Aktori Rezart Veleshnja përmes një mesazhi në Instagram ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për projektet në infrastrukturë që ky i fundit publikon herë pas here në rrjetet sociale.

Veleshnja, teksa poston një video nga banjat termale të Bënjës në Përmet, sulmon Ramën për projektet që rrinë në sirtar, ndërsa rruga në këtë zonë është e prishur. Ai thekson se turistët e huaj janë ata që e vizitojnë shumë këtë vend në sezonin veror.


“Perla e Shqipërisë, banjat e Bënjës. Ore meqenëse ra fjala..Rama nëse na shikon, bravo të qoftë, projektet e tua na pëlqejnë shumë, i ke të papame. Mbaji në sirtar. Të paktën kur shkon në hale fshi by****, futi në punë të paktën vetëm për një gjë. Këta i ke të gjithë të huaj, turp. S’kemi një rrugë, skandal”, shprehet i revoltuar aktori i humorit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: