KOSOVE-Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 17 vjet e disa muaj burgim ne total shtatë nga tetë të akuzuarit për pjesëmarrje në vepra terroriste, raporton “Zëri.info”.

Kryetarja e trupit gjykues, Suzana Qerkini gjatë shpalljes së aktgjykimi bëri të ditur se shtatë nga tetë të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe secili veç e veç janë dënuar për veprat penale, pjesëmarrje në grupet per terrorizëm.

Sipas aktgjykimit të gjykatës i akuzuari Kujtim Bytyqi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 muaj burgim me kusht, i cili nuk do zbatohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër penale për një vit.

I akuzuari Besim Shabani është dënuar me 3 vjet, Adil Bushi me 2 vjet e 4 muaj burgim, Ekzon Latifi 3 vjet burgim, Jetmir Bushi me 2 vjet e 4 muaj dënim, Artan Kadriu me 4 vjet burgim, si dhe Bekim Halili me 3 vjet dënim.

Ndërsa sa i përket të akuzuarit të tetë, Jeton Hajdini në mungesë të provave gjykata e ka liruar nga akuza.

Dy të akuzuarit Bekim Halili dhe Kujtim janë dënuar edhe për armëmbajtje pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb