Pajisjet e kampingut në shumë raste kanë nevoje për përmirësime.
Së fundi një e re është krijuar në mënyrë që t’u ofrojë gjëra më të bukura. Tenda e re është projektuar posaçërisht për njerëzit që ëndërrojnë të jenë në ujë ose nën disa pemë.

Është një tendë që mund të notojë mbi ujë si dhe të jetë e lidhur mbi tokë.

Pra jo definitivisht një pjesë thelbësore e paketës së kampingut, por është shumë e veçantë për kampistët që janë të mërzitur të qëndrojnë në tokë të fortë.

Tenda e Tentsile Universe, u krijua nga aktitekti britanik Alex Shirley Smith, 41 vjeç, i cili thotë se ishte frymëzuar nga fshatrat Ewok.

Tenda ka përbërje të trashë përafërsisht 8 cm në pjesën e poshtme, e cila lejon që ajo të notojë mbi ujë dhe kur lidhet në pemë nëpërmjet shiritave mund të lejojë që kampistët të flenë në mes të ajrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: