TIRANE– Gjatë një konference për shtyp, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se rritja ekonomike është në vazhdimësi dhe për këtë ka dhënë efekt edhe përfshirja e biznesit të vogël në TVSH. Ministri Ahmetaj tha se indeksi i çmimeve nuk është prekur nga skema e TVSH dhe ka një rritje prej 7% të importeve.

“Rritja ekonomike është në vazhdimësi dhe ka dhënë efekt përfshirja e biznesit të vogël në TVSH. Indeksi i çmimeve, nuk është prekur nga skema, ndërsa ka një rritje prej 7% të importeve. Sot ne kaluam në Komisionin e Ekonomisë, paketën për agroturizmin, hoqëm takën e infrastrukturës si dhe reduktuam nivelin e tatimfitimin nga 15 në 5%.

Ndërkohë që me TVSH-të kemi bërë lëvizjen pozitive. 91% e sipërmarrjeve u është ulur tatimfitimi, e kanë 0%-5%. Ekonomia shqiptare do t’i ndjejë efektet shumë pozitive dhe për këtë jam i sigurt”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: