Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo edhe me rezultatin 2-2 ndaj Tottenhamit por ai shprehet se Juventus do të arrij kualifikimin në Angli.

Por, ai nuk është i shqetësuar, sepse beson se ka lojtarët e duhur për të kaluar më tej në këtë garë. “Ishte ndeshje e mirë, Juventus bëri pak gabime dhe këto nga shkaku i presionit”, tha Allegri.

“Mëkat që nuk fituam, por ne kemi gjithçka për të kaluar në çerekfinale”, u shpreh ai në fund.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 18 mars në “Wembley” të Londrës.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb