FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier-Levan. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Liqeni’ dhe janë përplasur një mjet tip ‘Benz’ me një ‘Audi’.

Nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën një grua shtatzenë dhe 4 të tjerë janë plagosur. Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se viktima është Majlinda Troka rreth 27 vjeç e cila ishte 6-7 muajshe shtatzënë.

Mesohet se në mesin të plagosurve është edhe një fëmijë. Parakalimi i gabuar i një prej mjeteve dyshohet se ka qenë shkaku i aksidentit të rëndë. Forca policie janë nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


“Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb