BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
07 Nėntor 2011 - 12:26 | LAJME
TRANSLATE
 
Ambasadorë që turbullojnë jetën politike
NGA: SHABAN MURATI
Ambasadorë që turbullojnë jetën politikeNdonëse zgjedhjet parlamentare në Serbi do të zhvillohen nga mesi i vitit të ardhshëm, mund të thuhet sefushata elektorale nisi. I pashoq është fakti se fushatën e çeli ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Konuzi, i cili mori pjesë në një miting të partisë së djathtë nacionaliste në opozitë, “Partia Progresive Serbe”, SNS, dhe mbajti një fjalim elektoral, duke vlerësuar se ajo parti është shprehja e ndjenjave të popullit të Serbisë, dhe duke bërë thirrje që populli të investohet në këtë parti. Që një ambasador i një shteti të huaj merr pjesë në mbledhjet dhe mitingjet e partive politike të maxhorancës apo të opozitës, kjo është brenda mandatit dhe detyrave të tij për të njohur dhe për të mbajtur kontakte me të gjithë spektrin politik të vendit ku është akredituar. Por kur një ambasador i një shteti të huaj del në podiume partiake dhe mban ligjërata e bën vlerësime publike, që i bëjnë reklamë një partie politike, kjo do te thotë se ai ka dalë jashtë mandatit të tij diplomatik dhe ka marrë rolin e një prokonsulli, i cili cakton se kush janë të mirët dhe kush janë të këqijtë në një shtet tjetër.
Fakti që ambasadori rus shkrepi startin e fushatës elektorale serbe, duke glorifikuar partinë nacionaliste, SNS, ishte kaq flagrant, sa që nuk mund të rrinin pa reaguar as autoritetet dhe as partitë e tjera politike ndaj ambasadorit të shtetit “Vëlla i madh”. Vetë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u detyrua ta kritikojë më 1 nëntor sjelljen e ambasadorit rus, duke deklaruar se nuk është praktikë e zakonshme për diplomatët, që të mbajnë fjalime në mbledhjet e partive. Zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Deliç, e cilësoi veprimin e ambasadorit rus si një ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë. Kurse Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, në një komunikatë të posaçme kërkoi nga qeveria që ambasadori i Rusisë të shpallej “Persona non grata”.
Përtej këtij incidenti politik dhe diplomatik mes Rusisë dhe Serbisë, duhen parë disa efekte dhe domethënie, që kanë të bëjnë jo vetëm me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, por edhe me politikën e Rusisë dhe me sjelljen e diplomacisë dhe të diplomatëve rusë në Ballkan. Është interesante të shihet në prizmin e kompleksitetit të marrëdhënieve ruso-serbe, sepse janë marrëdhënie mes Rusisë dhe aleatit të saj më të ngushtë dhe të vetëm strategjik në Ballkan. Reklama politike dhe elektorale, që ambasadori i Rusisë i bëri partisë nacionaliste serbe, nuk është një akt i veçuar, por vazhdim i një linje të demonstruar rregullisht prej tij dhe që thyen rregullat dhe normat diplomatike të mandatit ambasadorial, duke ringjallur prototipin e ambasadorëve të dikurshëm sovjetikë. Në radhë të parë gjejmë të shprehur karakterin e sjelljes diplomatike dhe shtetërore ruse të ndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti tjetër, qoftë dhe zyrtarisht “Mik e aleat strategjik”. Një ambasador nuk mund t’i lejojë vetes të shprehë anësi dhe të bëjë reklamë dhe glorifikime publike, as për njërën dhe as për tjetrën forcë politike, dhe as për njërin apo tjetrin kryetar partie. Ambasadori lejohet të ketë opinionet dhe vlerësimet e tij, të bardha, të zeza apo gri, në telegramet dhe raportet, që i dërgon qendrës së tij dhe të cilat natyrisht nuk janë për konsum publik në vendin ku është akredituar. Që nga çasti kur një ambasador e lidh publikisht veten e tij dhe shtetin e tij me një tifo politike ndaj një partie apo ndaj një kryetari partie, ai e ka nxjerrë veten jashtë kufijve të mandatit diplomatik. Është tipik, ambasadori i Rusisë në Beograd, i cili jo vetëm shpreh lavdërime për partinë nacionaliste serbe, por praktikisht i bën thirrje opinionit dhe elektoratit që të votojë për atë parti në zgjedhjet e ardhshme.
Një veprim i tillë në radhë të parë shpreh një pakënaqësi të hapur të ambasadorit dhe të shtetit të tij ndaj disa qëndrimeve dhe linjave proeuropiane, që ka shfaqur partia në fuqi e presidentit Tadiç, e cila po ecën sipas një skeme të njohur titiste, që ta ketë mirë edhe me perëndimin, edhe me Rusinë, dhe, në përputhje me këtë skemë, ka adoptuar kursin e padëgjuar të mbështetjes së politikës së jashtme të Serbisë në katër shtylla: BE, SHBA, Rusi dhe Kinë.
Mirëpo Rusia nuk është e kënaqur me këtë vijë titiste të presidentit Tadiç, sepse ajo e llogarit Serbinë ekskluzivisht si zonë e influencës së saj. Moska, e cila arriti t’i imponojë Beogradit kursin e largimit nga anëtarësimi në NATO, sheh me shumë dyshim afrimin e Serbisë me BE-në. Marrja e statusit të shtetit kandidat të BE-së nga ana e Serbisë nuk u prit mirë nga Rusia, e cila sheh rrezik për interesat e saj në çdo cep të rrugës politike të Serbisë drejt Europës. Këtë pakënaqësi e shprehu vetë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një intervistë për gazetën serbe “Vecernje Novosti” më 1 nëntor, kur deklaroi se bashkëpunimi i tanishëm nuk plotëson nevojat e të dy shteteve dhe se ka hapësirë për kërkimin e formave të reja të partneritetit. Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme Ruse mori hapur në mbrojtje sjelljen e ambasadorit të saj në Beograd, duke deklaruar se ai ka vepruar në përputhje me mandatin e tij dhe nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë.
Ndërhyrja e ambasadorit dhe e Rusisë në punët e brendshme dhe në jetën politike të Serbisë dëshmon se për çfarë alternative politike po përpiqet Moska në Serbi. Kjo është alternativa e sjelljes në pushtet të forcave nacionaliste dhe e kësaj partie radikale, kryetari i të cilës, Tomislav Nikoliç, kur u zgjodh pas zgjedhjeve të kaluara si kryetar i parlamentit, deklarata e tij e parë ishte se për Serbinë është më mirë të bëhet gubernë e Rusisë, se sa anëtare e BE-së. Qëndrimi politik dhe strategjik i Moskës në mbështetje të forcave nacionaliste në Serbi, padyshim ka efekte në disa drejtime, si brenda atij shteti, ashtu edhe në Ballkan. Sepse ai do të thotë një aktivizim i të gjithë rrjetit, fondeve dhe mekanizmave, që Rusia disponon në Serbi, për të penguar integrimin europian të atij shteti, për të mobilizuar forcat nacionaliste anti-perëndimore dhe për t’i ndihmuar ato të marrin pushtetin. Shumë diplomatëve dhe vëzhguesve u ka bërë përshtypje linja arrogante e ambasadorit rus, i cili, që nga viti 2009 e deri në kulmin e kësaj linje në muajt shtator-tetor 2011 ka regjistruar një kronikë të pasur të shkeljes së statusit të diplomatit dhe të ndërhyrjes në punët e brendshme. Nuk mund të mendohet se kjo buron vetëm nga profili apo formimi i tij personal sepse ai vetë e ka bërë të qartë se po zbaton një mision diplomatik të orientuar nga qendra. Sjellja e ambasadorit është në të njëjtën kohë edhe reflektim i pushtetit të fuqishëm, që Rusia dhe mekanizmat e saj ushtrojnë dhe kanë në Beograd. Vladimir Beba Popoviç, ish-drejtor i Zyrës se Komunikimeve pranë qeverisë së Serbisë, deklaronte në një gazetë të Beogradit para disa ditësh se roli i Rusisë në caktimin dhe rrëzimin e qeverive në Beograd është i njohur dhe se qendrat ruse të pushtetit brenda qeverisë serbe mbështetën në vitin 2003 vrasjen e kryeministrit Zoran Xhinxhiç, me mbështetjen edhe të agjentëve të shërbimit sekret rus, FSB.
Sjellja e ambasadorit rus ndihmon për të kuptuar më mirë dhe për të zbuluar prapaskenat e jetës politike në Serbi, për të deshifruar mozaikun e intrigave dhe lojërave të nëndheshme, që luhen nëpër korridoret e pushtetit në Beograd. Ky është një element i rëndësishëm për t’u ndjekur dhe analizuar, sepse ka të bëjë me perspektivën e pushtetit në Serbi, me ndërhyrjen dhe përzierjen e shteteve të huaja në luftën për pushtet mes forcave nacionaliste dhe forcave që quhen proeuropiane. Sepse, nëse në Beograd forcohet dhe inkurajohet nga Rusia ardhja në fuqi e partive nacionaliste radikale si SNS, DSS, etj., vetvetiu edhe pasojat kalojnë përtej kufijve të Serbisë, duke prekur Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë, Slloveninë, Maqedoninë, Malin e Zi, por edhe Shqipërinë. Efektet negative për rajonin nga ardhja e një qeverie radikale nacionaliste serbe janë lehtësisht të parashikueshme. Kjo duket, është edhe arsyeja, pse ambasada e SHBA-së në Beograd, në një kabllogram të saj drejtuar departamentit të shtetit, më 26 shkurt 2010, tërhiqte vëmendjen për veprimtarinë e ambasadorit rus Aleksandër Konuzi, duke theksuar se ai u bën thirrje nocioneve më të thella të serbëve mbi identitetin dhe historinë kolektive, me qëllim që të prodhojë emocione negative.
Mbetet shpresa se edhe në BE ndiqen po me aq kujdes këto zhvillime, me qëllim që bonuset dhe çmimet, që po i jepen presidentit Tadiç, të bëhen jo mbi bazën e “kartës së frikësimit me forcat nacionaliste”, që po përdor me efikasitet Tadiçi në Bruksel, por mbi bazën e asaj se sa ai vetë, partia e tij dhe qeveria e tij, janë angazhuar realisht ta tërheqin popullin në rrugën e integrimit europian dhe perëndimor.
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Gjeto Muji, Suedi mė 11-11-2011 nė 12:25
@ Juri! Une, si lexues, nuk pash ndonje te keqe ne komentin e Bashkim Pitarkes per shkrimin e Shaban Muratit, dhe ju e quajtet ate "spiuni i Amerikes, me kohe"! Shqiptaret nuk eshte mire te jene spiun te askujt, e as te Amerikes, e larg qofte te jene spiun te Rusise! Por, nofka e juaj, "Juri" nje emer rus, te bene te mendosh se "Juri", mos eshte spiun rus, me kohe e gjithe kohen! Spiun i Mbreterise te se Keqes", sic e cilesonte Rusine, i famshmi Ronald Regan, ish president i USA!

Dėrguar nga juri, Vlora mė 07-11-2011 nė 15:14
Fol nga Amerika o spiuni Amerikės, me koh.

Dėrguar nga Bashkim Pitarka, Florida/SHBA mė 07-11-2011 nė 13:37
E nderuara redaksi,
Dua te shpreh mirenjohjen time per botimin e artikujve politike shume te rendesishme,qe boton ne gazeten tuaj,ambasadori Shaban Murati.Ky i fundit mbi veprimtarine e ambasadorit rus ne Beograd,qe po nxit uret e zjarrit ne Ballkan, urojte gjente vendin e vemendjen e duhur ne shtypin amerikan dhe ate te Evropes Perendimore e te Ballkanit.Politikes ruse ne Serbi dhe ne pergjithesi ne Ballkan duhet t'i kushtohet vertete vemendja dhe vigjilenca e duhur.

Bashkim Pitarka

Dėrguar nga altin, münchen mė 07-11-2011 nė 12:46
nuk e lexova Shkrimin, me mjaftoi "Hyrja" ne Teme....
       Shqiperia
16 Shtator 2014
Basha: Mision i PD, mbrojtja e demokracisė dhe shtetit ligjor
Basha takohet me Drejtorin pėr Ballkanin Perėndimor dhe Zgjerimin nė Ministrinė e Jashtme tė Britanisė sė Madhe, z.Oėen Jenkins.

KOMENTO (2)
       Kosova
16 Shtator 2014
Deputeti i VV: Nuk mund të vendosë Serbia për fatin e Kosovës
Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, nuk duhet të vazhdojë të jetë pengesë e Republikës së Kosovës, pengesë e barazisë dhe bashkëjetesës përbrenda Kosovës, dhe nuk duhet të jetë pengesë që Kosova të jetë e barabartë me vendet tjera.
KOMENTO
       Rajoni
15 Shtator 2014
Greqi, Sondazh: SYRIZA kalon ”Demokracinë e re” për zgjedhjet parlamentare
Partia e majtë radikale greke, SYRIZA, kaloi për herë të parë partinë konservatore ”Demokracia e re” në sondazhet për zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që pjesa më e madhe e qytetarëve grekë shprehen se zgjedhjen e presidentit
KOMENTO (1)
       Bota
16 Shtator 2014
“Unë lahem, shkoj të luftoj, bëj detyrën time përpara Allahut”
I akuzuar është Kreshnik B., 20 vjeç, që do përgjigjet përpara ligjit si i pari gjerman që ka qenë pjesë e organizatës terroriste Shteti Islamik
KOMENTO
       Sport
16 Shtator 2014
Vizita e Papës ndryshon Superioren
Vizita e Papës në Shqipëri ka bërë që institucioni i futbollit shqiptar të anulojë çdo aktivitet më 21 shtator. Dje sektori i garave në FSHF ndryshoi kalendarin, në një kohë që më parë kishte programuar tri ndeshje ditën e diel
KOMENTO
       Kulture
16 Shtator 2014
Përkujtohet 72-vjetori i Konferencës së Pezës, Peleshi: Para sfidave të mëdha, të punojmë sëbashku
Qeveria ka përkujtuar sot 72-vjetorin e Konferencës së Pezës. Të pranishëm në ceremoni ishin zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Gjatë fjalës së tij Peleshi theksoi se vlerat e luftës duhet tu përcillen brezit të ri si dhe të punohet sëbashku për të kaluar sfidat e mëdha
KOMENTO
       Metropol
16 Shtator 2014
Njëra nga xhihadistet bukuroshe është vrarë
Njëra nga dy adoleshentet austriake, që braktisën shtëpitë në Vjenë për t’u bashkuar me rebelët islamikë në Siri, është vrarë.
KOMENTO
       Teknologji
16 Shtator 2014
“Ata kanë kallashë, ne kemi Samsung”- VIDEO
Kufiri mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut mbetet një nga zonat më të rrezikshme në botë. Por ndërsa në veri ndodhet një shtet i izoluar dhe i varfër, në jug është një nga shtetet më të zhvilluara në planet. Për të treguar fuqinë e tyre në këtë drejtim, koreano- jugorët kanë vendosur në kufi një ushtri me robotë
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
“Ata kanė kallashė, ne kemi Samsung”
 
 
BALKANWEB.TV
Fier, pusi i naftės ēliron gaz, largohen 15 familje, ndėrpritet mėsimi nė shkollė
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papės nė Tiranė, Ipeshkvijtė publikojnė axhendėn
 
 
BALKANWEB.TV
Ja pse qytetarėt e Lisbonės presin nė semafor kur ndizet e kuqja!
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Arsimi i lartė shpėtoi nga njė kancer agresiv, jo mė diploma qė s’sjellin punėsim
 
 
BALKANWEB.TV
Misteri, Bitraj: Pse vodha te Arka Stok? Kisha arsye tė fortė, s’flas dot mė gjatė
 
 
BALKANWEB.TV
Njihuni me majmunin qė kujdeset pėr dhėmbėt!
 
 
BALKANWEB.TV
Veliaj nė “Njerėz nė Fokus”: Dorėhiqem nėse PD vėrteton akuzat se, dasma ime preku buxhetin
 
 
BALKANWEB.TV
Bushati e Hoxhaj nesėr nė Milano: Hapet konsullata, dhe pėr shqiptarėt nga Kosova
 
 
BALKANWEB.TV
Kamerat e sigurisė filmojnė njė fantazėm nė hyrje tė Dover Castle
 
 
BALKANWEB.TV
Fullani, lė qelinė e burgut, momenti kur hyn nė shtėpi
 
 
BALKANWEB.TV
Vogėlushja zhgėnjehet kur takon Obamėn: Prisja Beyoncé!
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minute, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Lindita Nikolla: Data 21 domethėnėse pėr Papėn, dita kur iu dorėzua Zotit
 
 
BALKANWEB.TV
Skandali i BSH, Arvizu takon Metėn: Ēėshtja po politizohet, pengon hetimin
 
 
 
 
FOTOGALERI
Vritet njėra nga xhihadistet bukuroshe
 
 
FOTOGALERI
Dėshmitarėt: Aktoja po bėnte seks nė makinė kur e ndaloi policia
 
 
FOTOGALERI
S’ka muaj mjalti pėr Angelina Jolie dhe Brad Pitt, por vetėm punė
 
 
FOTOGALERI
“Oasis of the Seas”, anija e kroēerės mė madhe nė botė
 
 
FOTOGALERI
Alena Seredova, ja rikthimi i saj si “Miss”
 
 
FOTOGALERI
Swanepoel seksi dhe joshėse
 
 
FOTOGALERI
Kira Kazantsev shpallet Miss Amerika
 
 
FOTOGALERI
Terapistja, qė zhvishet pėr tė “shėruar” pacientėt
 
 
FOTOGALERI
Yjet me fundshpinėn mė tė bukur nė botė!
 
 
FOTOGALERI
I fejuari vdes njė muaj para dasmės, foto nėn ujė nė nder tė tij
 
 
FOTOGALERI
Sarah Marie Summer, vajza e “varur” nga zmadhimi i gjoksit
 
 
FOTOGALERI
Meksikė, mbėrrin uragani Odile, resortet mbushen me tė evakuuar
 
 
FOTOGALERI
Nė Brescia kunguj rekord, fiton ai me 700 kg
 
 
FOTOGALERI
Rihanna, cfarė teze simpatike
 
 
FOTOGALERI
Moana Pozzi, 20 vjet pa pornostarin mė te dashur tė Italisė
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus, vė nė lojė Nicki Minaj
 
 
FOTOGALERI
Miss Italia 2014 ėshtė siciliania Clarissa Marchese
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga, me pizhame zbret nė Stamboll