Një aksident ka ndodhur para pak minutash tek “Ura e Gjoles” në Fushë-Krujë ku është plagosur një person.

Sipas burimeve për “BalkanWeb” një automjet është përplasur me një automjet bujqësor, zetor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i zetorit.

Shoferi i automjetit ka ndaluar pak metra më larg i trembur dhe të plagosurin e kanë dërguar në spital me një makinë të rastit.

“I plagosuri ishte i gjakosur në fytyrë por i vetëdijshëm. Mezi e ngritën nga zetori”, tregoi një dëshmitar për “BalkanWeb”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb