FRANCE-Një shqiptar i akuzuar për akte terroriste i ka dhënë fund jetës në një burg të Francës. Mediat franceze shkruajnë se Aleksandër Hasalla 38 vjeç i ka dhënë fund jetës në qelinë e tij në burgun e Fleury-Mérogis në Francë.

Shqiptari ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2016, pasi akuzohej se kishte furnizuar me municione terroristin e masakrës së Nices më 14 Korrik 2016, ku u vranë 86 persona dhe mbetën të plagosur 450 të tjerë, pasi u shtypën me kamion.

Autori i kësaj masakre, tuniziani Mohamed Lahoaiej Bouhlel kreu sulm vetëvrasës, ndërsa sipas mediave franceze shqiptari kishte pasur rol periferik.

Shqiptari akuzohet se i kishte siguruar terroristit një kallashnikov dhe një pistoletë automatike.
Aleksandër Hasalla ishte i njohur nga drejtësia franceze për grabitje në të kaluarën, por akuza për ta lidhur atë me aktin terrorist nuk ishte provuar plotësisht.

Dyshohet se shqiptari është vetëvarur me lidhëset e këpucëve. 38-vjecari është i burgosuri i dytë në Francë për aktet e terrorizmit i cili kryen vetëvrasje në paraburgim.
yjhnb
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb