BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
14 Mars 2013 - 09:21 | LAJME
TRANSLATE
 
Edhe një temë për muhabete!
Nga: ILIR DHIMA
Edhe një temë për muhabete!Sapo lideri i mazhorancës parlamentare dhe kryeministër i vendit, në fillim të kësaj jave publikoi një propozim personal për të ulur moshën e votuesve shqiptarë, menjëherë shpërtheu një stuhi llafesh për muhabete, pro apo kundër këtij propozimi, të cilat kanë pushtuar këto ditë më së shumti lajmet dhe programet e mediave tona. Të jetë kaq e rëndësishme kjo temë, sa u dashka të zgjojë interes të madh dhe të bëhet çmos për zgjidhje efektive të saj brenda më pak se dy muajsh, pikërisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të pritshme?
Kryetari i grupit mazhoritar parlamentar, i ngarkuar prej shefit të tij për të diskutuar me kryetarët e grupeve të tjera të Kuvendit të Shqipërisë mundësitë e ndryshimit të një dispozite kushtetuese, sapo hodhi hapin e parë në këtë drejtim, u shpreh se kjo nismë qenka një vlerë e shtuar në procesin zgjedhor. Ndërsa kryetari i grupit të opozitës ia ktheu, se brenda një periudhe kaq të shkurtër kemi të tjera probleme për të zgjidhur, si çështja e votimit të emigrantëve (jo minorenë), pastrimi dhe korrigjimi i listave zgjedhore etj. Ky refuzim i opozitës plotëson shqetësimet e shprehura edhe prej disa ekspertëve të pavarur të së drejtës elektorale, sipas të cilëve, të dhëna të pjesshme të abstrakteve tregojnë mangësi të theksuara në punën e qeverisjes dhe mungesë sensibilizimi të popullatës.
Këtij mendimi iu bashkua edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, i cili përpara kamerave dhe mikrofonave të shumtë iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, se nuk ka kohë për të aplikuar nisma të tilla, veçse më vonë, ndoshta për zgjedhjet e 2017-ës. Sikurse edhe specialistë të shkencave shoqërore, të cilët ngrenë zërin për absurditetin e "privilegjimit" që mund t'i bëhet një kategorie adoleshentësh. Por, jo! Ca të ashtuquajturve opinionistë dhe ca demek përfaqësuesve të shoqërisë civile u ardhkërka në ndihmë Interneti, për të paraqitur në ekran dhe në shtyp "dijenitë" e tyre në këtë lëmë, duke molloisur që e drejta e votimit në moshën 16 vjeç funksionokërka mrekullisht në disa shtete të Europës, të Amerikës Latine dhe të Paqësorit.
Pra, çështja shtrohet edhe në planin procedural, edhe në atë përmbajtjesor, për të cilat do të përpiqem të jap edhe unë ndonjë shpjegim. Por, le ta ftojmë lexuesin të ketë pakëz durim që fillimisht t'i kujtojmë se, pavarësisht cilat kanë qenë apo janë motivet që e shtynë Berishën të shpallë publikisht, siç ia do zakoni, edhe një tjetër nismë, justifikimi i tij ishte qesharak. Ishte vërtet i tillë, kur e mbështeti propozimin personal te fakti që profili i tij në "Facebook" na paska hasur edhe pyetjet e disa 16-vjeçarëve shqiptarë: "Zoti kryeministër, përse nuk lejohemi ne të votojmë? Kur do të votojmë edhe ne?" Atëherë, o burra! Hajdeni të ndryshojmë një dispozitë të Kushtetutës, pra pikën 1 të nenit 45 të saj, ku thuhet: "Çdo shtetas që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet". Edhe dy ditë më pas, menjëherë pasi opozita e refuzoi zyrtarisht këtë nismë, kryeministri nuk u tërhoq. Nga mbledhja e qeverisë kumtoi, se ulja e moshës së votuesve nga 18 në 16 vjeç kishte të bënte me respektimin e të drejtave themelore të kësaj kategorie, që ai e ekspozoi në rreth 100 mijë vetë(?!).
Nejse, radhëve në vijim mbase bëjmë mirë t'i shmangemi kësaj stuhie llafesh, që ndjek mendimet e veta dhe bën sehir se si gjithçka shumohet gjer në shkapërderdhje, se si gjithçka po shtohet gjer në pafundësi. E rëndësishme është që shumë shpejt asaj do t'i vihet freri, që ajo të mbetet krejt e vetme në furinë e zhdukjes. Proceduralisht, për të plotësuar një nismë, një tekë apo një llogari elektorale të kryeministrit të zënë në panik, për çdo ndryshim kushtetues nevojiten jo më pak sesa 2/3-at e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe, në këtë proces nuk mund të bëjnë hatanë as ca thërrime të aleatëve të tij, pjesëmarrës të mazhorancës parlamentare dhe koalicionit qeverisës.
Kështu që, me çka deklaroi opozita mund të thuhet me plot gojën që ka dështuar nisma më e fundit e kryeministrit ende në detyrë. Apo është skaduar kjo shashkë e radhës e tij, zhurma e së cilës nuk mund të shurdhojë askënd dhe tymi i saj nuk mund të ta errësojë pamjen. Megjithatë, meqë çështja e uljes së moshës së votuesve vazhdon të zërë pakëz vend (ndonëse drejt zhdukjes ende pa u ngulur mirë), le të ndalemi për t'i hedhur një sy shtrirjes së këtij problemi brenda dhe përtej vendit tonë.
Është e vërtetë që njerëzimi kohë më kohë zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe individët pësojnë ndryshime të vazhdueshme fizikisht e mentalisht. Një nga rrjedhojat e këtyre ndryshimeve përbën edhe "korrektimi" në shkallë globale i konceptit të adoleshencës, duke filluar përgjegjësia juridike e plotë nga 21 në 18 vjeç. Pragu i kësaj përgjegjësie është sanksionuar edhe në Konventën për të Drejtat e Fëmijës, që është miratuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara dhe është ratifikuar pa asnjë rezervë nga Shqipëria më 1992-in. Edhe mbi këtë bazë, ashtu sikurse pothuajse në të gjitha Shtetet Anëtare të OKB-së, përsëri në tekstin e Kushtetutës së re të Republikës së Shqipërisë dhe në të gjithë legjislacionin tonë të brendshëm, mosha 18 vjeç përbën pikën e referimit për ushtrimin e përgjegjësisë së plotë juridike të çdo shtetasi.
Por, gjithashtu, e vërtetë është që sidomos në vendet e përparuara vihet re një prirje për uljen edhe të kësaj moshe, por në territore të kufizuara dhe në kushte të caktuara. Këtu nuk bëhet fjalë, si ilustrim, për Timorin Lindor dhe ndonjë tjetër shtet relativisht të ri, ose me kushte klimaterike të favorshme, si në Amerikën Latine dhe veçmas të Brazilit. Por, le t'i mbajmë sytë në Europë. Për shembull, në Austri. Jo i gjithë Shteti Federativ i Austrisë e ka aplikuar uljen e moshës për të votuar nga 18 në 16 vjeç, por veçse në ndonjë land, ku është vendosur ky prag me referendum lokal dhe që parashikohet vetëm për zgjedhjet vendore, si edhe për ata persona që në moshën 16 vjeç janë të punësuar në mënyrë të rregullt, sipas legjislacionit përkatës. Kështu veprohet edhe në ndonjë kanton të Zvicrës. Ndërsa në Gjermani duket një prirje për ta ulur moshën e votuesit edhe për zgjedhjet e përgjithshme, por jo në të gjithë Republikën Federative. Veçse në Bremen, pra për Parlamentin e këtij landi.
Pa vazhduar me ndonjë shembull tjetër, ndoshta është e domosdoshme të theksohet që Shqipëria, pavarësisht ëndrrave në sirtarët e kryeministrit tonë apo gënjeshtrave me bisht të tij, nuk është shtet i zhvilluar dhe popullsia e saj për këtë arsye apo edhe për të tjera shkaqe nuk është e përgatitur për të pranuar dhe aq më pak për të aplikuar një nismë të tillë aventureske. Aq më tepër që, për ta ndërmarrë atë nuk mjafton vetëm amendimi i një dispozite kushtetuese mbi shtetasit që kanë të drejtën politike të votimit, por njëkohësisht është e domosdoshme që krahas këtij amendimi të shfuqizohet ratifikimi i një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe të ndryshohet legjislacioni ynë i brendshëm në plan të gjerë, pra që nga ai civil, penal, familjar, i punës etj.
Ata që kërkojnë t'i bëjnë qejfin kryeministrit apo të mbështesin me propagandë manovrat e tij elektorale, sjellin si shembull dënimin edhe të adoleshentëve në vendin tonë, që kryejnë vepra penale, por duke harruar që sipas legjislacionit përkatës ata nuk mund të ndëshkohen me më shumë sesa gjysmën e dënimit që artikulohet për të tjerët, të cilëve u njihet përgjegjësia juridike e plotë. Ose, ata që përmendin martesat e pakta faktike nën moshën 18 vjeç, nuk mund t'i përmendin këto si argument në mbështetje të nismës së kryeministrit të tyre, po të mos harrojnë që minorenët, qofshin edhe me fëmijë - pjella të tyre, nuk mund të lëshojnë me firmat e tyre as edhe një prokurë përfaqësimi. Ç'të vazhdojmë më tej?!
Në këtë këndvështrim, duke dashur t'u afrohemi sa më shpejt horizonteve të zhvillimit kompleks të vendit dhe të shoqërisë sonë, veç të tjerash është e domosdoshme që edhe për një çështje të tillë të fillojnë të ndërmerren paraprakisht e për një kohë jo të shkurtër studime të gjera dhe të thelluara humane, sociale, juridike, ekonomike etj., mbi bazën e konkluzioneve të të cilave të hidhen teza serioze për mundësinë në të ardhmen të asaj që po përflitet këto ditë. Ndryshe, gjithçka mbetet në llafe, llafe, llafe me zë të shuar.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Timi @ Fleks, USA mė 15-03-2013 nė 14:52
Kush tha qe Rama (PS) apo dhe te tjere nuk kane vjedhur vota? Une thashe politikanet shqiptare. Pavarsisht kush fiton ne garen "kush vjedh me shume" vjedhja eshte vjedhje dhe hajdut quhet ai qe vjedh ( 1 apo 100.000 vota).E pranon apo jo Oposita hajdute planin per 16 vjecaret e pozites hajdute, varet nga llogarite qe ben opozita. Nese i del qe te fitoj garen "kush vjedh me shume" ajo e pranon planin, nese i del qe e humbet garen ajo nuk e pranon. Eshte gare hajdutesh

Dėrguar nga Fleks mė 14-03-2013 nė 20:10
Z.Timi!

Qetesohu e mos bej fare llogari,sepse nuk eshte aspak e verete ajo qe thoni ju.

Pasi z E Rama ka fiktuar 3 here bashkine e kryeqytetit te Shqiperise,ku banonte 1/3 e banoreve te Shqiperise.

Tani sipas teje kur vidhen votat vetem kur humbet Edi apo dhe kur fiton Edi?

Pra tre here,per tre legjislatura me radhe fitoi z Rama,ne Shqiperi,ne Tirane.

Dėrguar nga Fleks mė 14-03-2013 nė 20:01
I nderuar z Dhima!

Qe te kuptosh se ca gjera kane evoluar ne menyre galopante,po ju bej nje pyetje:

Cdo te thoje ti zoteri,kur fillove te degjosh per nje paisje te re qe kish dale dhe qe quhej kompiuter?

Mendoje se kurre 16 vjeēaret nuk do ta mund ta perdornin kaq lehte e kaq bukur

Se do duhej tru i pjekur 40 vjecar

Ja qe,16 vjeēaret e sotem kete gje e bene kaq bukur sa dikush po habitet

16 vjecaret me informaionin teknologjik duke qene spektatore,jo tifoze,jane me te drejtet per te votuar

Dėrguar nga Timi, USA mė 14-03-2013 nė 17:50
Tema nuk behet thesht per muhabet. Cdo hajdut ka ender qe nga ana statistikre te rise numurin e mundesive per te vjedhur. Kjo ender vlen edhe per politikanet hajdut votash ne shqiperi Ulja e moshes se votimeve nga ana statistikore rit numurin e mundesive per te vjedhur. Politkanet shqiptare i kane bere llogarite se me gjendjen aktuale ka x numur votuesisht, shumezuar me y% numurin e mundesive per te vjedhur del Z votat e vjedhura. Tani duke ritur Xin ritet dhe Z numuri i votave te vjedhura.

Dėrguar nga dum dum fieraku, michigan usa mė 14-03-2013 nė 17:28
Vendi do ece perpara se jemi ne Demokraci!Jo iniciativa me "pionere gjithmone gati",Po te rinj qe duhet te kene prioritet shkollen,punen e edukaten familiare e sjelljen e denje shoqerore!Sali berisha eshte bere si Hugo Chaves qe do ti levize gjerat me kokefortesi e propagande.Adoleshentet duhet te pergatiten te jene te kualifikuar e tu mundesohet puna ne te ardhmen e jo te genjehen me face book e te"pergatiten ne Frontin Politik"e te gjejne"zgjidhjen"se prinderit jane dembele!

Dėrguar nga In a few words, NJ mė 14-03-2013 nė 15:16
Sipas jush dhe sojit tuaj,per muhabete kanė qėnė tė gjitha nismat e mazhorancės si:Tė jesh brenda NATO-s,tė lėvizėsh i lirė nė zonėn Shengen,tė jesh pjesė e Evropės dhe gjithēka qė i sherben kobit, Atdheut,shqiptarėve,pasi,ju ecni me teorinė e prrave me gomerė:ma ftofe gomarin,ma nxeve gomarin.Prandaj,ia vlen tė themi per ju dhe sojin tuaj se:"Gomarin mund ta ēosh tek burimi i ujit,por nuk e detyron dot tė pijė ujė."Mendje gomari,dava!Po erdhėt nė pushtet ndonjėherė,do t'ju duhen tema tė tilla.
       Shqiperia
01 Shtator 2014
Gusht 2014, administrata doganore arkėton 22 milionė dollarė mė shumė se 2013
Administrata Doganore nė muajin Gusht 2014 arrin njė ndėr shifrat mė tė larta nė vite dhe mė tė lartėn nė vitin 2014, duke arkėtuar 14,707 miliardė Lekė, ose 22 milionė USD mė shumė se Gushti i vitit 2013
KOMENTO
       Kosova
01 Shtator 2014
Nis takimi i Bllokut LDK-AAK-Nisma
Pak pas orës 13:00 ka nisur takimi i bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma. Takimi po mbahet në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
KOMENTO
       Rajoni
01 Shtator 2014
Lëndohet Kryeministri Gruevski, tre javë trajtim mjekësor
Kryeministri Nikola Gruevski ka pësuar të dielën një lëndim në këmbë, gjatë aktiviteteve të zakonshme sportive.
KOMENTO (1)
       Bota
01 Shtator 2014
OKB: Në muajin gusht, 1420 të vrarë në Irak
Së paku 1,420 vetë janë vrarë në Irak, gjatë muajit gusht, kanë deklaruar sot Kombet e Bashkuara, ndërsa dhuna ka përfshirë pjesën qendrore dhe veriore të këtij vendi.
KOMENTO
       Sport
01 Shtator 2014
Ancelotti kritikon skuadrën e tij
Trajner i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka kritikuar skuadrën e tij pas humbjes kundër Real Sociedadit. “Los Blancos” ishin në epërsi prej 2-0 pas 11 minutash lojë, por në fund lëshuan fushën kokë ulur duke humbur sfidën kundër Sociedadit me rezultat 4-2.
KOMENTO
       Kulture
31 Gusht 2014
Shuhet nė moshėn 88-vjeēare aktorja, 'Artiste e Merituar', Liza Laska
Shuhet aktorja e njohur shqiptare Liza Laska. Aktorja u nda jeta sot nė moshėn 88-vjecare duke lėnė pas njė pėrvojė tė gjatė e tė cmuar me filmin e teatrin KARRIERA NE FOTO+VIDEO
{5:20497}

KOMENTO (11)
       Metropol
01 Shtator 2014
Gëzim Myshketa: Arti në Shqipëri vuan akoma nga mentaliteti komunist
Kjo është një intervistë për dashurinë, familjen, vështirësitë, sukseset... Kjo është një intervistë për jetën e një artisti të ri, që ka po aq shumë për të rrëfyer sa çdo artist i madh
KOMENTO (1)
       Teknologji
01 Shtator 2014
Lamtumirë messenger Microsoft, Msn mbyllet pas 15 vitesh
E lindur në 1999 si rivale e AOL Instant Messenger, pas 15 vitesh me një shërbim shumë të mirë MSN Messenger, ose Live Messenger, do ti lërë përfundimisht rrugë të lirë Skype

KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Tiranė, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qėllimshėm
 
 
BALKANWEB.TV
Dyshja Rama-Meta s’njeh kufi morali, promovoi drejtoreshėn qė shkaktoi vdekjen e punonjėses
 
 
BALKANWEB.TV
Macja baby siter qė arrin tė qetėsojė tė sapolindurin
 
 
BALKANWEB.TV
Konsitucionalistėt: Mandatet e ministrave, tė ndryshohet edhe Kushtetuta
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Jo ndryshime nė qeveri. Njė minister largohet vetėm nė rast skandali
 
 
BALKANWEB.TV
“Kathimerini”: Sulmet ndaj Anastas, qėllimi tė ēekuilibrohet harmonia fetare
 
 
BALKANWEB.TV
Pėr tė qeshur. Kur tė mbyllet dera e hotelit dhe mbetesh pėrjashta lakuriq
 
 
BALKANWEB.TV
Vjedhja e Thesarit, lėnė qelitė 5 punonjėsit e BSH
 
 
BALKANWEB.TV
Suda, elefanti i talentuar qė pikturon elefantė
 
 
BALKANWEB.TV
Rusi, hajduti bie nga kati i nėntė
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma Kushtetuese, konstitucionalistėt: Tė bazohet nė dėshtimet e 1998
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krerėt e policisė pranojnė dėshtimin, pėrgėnjeshtrojnė propagandėn e Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rriten pensionet pėr policėt, 2345 vetė pėrfitojnė pension maksimal
 
 
BALKANWEB.TV
De Biazi zbulon prurjet e reja, vijnė Shala e Xhaka
 
 
BALKANWEB.TV
Florida, peshkaqeni shumė pranė bregut, panik mes plazhistėve
 
 
 
 
FOTOGALERI
Bar Refaeli jo me vetėm, modelja mė nė fund ka gjetur tė dashur
 
 
FOTOGALERI
Foshnja me kokė poshtė qė sfidoi vdekjen
 
 
FOTOGALERI
Tanzani, babuini bėn akrobaci dhe luan me majmunin e vogel
 
 
FOTOGALERI
William dhe Kate, udhėtarėt e njė treni tė zakonshėm
 
 
FOTOGALERI
Belen Rodriguez, selfie gjysmė nudo
 
 
FOTOGALERI
Tiranė, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qėllimshėm
 
 
FOTOGALERI
Mariana Rodrigues, shopping i nxehtė ne Milano per modelen venezueliane
 
 
FOTOGALERI
Lamtumirė messenger Microsoft, Msn mbyllet pas 15 vitesh
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Lawrence nudo online, hackerat trondisin showbizin
 
 
FOTOGALERI
Diktatori Korean u dhuron spektakėl shtetasve tė tij
 
 
FOTOGALERI
Ndahet nga jeta nė moshėn 88- vjeēare aktorja, Liza Laska
 
 
FOTOGALERI
Familja Gjebrea foto me ish-kryeministrin
 
 
FOTOGALERI
Chaves ėshtė gjallė?! Njė grua i ngjan tmerr
 
 
FOTOGALERI
Rudina Magjistari pushime me Xhavit Bajramin
 
 
FOTOGALERI
Ndryshon “rrufeshėm” pamja nė sheshin “Nėnė Tereza
 
 
FOTOGALERI
FC Bayern München publicitet birrės dhe lojtarėve tė rinj
 
 
FOTOGALERI
SHBA, ja Tucker, macja mė e trishtuar nė botė qė kėrkon shtėpi
 
 
FOTOGALERI
Shitet pėr 1000 euro torta e dasmės sė Lady D