27 ton mish janë bllokuar sot gjatë një aksioni të AKU, pasi ka rezultuar me prezencë të salmonelës. Konkretisht, trupat inspektuese e AKU-së në Durrës ka bllokuar një kontenier me ngarkesë rreth 27 ton mish, fileto pule, që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Inspektorët e AKU-së ndaluan hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb