BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
21 Janar 2013 - 09:17 | LAJME
TRANSLATE
 
Ç’janë këta ambasadorë me shtetësi të huaj?
Nga: SHABAN MURATI
Ç’janë këta ambasadorë me shtetësi të huaj?Burime të mirinformuara në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë bëjnë të ditur se në listën e ambasadorëve të rij të emëruar dhe të propozuar ndodhen tre persona, të cilët kanë shtetësi të huaj, përveç asaj shqiptare. Burimet e mësipërme njoftojnë se asnjëri prej këtyre ambasadorëve të rinj nuk ka shënuar në CV-në e vet faktin se kanë edhe shtetësinë e një shteti tjetër, përveç asaj shqiptare. Kjo do të thotë se në vetë ndërgjegjen e tyre ekziston dyshimi që kjo shtetësi e dyfishtë duhet mbajtur e fshehur nga institucionet shtetërore, nëpër të cilat kalon procesi i emërimit të një ambasadori të ri të Shqipërisë. Vetë Ministria e Jashtme nuk i përfshin të dhënat për shtetësinë e dyfishtë në shkresat shoqëruese për ambasadorët e rinj, që dërgon për miratim nëpër shkallët e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Ministria e Jashtme e ka informacionin, por e fsheh, për arsye se, së pari nuk dëshiron të komplikojë procesin e miratimit formal të emrave të caktuar nga kryeministri dhe ajo bën punën e korrierit, dhe së dyti, se Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka shkatërruar çdo gjurmë të mekanizmit të nevojshëm shtetëror që ka ekzistuar për plotësimin e dokumentacionit të një ambasadori. Emërimet tekanjoze nga zyrat më të larta qeveritare dhe partiake ka bërë disa herë që Ministria e Jashtme t’i lejojë vetes situatat, kur jo vetëm pranon, por edhe mbron emrat e propozuar nga kryeministri, edhe kur emrat vijnë nga asgjëja dhe nga errësira.
Shtetësia e dyfishtë është padyshim një e drejtë e çdo qytetari që ta gëzojë atë, kur legjislacioni e lejon shtetësinë e dyfishtë. Por fjala është për shtetësinë e dyfishtë të ambasadorëve dhe të diplomatëve shqiptarë, të cilët kanë mandatin dhe detyrën kushtetuese të mbrojnë interesat e shtetit të Shqipërisë, dhe jo të shtetit të shtetësisë së dytë, të cilit gjithashtu i janë betuar t’i shërbejnë, kur kanë marrë pasaportën e dytë. Dyzimi i besnikërisë është bjerrja e integritetit të një ambasadori apo diplomati të Shqipërisë. Sipas burimeve të mirinformuara të MPJ-së, në ambasadat dhe në konsullatat shqiptare jashtë shtetit, janë dhjetëra persona që kanë shtetësinë e dyfishtë ose lejet e përhershme të qëndrimit në shtetin ku janë emëruar dhe kjo situatë është më tepër se alarmante.
Çështja e shtetësisë së dyfishtë të ambasadorëve dhe të diplomatëve shqiptarë është një nga çështjet strukturore delikate të funksionimit të institucionit të Ministrisë së Jashtme dhe të shërbimit diplomatik shqiptar në përputhje me interesat shtetërore, jetike dhe kombëtare të Shqipërisë. Një vështrim në emrat që janë emëruar dhe propozuar del se në praktikën diplomatike të Shqipërisë ka hyrë, si ndërtimi i paligjshëm, emërimi i ambasadorëve dhe i diplomatëve, direkt nga emigracioni shqiptar jashtë shtetit, për të cilët nuk dihet asgjë se çfarë kanë qenë e me çfarë janë marrë, ndonëse ligji për shërbimin e jashtëm, në nenin 27 ka si kërkesë të parë për emërimin e diplomatëve kushtin e banimit të përhershëm në Shqipëri. Disa emra të ambasadorëve me shtetësi të dyfishtë tregojnë qartë se ata kanë kaluar vite të shumta qëndrimi në shtetet ku kanë marrë shtetësinë e dyfishtë dhe ku nuk janë dalluar për asgjë, që mund t’i rreshtonte qoftë dhe në radhën e dytë të emrave të shquar nga emigracioni. Nuk mund të mos bëjë përshtypje që nuk ka asnjë emër, që do të tregonte se qeveria ka marrë në konsideratë intelektualë të shquar, me vepra dhe kontribute, të cilët dallohen për veprimtari dinjitoze në shtetet ku kanë emigruar në periudha të ndryshme të historisë. Emrat e emigrantëve që sheh në listën e ambasadorëve dhe të diplomatëve shqiptarë me shtetësi të dyfishtë, përfaqësojnë nivelet më të ulëta të klasifikimit intelektual, të cilët i ka shpëtuar nga puna e rëndë në emigracion dhe i ka futur në diplomaci lidhja familjare, lidhja krahinore dhe lidhja partiake.
Diplomacia e shteteve të vogla dhe të dobëta nuk e ka luksin t’i lejojë vetes kozmopolitizmin. Madje, jo vetëm ajo. Shtetësia e dyfishtë për ambasadorët dhe diplomatët shfaqet një çështje delikate, e cila është një temë e vazhdueshme diskutimi në strukturat diplomatike, administrative, politike, juridike dhe akademike, të cilat merren me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme. Përvoja diplomatike ndërkombëtare njeh edhe raste të shteteve, që e ndalojnë shtetësinë e dyfishtë për diplomatët, siç njeh edhe raste të shteteve, që e lejojnë një gjë të tillë. Ka shtete si Turqia, që ndalojnë diplomatët e çdo rangu të kenë shtetësi të dyfishtë, dhe ka shtete si Egjipti, që detyrojnë diplomatët e çdo rangu të japin dorëheqjen nga shërbimi diplomatik, sapo të martohen me gra që kanë shtetësi të huaj. Në rastin e Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar, që klasifikohen në listën e shteteve të dobëta, të cilat ende nuk kanë arritur nivelin dhe kapacitetin e mbrojtjes dhe të imunitetit të plotë të interesave shtetërore e kombëtare në arenën ndërkombëtare, çështja merr një specifikë edhe më të komplikuar, që lidhet me karakterin e funksionimit të shtetit dhe të mbrojtjes reale të interesave të tij në shtetet me të cilët ka marrëdhënie. Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, në nenin 8, pika 2, thekson se anëtarët e stafit diplomatik të misionit nuk mund të caktohen nga personat që kanë shtetësinë e shtetit pritës, përveçse me pëlqimin e shtetit përkatës, i cili mund ta tërheqë atë pëlqim në çdo kohë.
Në “Rregulloren për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, të hartuar nga MPJ-ja për zbatimin dhe rregullimin e veprimtarisë së shërbimit të jashtëm sipas përcaktimeve të ligjit të vitit 2003 “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 18 thuhet se diplomati nuk mund të emërohet në një mision, kur shtetësia e tij apo e bashkëshortes përkojnë me atë të vendit ku ndodhet misioni. Në mënyrë taksative ekziston pengesa ligjore për vetë ambasadorët dhe diplomatët, që të emërohen në shtetin nga i cili kanë shtetësinë e dyfishtë. E keqja është se Ministria e Jashtme dhe qeveria shqiptare e kanë shkelur këtë ligj me katër këmbët dhe jo vetëm bashkëshortet me shtetësi të huaj, por edhe ambasadorë e diplomatë me shtetësi të huaja, janë dërguar të shërbejnë në shtetin ku dhe ata kanë marrë shtetësinë e dytë dhe i janë betuar për besnikëri. Ministria e Jashtme dhe qeveria i dinë fare mirë këto raste flagrante të shkeljes se ligjit, sepse ata kanë dërguar ambasadorë e konsuj të përgjithshëm të shërbejnë në shtetet ku kanë shtetësinë e dytë, për të mos përmendur rastet flagrante, kur diplomatët shqiptarë me detyrë në ambasadë, kanë marrë shtetësinë e shtetit ku janë akredituar, në kohën që ishin diplomatë të Shqipërisë. Me sa duket nuk mund të shpresosh më shumë nga një Ministri e Jashtme, e cila në një periudhë të saj, ka pasur në të njëjtën kohë edhe ministrin e Jashtëm, edhe zëvendësministrin e Jashtëm, edhe sekretarin e përgjithshëm, me bashkëshorte me shtetësi të huaj, plus drejtorin e kabinetit të ministrit të Jashtëm me shtetësi të huaj.
Për t’i paraqitur opinionit publik se sa serioze janë për diplomacinë efektet e shtetësisë së dyfishtë të ambasadorëve dhe të diplomatëve, po ndalemi në praktikën, ligjet dhe rregullat e shtetit më demokratik dhe njëkohësisht më të fuqishëm të botës, SHBA. SHBA, si fuqi e madhe botërore, i kushton sensibilitetin dhe kujdesin më të madh në këtë drejtim. Në rregulloren e departamentit amerikan të shtetit, të titulluar “Shtetësia e dyfishtë-implikimet e pastërtisë së sigurisë”, ka një numër të madh nenesh, që përcaktojnë qëndrimin e shtetit amerikan ndaj kësaj çështjeje delikate. Në nenin 1 të kësaj rregulloreje theksohet se shtetësia e dyfishtë mund të paraqesë një çështje sigurie, nëse duhet lejuar hyrja në informacionin e klasifikuar, gjë që përfshin rekrutimin, punësimin dhe emërimin. Në nenin 5, rregullorja ndalet në të drejtën e qeverisë amerikane dhe të institucioneve të saj për të hetuar “për besnikërinë ndaj SHBA dhe për ndonjë influencë të huaj të papërshtatshme”. Në nenin 6 theksohet se elementi i vlerësimit, që kërkon shtetësia e dyfishtë, është se ka të bëjë me çështjen e “një besnikërie të çarë ndaj SHBA”. Në nenin 10 thekson se “Shtetësia e dyfishtë përbën një çështje në emërimet e stafit diplomatik jashtë shtetit. Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike nuk parashikon privilegje dhe imunitete diplomatike për shtetasit me shtetësi të dyfishtë. Me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme, departamenti i shtetit nuk mund të emërojë një nënpunës në shtetin ku ai ose ajo është shtetas”.
Kjo është praktika e departamentit amerikan të shtetit, që është praktikë e një shteti demokraci republikane. Për plotësim të konceptit të sjelljes shtetërore, po sjellim edhe praktikën e një shteti i cili është mbretëri, dhe konkretisht të Spanjës. Në “Guidën Praktike për trupin diplomatik të akredituar në Spanjë”, të hartuar dhe publikuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Spanjës, në nenin 2.2.4, të titulluar “Shtetësia e stafit të akredituar”, thuhet: “Praktika spanjolle kërkon që stafi diplomatik, administrativ dhe teknik i misionit duhet të posedojë shtetësinë e shtetit dërgues dhe të mos jetë legalisht rezident në Spanjë. Nëse personi përkatës, para emërimit të tij ka leje qëndrimi të përhershme në Spanjë, me qëllim që të pranohet dhe të akreditohet nga MPJ e Spanjës, duhet më përpara të heqë dorë nga leja e qëndrimit spanjolle”. Pra Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Spanjës, jo që nuk lejon diplomatin e huaj të punojë në Spanjë me shtetësinë spanjolle, por as të ketë leje qëndrimi të përhershme në atë vend. Madje praktika spanjolle arrin deri atje sa që në mënyrë kategorike shprehet se personeli i shërbimit i misionit mund të ketë shtetësinë e shtetit dërgues apo të një shteti të tretë, por kurrë atë të shtetit pritës. Po shtojmë edhe diçka nga praktika kineze, ku dokumenti “Rregullat e RP të Kinës për privilegjet dhe imunitetet diplomatike”, në nenin 2, thekson se anëtarët e stafit diplomatik të misionit të një shteti të huaj në Pekin duhet të jenë në parim shtetas të shtetit dërgues. Nëse anëtarë të stafit diplomatik do të caktohen persona të shtetësisë kineze ose të një shteti të tretë, duhet të merret miratimi nga organet përkatëse kineze dhe ai miratim mund të hiqet në çdo kohë nga organi përkatës.
Në vitin 2010, gjatë një vizite zyrtare në Rusi, bashkë me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Shqipërisë në Moskë, kemi takuar një qytetar shqiptar, i cili kishte marrë shtetësinë ruse. Ai kishte nënën ruse, e cila në Shqipëri ishte burgosur gjatë regjimit komunist, dhe e gjithë familja kishte pësuar një persekutim dhe internim të gjatë prej afro tre dekadash. Tani jetonin të gjithë në Rusi dhe nëna, babai, vëllai dhe ai vetë, kishin që të gjithë shtetësinë ruse dhe ai kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin e Moskës. Pasi kishte bërë gjashtë muaj internship në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, kishte aplikuar për të hyrë në shërbimin diplomatik rus. Përgjigjja e dhënë nga zyrat e MPJ ruse ishte se shteti i respektonte, si vuajtjet e familjes për shkak të lidhjeve me Rusinë, ashtu dhe shtetësinë ruse të tijën dhe të familjes, dhe mund të punonin në çdo institucion, por për faktin se kishte edhe shtetësinë shqiptare, nuk mund të punonte në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.
Formalisht nuk ka një ligj që ndalon qytetarët shqiptarë me shtetësi të dyfishtë të emërohen ambasadorë dhe diplomatë. Por edhe legjislacioni e rregullat ekzistuese përbëjnë një kornizë ligjore të mjaftueshme, për të jetësuar bllokimin dhe anulimin e emërimeve diplomatike me shtetësi të dyfishtë. Mjafton që strukturat qeveritare të kenë vullnet institucional dhe ndërgjegje shtetërore. Kjo tregon se edhe pas 100 vjetësh, ende jemi në kërkim të kohës së humbur për të ndërtuar shtetin.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga ish diplomati, gjirokaster mė 21-01-2013 nė 19:31
Kalem (qe sec kam nje bindje qe do jesh vellai i canit), diplomati nuk genjen, te tre jeni me letra te dyta perfshi edhe francezen, pervec shqiptares. Po faji s'eshte i juaji, cfaj keni ju? ti, nese je vllai i canit (qe sec kam nje bindje qe je) shif te besh ndonje poezi, nderkohe qe je aty (paguan populli per ty, mos e rruaj), tek e fundit, dikur diplomacia behej ne vargje...

Dėrguar nga kalemi, tirane mė 21-01-2013 nė 18:59
koment per diplomatin:
pse genjen o palo njeri, askush ne ambasaden shqiptare ne paris nuk ka shtetesi te huaj. jane te gjithe me shtetesi shqiptare.
te te vije turp per shpifjet.
po prandaj nuk kane vlere kritikat ne kete vend plehre, se nuk ndahen dot shpifjet nga e verteta.

Dėrguar nga hajdaraga, me greencard mė 21-01-2013 nė 17:32
po ke psh ferit hoxhen, ambasadorin tone ne OKB qe e ka grune franceze, dhe e kishte franceze qekur ishte ambasador ne france; feriti ishte nje nga ata te grupit qe negocioi marrveshjene detit me greqine. Para tij ishte ardian neritani, po ambasador ne okb, nga diaspora, me green card ose pasaporte amerikane.
lul basha psh e kishte grune hollandeze.

Dėrguar nga diplomati, Tirane mė 21-01-2013 nė 17:31
Ja disa. Sot vetem si perfaqesi. Neser do japim edhe emrat
Misioni Strasburg (ambasadori)
Misioni Nato (ambasadori)
Misioni Gjeneve (ambasadori)
Konsullata Milano (gjithe personeli kane shtetesi italiane)
Konsullata Janine (gjithe personeli)
Misioni prane OKB (ambasadori)
Ambasada Paris (tre diplomate bashke me vellain e Arian Can it)
Ambasad dhe misioni Bruksel (dy diplomate)
Ambasada Rome (dy diplomate)
Ambasada Athine (nje diplomat)

Dėrguar nga qytetari mė 21-01-2013 nė 17:03
Emra, a ka emra? Se keshtu u be puna ne Shqiperi. Po nuk dhe emra, as qe e vret mendjen njeri. Jo se kur jep emrat behet ndonje gje e madhe, se ka plasur cipa ketu, po te pakten ti dime te gjithe se mes 'me emer' dhe 'pa emer' ka nje ndryshim te madh, sidoqofte.

Dėrguar nga Bashkim Pitarka mė 21-01-2013 nė 16:04
Prej kohesh verej dhe lexoj me shume interesim dhe vleresim shkrimet e ish kolegut tim, Ambasador Shaban Murati per ceshtjet e diplomacise shqiptare.Ai vepron drejte por dua t'i kujtoj Shabanit shprehjen e bukur shkodrane"Me ke e ke he burre!"Ti po i bie "kombanave",por ne ate "kishe" falen shume nga ata qe e kane diplomacine lopen e interesave e qeveritareve.A nuk na e the ne ate shkrimin per marreveshjen me Serbine qe ligjeron akraballekun dhe korrupsionin edhe ne ambasadat shqiptare?!!!
       Shqiperia
31 Tetor 2014
Vijon aksioni kundër vjedhjes së energjisë, 26 të arrestuar
Kreu i Policisë së Tiranës, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme dhe përfaqësues të OSHEE kanë prezantuar edhe këtë të premte në mbrëmje rezultatet e aksionit kundër vjedhjes së energjisë
KOMENTO
       Kosova
31 Tetor 2014
Hoxhaj në Sllovaki: Në Ballkan ende shumë punë për të bërë
Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Enver Hoxhaj zhvilloi një vizitë në Sllovaki, me ftesë të ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Miroslav Lajcak
KOMENTO
       Rajoni
31 Tetor 2014
Serbia nuk shlyen dot borxhet, Putin i redukton furnizimin me gaz
Presidenti rus, Vladimir Putin vendos të reduktojë gazin për Serbinë pas refuzimit të kryeministrit Vuçiç për të shlyer një borxh prej 200 milionë dollarësh
KOMENTO (3)
       Bota
31 Tetor 2014
Kaliforni, rrëzohet anija hapësinore e “Virgin Galactic”
Një raketë hapësinore për turizëm në Shtetet e Bashkuara është sot, teksa po bënte prova të një fluturimi mbi Kaliforni
KOMENTO
       Sport
31 Tetor 2014
Shqiptarėt, nesėr protestė nė Londėr kundėr UEFA-s
Shqiptarėt e Britanisė sė Madhe janė ende tė indinjuar me vendimin e padrejtė tė UEFA-s, nė lidhje me ndeshjen Serbi- Shqipėri
KOMENTO
       Kulture
31 Tetor 2014
DokuFest çmim në Jihlava për posterin më të mirë 2014
Duket se DokuFest, pas 13 vjetësh që nga themelimi, po mësohet që të marrë çmime e jo vetëm të japë. Së fundi, DokuFest ka fituar çmimin për identitetin më të mirë të festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Dokumentar në Jihlava
KOMENTO
       Metropol
31 Tetor 2014
Ylli i “Fast & Furious” befason: Jam e egėr nė shtrat
Kur nuk ėshtė para kamerės, bukuroshja me origjinė nga Panamaja Jordana Brewster preferon njė stil mė tė thjesht jete, duke mos i kushtuar shumė vėmendje modės dhe duke pėrdorur pak grim
KOMENTO
       Teknologji
31 Tetor 2014
Kaliforni, rrëzohet anija hapësinore e “Virgin Galactic”
Një raketë hapësinore për turizëm në Shtetet e Bashkuara është sot, teksa po bënte prova të një fluturimi mbi Kaliforni
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
  No Flash  
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Shumė shpejt, Vlora njė kantier ndėrtimi
 
 
BALKANWEB.TV
Artan Santo pėrkujtohet nė Boston, Angjeli: Humbje edhe pėr ekonominė
 
 
BALKANWEB.TV
Babai i 17-vjeēares qė u vetėhelmua: E nisėn drejt Tiranės me ambulancė, jo me taksi
 
 
BALKANWEB.TV
Meta-Benkirane: Finalizim marrėveshjes pėr lehtėsimin e vizave me Marokun
 
 
BALKANWEB.TV
Dhėndri lė nusen, kur e sheh se ajo ėshtė plakur!
 
 
BALKANWEB.TV
Cilėsia e miellit, Panariti: Gati drafti i sigurisė. Eshtė hartuar sipas standardeve tė BE
 
 
BALKANWEB.TV
Naēo tryezė pėr Drejtėsinė, Arvizu: Ja ‘recetat’ e SHBA pėr reformėn
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė arsim, Rama: Provim liēensimi pėr mėsuesit
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 31 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Atentat me armė 40-vjeēarit me tė kaluar kriminale, pranga njėrit prej autorėve
 
 
BALKANWEB.TV
Ambasadori turk Bayraktar: Shqipėria, rol kyē pėr stabilitetin nė rajon
 
 
BALKANWEB.TV
Meta nė Marok: Pėrpjekje tė pėrbashkėta nė luftėn kundėr terrorizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Llalla: Dėrguam para gjykatės 1 prokuror e 5 gjyqtarė
 
 
BALKANWEB.TV
Nga data 1 janar 2015 hyn nė fuqi pensioni social, ja si pėrfitohet
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ylli i “Fast & Furious”: Jam e egėr nė shtrat
 
 
FOTOGALERI
Arushėt prej pellushi ‘seks’ pas shpinės sė diktatorit Kim Jong
 
 
FOTOGALERI
Ja si vishet pėr Halloween vajza e Kim
 
 
FOTOGALERI
Angelina Jolie ndryshon look, bėhet bionde
 
 
FOTOGALERI
Kostumi mė i preferuar pėr Halloween, luftėtaret e ISIS
 
 
FOTOGALERI
Zjarr nė ndėrtesėn e Radio France
 
 
FOTOGALERI
Dyqani ku 1 ton flori qėndron nėn kėmbėt e klientėve
 
 
FOTOGALERI
Khloe Kardashin reklamon fundshpinėn
 
 
FOTOGALERI
Macet dhe qentė tė veterineri, edhe ata e kuptojnė frikėn
 
 
FOTOGALERI
Australi, gjakftohtėsia e sėrfistit, ‘kokė mė kokė’ me peshkaqenin
 
 
FOTOGALERI
20 vjetori i universitetit ‘Ismail Qemali’, Rama selfie me studentėt
 
 
FOTOGALERI
Paraqitet nė martesė e trukuar si plakė, i fejuari mėrzitet dhe e lė
 
 
FOTOGALERI
Valeria Marini, sensuale dhe gjysmė nudo
 
 
FOTOGALERI
Steffy Forrester, lamtumirė Beautiful: Shpresoj qė fansat ta kuptojnė
 
 
FOTOGALERI
Kujdes, shofer i dehur!
 
 
FOTOGALERI
NATO: Aktivitet i pazakontė i aeroplanėve luftarakė rusė mbi Evropė
 
 
FOTOGALERI
Krahasimi nėna-vajza, shakatė e gjenetikės
 
 
FOTOGALERI
Rrathėt gjigandė nė Jordani tė fotografuar me satelitė