TIRANE – Muajt e fundit në media dhe në rrjetet sociale është diskutuar gjatë se Albi Nako dhe Alba Hoxha janë në një lidhje. Madje pak kohë më parë u tha se çifti po i bëjnë gjërat zyrtare, megjithatë Albi edhe Alba kanë mohuar se mes tyre ka dicka më shumë se shoqëri.

Pavarësisht thashethemeve, ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe kjo shihet në foton e fundit të Albës të postuar në Instagram. Balerina ka pozuar me bikini dhe komplimentat nga ndjekësit nuk kanë munguar.

“Bashke do shihemi neser per tu njohur me më te rejat e motit në Klan”, shkruan Alba.“Unë di që do shihemi në Klan për tjetër gjë”, i komenton Albi ndërsa Alba i replikon: “Dance, Albi Nako”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: