DURRES- ‘Akullore si dikur’ është kjo festa e kulinarisë që ka zbritur në Durrës. Pikërisht në hyrjen e Vollgës, mijëra qytetarë dhe pushues të këtij qarku, kanë shijuar produktin tipik të Durrësit.

Pushuesit e huaj janë njohur dhe kanë shijuar akulloren e famshme të qytetit bregdetar. Vetë prodhuesit e kanë vlerësuar nismën, si një gjetje e promovimit të produktit të tyre ndërkohë që ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se aktivitete të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit. “Kthejmë në vlerë turistike, traditën. Ky sezon turistik është i mbushur me aktivitete. Akullorja është një nga simbolet e qytetit”, tha Klosi. Qarku i Durrësit është një nga qarqet me numrin më të madh të turistëve në vend.

Përveç bregdetit, restorteve luksoze dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore Durrësi, tani i ofron turistëve dhe aktivitete kulinarie. ‘Akullore si dikur’, është pikërisht ky aktivitet që ka zhvilluar bashkia e Durrësit. Synimi, promovimi i një produkti tradicional dhe tërheqja e turistëve. Ministri Klosi në fjalën e tij tha se aktivitete të tilla do të shoqërojnë gjithë sezonin jo vetëm në Durrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: