë 0 tatim fitim. Ju e rritët borxhin (i drejtohet opozitës). Ne jo vetëm që ulën taksat, por po ulim dhe borxhin. Qeveria kursen dhe trajton borxhin e trajtuar nga ju o të munguar”, tha Ahmetaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: