BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
15 Nėntor 2010 - 13:34 | LAJME
TRANSLATE
 
Dora e zgjatur e Rusisë në Mitrovicë
NGA: PETRIT HALITI
Dora e zgjatur e Rusisë në MitrovicëQë Rusia është e interesuar dhe po punon të mbajë të ndezur vatrën e tensionit në pjesën veriore të Kosovës, është një e .dhënë, për të cilën në rrethet diplomatike bindja është në një shkallë të lartë. Por që Rusia ka edhe një plan më konkret diplomatik dhe politik për organizimin e një tensioni permanent në pjesën veriore të Kosovës, këtë e bëri më konkrete ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin, në paraqitjet e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të datës 12 nëntor, e cila diskutoi për Kosovën. Në raportimin që jep nga Nju Jorku mbi fjalën e ambasadorit Çurkin, më 13 nëntor, radio shtetërore "Zëri i Rusisë", një organ zyrtar i qeverisë ruse, paraqiten dy elemente, të cilat tërheqin vëmendjen lidhur me politikën aktuale dhe me politikën e pritshme të Moskës ndaj Kosovës. E para, që ambasadori i Rusisë dënon përpjekjet e Prishtinës për të zgjeruar juridiksionin e vet në zonat në veri të lumit Ibër, të cilat kufizohen direkt me zonat e populluara nga serbët e Kosovës. E dyta, që "udhëheqësit shqiptarë të Kosovës dhe padronët e tyre" po përpiqen të ndryshojnë statukuonë ekzistuese dhe të nënshtrojnë territoret e pavarura serbe nën autoritetin e tyre. Në këtë interpretim rus të situatës në veri të Kosovës kemi dy elementë të rëndësishëm, njëri që ka të bëjë me përcaktimin dhe ligjërimin e një kufiri ndarës të Mitrovicës së Veriut nga territori i Kosovës, dhe tjetri, që ka të bëjë me shpalljen e pjesës së Mitrovicës Veriore si territore të pavarura serbe. Koncepti diplomatik rus përbën kështu një shkelje flagrante të të gjitha dokumenteve të OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, të cilat i ka nënshkruar edhe vetë Rusia, duke përfshirë edhe rezolutën e famshme 1244, të cilën diplomacia ruse dhe serbe e paraqesin si bazë të kuptimit të çështjes së Kosovës. Në asnjë dokument dhe akt të OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, nuk përcaktohet apo njihet se Mitrovica e Veriut ose ndonjë enklavë serbe kanë një kufi ndarës me Kosovën dhe në asnjë dokument apo akt legal ndërkombëtar nuk përcaktohet se zonat, ku banon minoriteti serb, janë "territore të pavarura". OKB nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim autoritetin dhe të drejtën e Prishtinës mbi tërë territorin e saj, duke përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut. Ky autoritet i Prishtinës mbi Mitrovicën pranohet si nga ato shtete që e kanë njohur statusin e shtetit të Kosovës, ashtu dhe nga ato që nuk e kanë njohur atë status. Madje edhe po ta shohësh nga një pikëpamje serbe, në organizimin administrativ të së ashtuquajturës krahinë autonome të Kosovës, Mitrovica e Veriut ka qenë zyrtarisht njësi e administruar nga Prishtina. Jemi para shenjave të një shkallëzimi më agresiv dhe më provokativ të politikës së Rusisë në çështjen e Kosovës dhe në rajon, ku Mitrovica e Veriut paraqitet si një rajon me kufij ndarës me Kosovën dhe sipas të cilit, kjo zonë ka dhe duhet të marrë statusin e territoreve të pavarura serbe. Këto qëndrime të avancuara negative të Rusisë, që përbëjnë një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti të pavarur si Kosova, të cilin e kanë njohur 71 shtete të botës, përfshirë gjithë grupin e shtatë shteteve më të zhvilluara të botës G-7, jo rastësisht ndërmerren tani. Në Kosovë janë shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 10 dhjetorit, të cilat janë dhe një test për minoritetin serb të Kosovës për të demonstruar gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në institucionet demokratike të shtetit të Kosovës. Të gjitha shtetet kryesore të Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje minoritetit serb të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Duke ndërhyrë në mënyrë flagrante me cenim të integritetit territorial dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës, me përcaktime të jashtëligjshme si "territore të pavarura" apo si zona me kufij të ndarë dhe të përcaktuar mbi lumin Ibër, Moska kërkon të krijojë një realitet fiktiv të një entiteti të veçantë administrativ dhe politik serb në Kosovë, që nuk ka e nuk duhet të ketë lidhje me shtetin e Kosovës. Moska inkurajon kështu forcat ekstremiste e nacionaliste në minoritetin serb të Kosovës, për të ligjëruar një formë shkëputjeje të Mitrovicës së Veriut nga shteti i Kosovës. Në Moskë nuk e kanë pritur mirë procesin e stabilizimit të situatës në veri të Kosovës, nuk e kanë pritur mirë procesin e bindjes që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, NATO dhe EULEX-i, në mesin e banorëve të minoritetit serb për të hequr dorë nga organet paralele dhe për të ndërtuar së bashku organet e shtetit të Kosovës. Këtë pakënaqësi e shprehu hapur ambasadori rus, Vitali Çurkin, kur në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit sulmoi edhe qeverinë e Prishtinës, por edhe NATO-n, për planin e tyre të ndërtimit të shtëpive për banorët e Mitrovicës, siç dënoi edhe planin e misionit të Bashkimit Europian për të hapur gjykatën në Mitrovicë. Në Moskë nuk kanë interes në qetësimin e pjesës veriore të Kosovës. Sepse tensionet, trazirat dhe një konflikt i ngrirë në Mitrovicën e Veriut, është për ta një kazus ndërhyrjeje të vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit. Kaq e interesuar është Moska për një konflikt të ngrirë në Mitrovicë, saqë po shkallëzon me shpikjen e zonave të ndara me kufij dhe të pavarura serbe në Kosovë. Nga ana tjetër diplomacia ruse, duke shfrytëzuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve rusë në përbërje të UNMIK-ut, ka punuar dhe po punon edhe në terren për të penguar dhe sabotuar në një farë mënyre stabilizimin e situatës në Mitrovicë, duke kundërshtuar hapat dhe veprimet stabilizuese të EULEX-it në atë pjesë të Kosovës. Në kuadër të UNMIK-ut, përfaqësuesit rusë kanë mbajtur marrëdhënie të posaçme dhe kanë inkurajuar strukturat e paligjshme paralele të serbëve në veri. Stafi lokal i UNMIK-ut në veri të Kosovës përbëhet nga katër përfaqësues rusë, një nga Ukraina, një serb nga Kroacia etj, pra shumica janë rusë. Shefi i administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës është rus dhe po kështu është përfaqësuesja komunale e UNMIK-ut në Leposaviç dhe përfaqësuesi komunal në Zveçan. Një diplomat rus, i ardhur nga MPJ e Rusisë, është këshilltar politik i UNMIK-ut në veri. Një prani diplomatike impresive, që shpreh një interes të posaçëm për veriun e Kosovës. Diplomacia ruse e strategjisë së tensionit në Kosovë dhe në Ballkan synon të krijojë entitete artificiale administrative dhe politike, të cilat, sado të vogla, mund të përdoren si pretekst i pranisë dhe i angazhimit rus në rajon. Rusia po përdor forma dhe metoda të ndryshme të infiltrimit të saj politik dhe subversiv për të mbajtur gjallë zjarrin e tensionit. Gazeta ruse "Vremja novostjei" bënte të ditur pak kohë më parë se presidenti i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar serb të Kosovës së Veriut, Milan Ivanoviç, deklaroi se serbët e Kosovës po i drejtohen Rusisë dhe ata, të gjithë serbët e Kosovës, mund të aplikojnë për shtetësi ruse, sepse, sipas Ivanoviçit, Rusia din t'i mbrojë shtetasit e saj kudo që ndodhen. Gazeta e mësipërme ruse shkruan se serbi Ivanoviç i referohej konfliktit të gushtit 2008 në Kaukaz, që çoi në njohjen e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut nga Moska. Në gusht të vitit 2008, Rusia ndërmori një ndërhyrje ushtarake kundër territorit të Gjeorgjisë, duke i shkëputur atij dy pjesë, të cilat i njohu edhe si shtete të pavarura. Precedenti abhazian apo osetioanojugor duket si një opsion joshës për disa qarqe në Rusi dhe në Serbi, sipas të cilave, shndërrimi i minoritetit serb në një minoritet me shtetësi ruse, do të ligjëronte format e ndërhyrjes së Rusisë në terren. Kjo nuk duket edhe aq hipotetike, po të kemi parasysh se me nxitjen e Beogradit, i ashtuquajturi Kuvend Kombëtar i komunave serbe në Kosovë i ka drejtuar peticion ministrisë së Jashtme të Serbisë, që t'i dërgojë Rusisë kërkesë zyrtare që të hapë një konsullatë ruse në Mitrovicën e Veriut. Këto janë elemente që ndriçojnë një strategji okulte ruse në drejtim të Kosovës dhe rajonit.
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga gjilan(asi), gjilan mė 18-11-2010 nė 12:01
O njerez nuk eshte problemi i Trepqes,Se ajo ndonjeher do shterret.Problemi eshte i ujit i Ibrit.Me teper ka vler Lumi se Trepqa.A e dini se sa dhe kush furnizohet prej Ibrit shikone harten.Ku ehe vet Termocentrali i Kosoves furnizohet prej tij.E sa per Xehe mos u mburrni aq shum.A e dini se nje xeherore ne Kanad asht e madhe po aq km katror qe ka Kosova.UJI KA VLER ME TE MADHE SE ARI.

Dėrguar nga Hogje Ebu Mahmut Krasniqi mė 18-11-2010 nė 11:15
Keta tonet vjedhun e Rusi punon.

Aisha, gruaja 6 vjecare e Muhametit, na nimofte

Dėrguar nga Leka i Madh, Emathia mė 18-11-2010 nė 00:03
Ehh bre sa te trent qe jeni po ku guxon Rusia bre prej Komandat Thaqit e Kapetan Fatmir Limes me mare fryme bre po kta luaj qliruan Kosoven .Me pushk e fitun luften e tash ne Paqe paska guxim me ngrit konsulat Rusia ahahahah.
Veq le te largohet pak Nato dhe Amerika e keni me pa ju Limen edhe Thaqin njoni ne hotel Drenica ne Dures ka mi dirigju luftetaret se vet sja man e tjetri besa ne Beograd ka me i shpall lufte Serbit e Rusit .Rnofshin Thaqi me Limen komandantat Legjendare.

Dėrguar nga Vedat, München mė 17-11-2010 nė 18:14
@Patriot i nderuar,
qe Rusia eshte e interesuar per xehet e Trepces eshte shum normale. Por cfar bejn amerikanet ne Kosove ore? Per ty dhe shqipetaret ata nuk jan atje. Beje nje ekskurzion te shkurter ne kampin Bondsteel dhe Prishtine dhe do ta marrish vesh se cfar xehe minerale etj. kerkojn miqt tane amerikan dhe cili ishte shkaku i intervenimit ne Kosove

Dėrguar nga Shaban Murati, Tirane mė 16-11-2010 nė 19:47
O Shaban boll u bere antirus me shkak dhe pa shkak. Rusia si Amerika ka interesat e saj ne bote, na pelqen sna pelqen, nqs e konsideron Rusine armike te shqiptareve hajde ta bejme mike, gjithcka reciproke. Dhe boll citove gazetat, por analizo me fakte, se pervecse Rusise situate tjeter nuk njeh me duket. Me vjen keq se edhe rusisht me duket nuk di. Gjithe te mirat!

Dėrguar nga menkari, shqiperi mė 16-11-2010 nė 08:43
sllavet kane pushtuar ekonomikisht shqiperine te shitur nga dhenderi i tyre.a do te behen publike fazllicet dhe vjedhjet e pasurise kombetare nga sllavet>?a do shpetoje ndonje here SHQIPERIA nga sllavet dhe njerzit e tyre ne krye te vendit?

Dėrguar nga enh mė 16-11-2010 nė 06:36
u zgjua ariu,dhe cna pret.

Dėrguar nga Patrioti, Tirane Albania mė 15-11-2010 nė 18:50
Miku i vetem i mbare shqiptareve eshte AMERIKA.EUROPA eshte e percare,ne shumė shtete ndikimi sėrb dhe rus ėshte i madh.Ndermjetesimi i Europes ne bisedime Prishtine -Beograd eshte i rrezikshem .KOSOVA NUK DUHET TE PRANOJE ASNJE BISEDIM PA PJESEMARRJEN E SHBA.KONFLIKTI REAL NE VERIUN E KOSOVES ESHTE ME RUSINE,E CILA SYNON PASURITE NENTOKSORE TE VERIUT TE KOSOVES.KETE NUK E LEJON VETEM SHBA.

Dėrguar nga nona_shijak, tirane mė 15-11-2010 nė 17:49
Jo me per serbine, por sja vle te shkruash me as per rusine o halil :) Ose halit :)

O Amerika :) Ma vone kismet :) O dhe Kina :)
       Shqiperia
02 Gusht 2014
Tenderat e Fullanit, BSH 150 mijė dollarė pėr perde e grila kundėr diellit
Pavarėsisht se ėshtė pėrfshirė nė njė skandal tė vjedhjes sė 7 milionė dollarėve dhe me 8 punonjės tė arrestuar, Banka e Shqipėrisė vijon aktivitetin e saj normal, duke mos harruar tė respektojė festat. Gazeta Shqiptare sjell sot faksimile e faqes zyrtare tė BSH, tė hapjes sė tenderit pėr blerjen e grilave
Supervjedhja nė BSH, Ardian Bitraj rrėfeu vetė pėr vjedhjen, frikė nga auditi

KOMENTO
       Kosova
02 Gusht 2014
Policia kosovare arreston 5 persona dhe konfiskon një armë
Policia e Kosovës në një fshatë afër komunës së Podujevë, ka arrestuar pesë persona
KOMENTO
       Rajoni
01 Gusht 2014
EULEX: S'ka listë të fshehtë për arrestimin e serbëve
Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, ka deklaruar se EULEX-i nuk ka lista të fshehta për arrestimin e serbëve, por sipas ky mision është duke kryer hetime që përfshijnë pjesëtarë të të gjitha nacionaliteteve. Novotna ka thënë se spekulimet për lista të fshehta janë të pabaza.


KOMENTO (1)
       Bota
02 Gusht 2014
Obama: CIA ka torturuar disa persona
Presidenti Barack Obama pranoi të premten se Shtetet e Bashkuara "kanë torturuar disa njerëz", pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, por i paralajmëroi që njerëzit nuk duhet të nxitohen me gjykime
KOMENTO
       Sport
01 Gusht 2014
Wenger-Gerrardit: Kurrė nuk do ta fitosh titullin
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ėshtė kundėrpėrgjigjur kapitenit tė Liverpoolit, Steven Gerrard, pasi ky i fundit tha se Arsenali nuk ėshtė klub i madh pėr kėtė tė fundit
KOMENTO
       Kulture
01 Gusht 2014
Gjirokastër, hapet për publikun tuneli i Luftës së Ftohtë
Hapët për herë të parë për publikun tuneli i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë në Gjirokastër. Ditën e sotme, qytetarët e Gjirokastrës, dhe jo vetëm kanë pasur mundësi të shohin ambientet e nëndheshme të tunelit, i cili përkon të jetë ndërtuar rreth viteve 80
KOMENTO
       Metropol
02 Gusht 2014
Shkėlzen Berisha pushime me fėmijėt, Sadija nė “FB”: Baba s’ėshtė ai qė tė lind
Sadija e ka kaluar momentin e vėshtirė tė ndarjes. Pasi ėshtė rikthyer edhe njė herė nė rrjetet sociale, ajo kalon njė pjesė tė madhe tė kohės online. Para pak ditėsh ajo ka postuar nė ‘Facebook’ njė thėnie
KOMENTO
       Teknologji
01 Gusht 2014
Facebook, probleme nė mbarė botėn
Disa shfrytėzues tė rrjetit social “Facebook” nė botė, pėrfshirė edhe ata nė Maqedoni, sot nuk kanė mundur njė kohė tė qasen drejt kėtij rrjeti. Tani pėr tani nuk ka njė njoftim nga “Facebook” pėr shkak tė problemit, tė ngjashme kėto dhe nė muajin qershor
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
"Traku Fest", festivali i trashėgimisė risi nė Gjirokastėr
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Harta e re e papranueshme, fjala e fundit u takon qytetarėve
 
 
BALKANWEB.TV
Celibashi dorėhiqet si ministėr: "Pėr shkaqe personale". Felaj nė vend tė tij
 
 
BALKANWEB.TV
Naēi: Dėnojmė aktin kriminal dhe makabėr tė Lavdrim Muhaxherit
 
 
BALKANWEB.TV
FRD, Topi: Reforma territoriale, nuk pati transparencėn e duhur
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, AK: Do dėrgojmė kėrkesė nė Gjykatėn Kushtetuese
 
 
BALKANWEB.TV
Megagrabitja e BSH-sė, pranga punonjėsve, shpėrdoruan me detyrėn
 
 
BALKANWEB.TV
Sherr masiv pėr njė ėmbėlsirė, pėrleshen shqiptarėt me italianėt
 
 
BALKANWEB.TV
Tahiri: Ligji pėr policinė, hap pėr depolitizimin, Ndreu: Policėt presin trajtim dinjitoz
 
 
BALKANWEB.TV
Zbardhet axhenda e Papa Franēeskut, Ati i Shenjtė me makinė tė hapur nė Tiranė
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, debati Rama-Dule
 
 
BALKANWEB.TV
Bombardohet njė treg nė Gaza, vriten 17 persona dhe plagosen 200 tė tjerė
 
 
BALKANWEB.TV
Ja si argėtohen kroatėt pas pėrmbytjeve nga shiu
 
 
BALKANWEB.TV
Itali, sekuestrohen 300 kg drogė, nė njė rulotė qė vinte nga Shqipėria
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Marrėveshja me CEZ, krim financiar. Vjedhja, 600 herė mė e madhe se ajo nė BSH
 
 
 
 
FOTOGALERI
Bradly Cooper luan film, surprizė! Vjen e dashura e takon
 
 
FOTOGALERI
Afrikė e Jugut, ‘transport idjot\', xhirafa vritet kur kaloi poshtė urės
 
 
FOTOGALERI
Belen Rodriguez pushime me familjen e saj dhe tė burrit
 
 
FOTOGALERI
Tamara Ecclestone, mahnitėse katėr muaj pas lindjes sė vajzės
 
 
FOTOGALERI
Mėnyrat mė tė ēuditshme tė fshehjes sė drogės nga kontrabandistėt
 
 
FOTOGALERI
Kur realiteti bėhet surreal. Artisti e shndėrron botėn nė pėrrallėn e tij
 
 
FOTOGALERI
Shitėsi vesh pjeshkat me tė brendshme femrash pėr tė rritur shitjet
 
 
FOTOGALERI
Katy Perry, njė zanė verore nė videon e re
 
 
FOTOGALERI
Kanada, nėse mė le tė zėvendėsoj me Beyonce
 
 
FOTOGALERI
Itali, deputetėt ndjehen keq gjatė seancės, pėrfundojnė nė spital
 
 
FOTOGALERI
Francesca Cipriani, njė set super i nxehtė
 
 
FOTOGALERI
Serisė sė fotove u shtohet dhe Angela Martini: Motra ime shqiptare, Bleona
 
 
FOTOGALERI
Alicia Keys shtatzėnė pėr herė tė dytė
 
 
FOTOGALERI
Provokon Justin, poston foto tė Orlando Bloom duke qarė
 
 
FOTOGALERI
Selfiet mė tė ēmendura qė keni parė ndonjėherė
 
 
FOTOGALERI
Nicolas Sarkozy me pushime, kontrollon ‘stolitė’ e familjes
 
 
FOTOGALERI
Mario Goetze, fund-shpinė Botėrore
 
 
FOTOGALERI
Raffaella Fico - Gianluca Tozzi, pėrkėdhelje tė nxehta nė det