TIRANE– Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka postuar një video me pamje të ekspozitës “Urtësi sot e mot”. Por duket se problemi për qytetarët janë zhvillimet politike dhe kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri që më pas i hap rrugë arrestimit të tij. Mes komentuesve në statusin e Ramës ishte edhe aktorja e njohur Eni Jani.

“Nuk dua të besoj që e ke nxjerrë këtë status sot. Njerëzit janë gati të dalin në protestë se nuk po i dilni zot Saimirit, ti thua ekspozitë… Më diket sikur po talleni me besimin që ju është dhënë.
Ky është moment shumë i rëndësishëm dhe për ju personalisht, nëse nuk i qendron në krah Saimirit ju do të zhgënjeni shumë njerëz që besuan në ju. Në mos mendoni për Saimirin, mendoni për figurën tuaj të paktën… Dëshpërim, zhgënjim…”, shkruan e revoltuar ajo.
65ghbn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: