SHKODER – Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin ku ndahen dy rrethet. Një grua ka mbetur e plagosur rëndë por edhe disa pasagjerë në një atuobus të Kosovës. Mësohet se mjeti tip “Ford” me targë AA 053 MO që drejtohej nga shtetasja Liljana Kullaj është përplasur me autobusin e linjës së Kosovës me targë RKS 05 252 DG.

aksident-ne-shkoder-makina-perplaset-me-autobusin-5

Gruaja ka marrë fraktura të rënda dhe është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve të Shkodrës për shkak se për pak minuta mbeti e bllokuar brenda mjetit. Me të ndodhej edhe shtetasja Rita Odea e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, nga pasagjerët e autobusit ka vetëm dy persona me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe shtetases Liljana Kullaj po i jepet e gjithë ndihma e duhur për t’i përmirësuar parametrat jetësorë për shkak të frakturave të rënda.

aksident-ne-shkoder-makina-perplaset-me-autobusin-2

Mjeti tip “Ford” po shkonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës ndërsa autobusi i Kosovës në drejtim të Shkodrës. Në vendngjarje janë forcat e policisë për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident-ne-shkoder-makina-perplaset-me-autobusin-1

aksident-ne-shkoder-makina-perplaset-me-autobusin

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb