FIER- Një aksident ka ndodhur në aksin Libofshë-Fier, ku ka humbur jetën një 37-vjeçar. Sipas të dhënave të para, makina që drejtohej nga 37-vjeçari me iniciale E.DH. doli nga rruga dhe u përplas pas një muri.

Për shkak të përplasjes së fortë, mbeti i plagosur rëndë drejtuesi. Ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: