NGA ZONJA KATERINA
Përbërja

4 banane
2 lgj mjaltë
100 gr çokollatë
Pergatitja
Presim bananet në feta rrumbullake. I vendosim bananet me rradhë në një letër kuzhine dhe i vendosim në frigorifer në ngrirje për minimalisht 10 orë.

Pasi bananet të kenë ngrirë plotësisht i kalojmë në blender duke shtuar pak mjaltë dhe copëza çokollate. E servirim kremin akullore të bananes duke e dekoruar dhe shijuar me pak reçel ose me fruta të thata sipas dëshirës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb