BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
17 Korrik 2013 - 06:09 | LAJME
TRANSLATE
 
Gjirokastra, kapitullimi pa kushte i shtetit shqiptar!
Nga: AURON TARE
Gjirokastra, kapitullimi pa kushte i shtetit shqiptar!]8 vite të shkuara pas një lobimi të gjatë nga një sërë emrash të njohur të kulturës europiane, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO vendosi unanimisht të pranonte Gjirokastrën në gjirin e saj për vlerat universale që mbart ky qytet. Shqipëria përveç Butrintit, mund të krenohej tashmë edhe me Gjirokastrën.
Hyrja në një klub të tillë prestigjioz sigurisht që ka edhe detyrimet e veta. Por, fatkeqësisht shteti shqiptar më saktë Ministria e Kulturës ka dështuar në mënyrë spektakolare për të përmbushur detyrimet ligjore të këtij klubi elitar. Institucionet tona kulturore nuk janë të afta për të mbrojtur jo vetëm trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe atë botërore, një angazhim që kanë marrë në emër të shqiptarëve kur kërkuan të anëtarësoheshin në UNESCO.
Pardje ishte 8-vjetori i pranimit të Gjirokastrës në UNESCO. Festë e madhe dhe shumë të rinj. Ndoshta si asnjëherë tjetër rinia kishte ardhur në Gjirokastër. Po pardje, në Gjirokastër bashkë me një sërë miqsh të mitë isha edhe unë për të folur mbi rëndësinë e madhe të vlerave që ka ky qytet. I ftuar nga deputeti i ri Veliaj, së bashku me Shkrelin, Lamen, Xhufin dhe Dr.Koçollarin sollëm për njerëzit që kishin ardhur të na dëgjonin, dëshmi historike të këtij qyteti. Meqenëse kam qenë personalisht në një debat publik me Institutin e Monumenteve dhe me ministrin që iku dhe atë që erdhi për një ndërtim skandaloz që po kryhet në sheshin qendror të qytetit, vajta për ta parë se ç'po bëhej me të. Nuk mund të besoja se ndërkohë që si unë, si të tjerë që debatonin mbi këtë shkelje flagrante të ligjit, ndërtuesit ditën për diell vazhdonin të lartësonin godinën e tyre pa iu bërë syri terr. Kjo godinë mu në sheshin kryesor të Gjirokastrës, aty ku dikur ishte vendosur shtatorja e Enver Hoxhës është simboli më i qartë i falimentimin të shtetit shqiptar në fushën e trashëgimisë. E ngritur në mënyrën më flagrante në shkelje të konventave të trashëgimisë, me leje të shkruar nga ish-ministri i Kulturës, Bumçi, me aprovimin e heshtur të poetit ministër Zhiti, me firmat e një sërë profesorësh të tredhur të Këshillit të Lartë të Restaurimeve, godina simbolizon falimentimin e shtetit shqiptar. Falimentin përballë klientelizmit, korrupsionit, ndërhyrjes së deputetëve për një grusht votash e kështu me radhë. Kjo godinë dhe simbolika e saj u debatuan në mbledhjen e fundit të UNESCO-s, ku qartësisht iu kërkua Ministrisë së Kulturës të ndërhynte për të ndaluar ndërtimet në sheshin e qytetit. Por jo, mu në mes të ditës punëtorët vazhdonin të ndërtonin pa asnjë problem, pa përballjen me ligjin, pa reagimin e komunitetit, dhe ajo që më çudit më shumë, nën dritaret e bashkisë. Unë u heq kapelen pronarëve të truallit, të cilët kanë guximin e vazhdojnë të ndërtojnë në një shtet rrumpallë si ky yni, përse të mos e bëjnë? Kur dy deputetë gjirokastritë që janë në qeveri, Ruli e Ksera nuk flasin. Kur poeti Zhiti nuk flet, kur drejtori i Trashëgimisë që i punon babi këshilltar tek Sali Berisha nuk di gjë, kur profesorët e tredhur të IMK firmosin falsifikimin e projektit, kur drejtori i IMK, profesor Baçe thotë "përse të mos bëhet" a thua se ai vjen nga Marsi dhe nuk i di ligjet në fuqi, kur vetë IMK institucioni që ka detyrë ligjore të ruajë monumente u harton projektin pronarëve, përse këta njerëz që kanë pronën të mos ndërtojnë? Ky shtet është han pa porta dhe në një rrëmujë të tillë përse të mos shfrytëzosh rastin dhe të bësh ç'të duash?
Unë personalisht nuk kam asgjë kundër këtyre pronarëve dhe jo vetëm tyre, por të gjithëve atyre që po ndërtojnë në zona historike. Ata janë në të drejtën e tyre të pushtojnë, zaptojnë, ndërtojnë, lartësojnë çfarëdo lloj ndërtese që duan.
Dikur, kundër këtij takëmi, bota e qytetëruar ndërtonte mure mbrojtëse, pastaj kala dhe fortifikime të sofistikuara. Më vonë, në kohët tona u shpikën edhe institucionet mbrojtëse, të cilat e mbrojnë civilizimin nga këto shkatërrime. Mirëpo duket se përpos mureve, kalave e fortifikimeve, këta njerëz kanë pushtuar edhe institucionet, kështu që nuk ka asnjë dyshim se shteti shqiptar sot është i kapitulluar përfundimisht.
Këtë përfundim e kanë nxjerrë me sa duket edhe shqiptarët që votuan kundër këtij kapitullimi. Prandaj pas shtatorit e tutje, në Gjirokastër nuk shkohet më për t'u treguar njerëzve histori, por për t'u treguar se si bëhet shteti. Drejtësia në trashëgimi duhet të fillojë pikërisht nga simbole të tilla korrupsioni, ku të gjithë ata që kanë lejuar që shteti të kapitullojë, të përballen me drejtësinë. Besoj se ky do të jetë thelbi i leksioneve të ardhshme jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në Krujë, Butrint apo Apoloni, Tiranë apo Korçë e kështu me radhë.
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga beni, tirane mė 18-07-2013 nė 09:25
Per ata qe kapen pas bashkise, monumentete kulturore jane ne varesi te ministrise se kultures dhe ka institucione perkatese per keto monumente, dhe e dyta te lexosh komentet qe bejne vizitoret e huaj per gjirokastren, shikon se sa vlara ka ky qytet dhe kur lexon keto komente ketu te vjen turp qe je bashkombas me keta, duhet bere shume per monumentet dhe per gjirokastren ne vecanti

Dėrguar nga Timi, USA mė 17-07-2013 nė 19:30
.Duhet te ishte"Shteti Shqiptar I dhuron me deshire Gjirokastren shakterimtareve"The dorzohesh pa kushte do te thote qe ke luftuar dhe dorezohesh.Ne kete rast(si dhe ne shume raste te tjera)nuk eshte bere lufte dhe,kjo eshte nje dhurate me deshire e shtetit shqiptar. Dhe kjo dhurate eshte bere me kusht per te perfituar materjaslisht nepermjet korupsionit dhe marjes se votave.Le ti themi gjerat sic jane,ose Auroni te me tregoj betejat dhe luften e humbur te shtetit shqiptar

Dėrguar nga jonida, gjirokaster mė 17-07-2013 nė 14:27
Ka disa dite qe Auron tare,artan shkreli e ndonje tjeter jane shfaqur si shpetimtaret e trashegimise.shume zullume rendojne mbi keta trima te xha jahos qe iken si kaptere e duan te kthehen si gjenerale.shpetoji zoti rama nga makthi qe i ka zene ,jepu ndonje kocke ta lepijne

Dėrguar nga tritan, elbasan mė 17-07-2013 nė 12:20
O.Z.Auron,per cfar posti pretendon or bir se me sa di une ministrin e kultures e kan kapur te tjere para teje,ndoshta ndonje drejtor drejtorie,nuk eshte keq.Kjo eshte tollumbacja e rradhes or mik,si ajo e kalase se Prezes ku te zotet e tokes po rindertonin ne vendin qe u perkiste edhe duke e larguar ndertimin 4 metra me shume se te tjeret.E me, pun e madhe!.Deri sa te kete Ada shqipnia ju a ka bo zoti hallall.Bjeri dajres dajrexhi,bjeri o te lumte koma.

Dėrguar nga Kolonel Graff, Decan mė 17-07-2013 nė 12:17
more ky Erioni a ka gjak shqiptari apo sllavi se s'po mar veshe?!

Dėrguar nga Shkodrani, Shkoder mė 17-07-2013 nė 11:30
Eshte harruar fakti qe Bashkia ka ne dore dhe mund te ndaloje ose lejoje keto veprime. Inspektoriati ndertimor eshte i atashuar ne bashki, dhe mund te verifikonte lejen. Shteti eshte i dobet, pasi as qeveria, as bashkite pothuajse te gjitha te majta, dhe as institucionet e ashtequajtuara te pavarura (gjykate, prokurori, KLSH,etj) nuk zbatojne ligjin dhe bejne detyren. Gjithsesi fatkeqsisht ndryshim per mire nuk ka per te pasur mbas shtatorit, vec perkeqesim. Mjere shqiptaret e ndershem....

Dėrguar nga feti mė 17-07-2013 nė 10:46
Pas shtatorit ne gjirokaster do behet baterdia. Gjirokastra ka kater mandate rresht bashki socialiste. Rezultati i punes eshte rrezikimi i gjirokastres per te dale nga unesco. Nje deshtim total. Tani qe kane edhe qeverine,i kane duart te lira te bejne c'te duan. Imagjinoni c'ka per te ndodhur.

Dėrguar nga adi, durres mė 17-07-2013 nė 10:16
Bravo per shkrimin Auron. Pas shtatorit nuk do keni me mundesi te qaheni dhe denonconi por duhet te veproni urgjentisht, se pari duke ndjekur penalisht te gjithe ata ministra talibane dhe profesoruce qe kane lejuar kete baderdi dhe se dyti duke u perpjekur te vini ne vend cmund te vihet. Jeni shpresa e fundit qe ky vend te shpetoje nga kjo baderdi
       Shqiperia
28 Gusht 2014
Dekretet e Presidentit diskutohen nesër në komisione
Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe komisioni i Sigurisë Kombëtare shqyrtojnë nesër dekretet e Presidentit që kthejnë për rishqyrtim në Kuvend disa ligje të miratuara në seancën e 31 korrikut
KOMENTO
       Kosova
28 Gusht 2014
Hashim Thaēi nė Berlin premton ekonomi modern
Kreu i Qeverisė nė ikje Hashim Thaēi i cili po merr pjesė nė Konferencėn e Berlinit ėshtė pėrkrah Kryeministrave tjerė tė Ballkanit ėshtė pritur Angela Merkel. Thaēi nė rrjetin social “Facebook”, ka publikuar disa fotografi si dhe duke thėnė se nuk ka ekonomi tė fortė pa marrėdhėnie tė mira me fqinj dhe nuk ka krijim tė vendeve tė reja tė punės nėse nuk ka shtet ligjor.




KOMENTO
       Rajoni
28 Gusht 2014
Pėrplasje me armė nė kufirin Serbi-Kosovė, vriten njė shqiptar dhe njė polic serb
Njė shqiptar ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur sot nė orėt e para tė mėngjesit nė kufirin Serbi-Kosovė (Merdarė). Viktima ėshtė Fatmir Mehmeti nga fshati Dumnicė e Epėrme, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonė”
KFOR, EULEX dėnojnė aktivitetet ilegale nė kufi

KOMENTO (2)
       Bota
28 Gusht 2014
Xhihadistët e Shtetit Islamik ekzekutojnë 160 ushtarë
Xhihadistët e Shtetit Islamik (EI) kanë ekzekutuar dje dhe sot më shumë se 160 ushtarë sirianë, të cilët ishin ndaluar në veri të vendit, konfirmoi drejtori i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane
KOMENTO
       Sport
28 Gusht 2014
Bale: Reali, vendimi i duhur për mua
Ylli i Real Madridit, Gareth Gale, thotë se ai nuk pendohet që i është bashkuar Real Madridit. 25 vjeçari iu bashkua Realit në një transferim prej 100 milionë eurosh dhe është David Moyes ai që zbuloi kohë më parë se tentoi të bindë lojtarin t'i bashkohet Manchester Unitedit.
KOMENTO
       Kulture
28 Gusht 2014
Xhufi: Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban Pasha
Ribotimi para pak javësh i një artikullit tim të vitit 1995 mbi Kozma Etolin, atë kohë shkruar për gazetën e mirënjohur “Dita Informacion”, u prit nga një sulm i orkestruar anonimësh
KOMENTO (24)
       Metropol
28 Gusht 2014
Brad Pit dhe Angelina Jolie zyrtarisht të martuar
Thashethemexhinjtë flisnin për një krizë, por në fund e vërteta triumfoi. Angelina Jolie dhe Brad Pit janë gjithmonë e më të dashuruar dhe për të treguar që dashuria e tyre është më e fortë se asnjëherë janë martuar.
KOMENTO
       Teknologji
28 Gusht 2014
Del në treg ora inteligjente Gear S, me rrjetin 3G
Samsung prezantoi një orë inteligjente të re që do të operojë me sistemin Tizen. Kjo orë inteligjente, e quajtur Samsung Gear S, do të sjellë eksperiencën e telefonit inteligjent në kyçin tuaj të dorës.

KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
PD takim me aleatėt, Mediu pėr News24: Do kėrkojmė rikthimin nė Parlament
 
 
BALKANWEB.TV
‘Kova me akull’, vajza hedh ujin e ftohtė ngjitur mbi kalė, bie poshtė
 
 
BALKANWEB.TV
INUK pėrplasje me banorė pėr prishjen e banesės 2 katėshe
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, tritol makinės nė ecje. Vdes biznesmeni, plagoset pasagjerja
 
 
BALKANWEB.TV
Kova me akull, deputetja e BDI nominon Arian Canin e Edi Ramėn
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Nėn propagandėn e kryeministrit godet sėrish tritoli. Rama: Jeni kthyer si zėdhėnės tė krimit
 
 
BALKANWEB.TV
Gjenden nė fund tė liqenit tė Pogradecit trupat e dy tė rinjve
 
 
BALKANWEB.TV
Djali qė adhuron kafshėt: Perqafimi me luanin me bėri shumė tė lumtur
 
 
BALKANWEB.TV
Atentat me tritol nė Vlorė, shpėrthen makina, 1 i vdekur, 2 tė plagosur
 
 
BALKANWEB.TV
Jeta e foshnjės 16-muajsh peng i ilaēit qė mungon nė Pediatri, QSUT pret tenderin
 
 
BALKANWEB.TV
Ndėrtimi nė Dajt, Ristani: Asnjė procedim, krimi mjedisor me bekimin e Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rivitalizimi i sheshit “Iliria” nė Durrės, nis puna pėr heqjen e shatėrvanit 85-vjeēar
 
 
BALKANWEB.TV
“Eagle 8”, Arvizu: Shqipėria krah NATO-s. Kodheli: Do qėndrojmė pro aleatėve
 
 
BALKANWEB.TV
9 vjeēarja humb kontrollin e armės, vret instruktorin e saj
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, shkarkohet drejtori i Spitalit Psikiatrik, kapet me shkelje nė tendera dhe emėrime
 
 
 
 
FOTOGALERI
Fioto tė parealizuara mė parė, njė delfin albin ne Adriatik
 
 
FOTOGALERI
Bred Pit dhe Angelina Jolie zyrtarisht tė martuar
 
 
FOTOGALERI
Lily Allen dhe Miley Cyrus, cfarė kėrcimi nė skenė
 
 
FOTOGALERI
Rihanna pushime nė Sicili, stil gjithmon tė veēantė
 
 
FOTOGALERI
Iguana gati pėr zhytje
 
 
FOTOGALERI
Pėrkėdhelje nė natyrė, kur kafshėt perqafohen
 
 
FOTOGALERI
Konferencė me Merkel, Rama pėrgatit fjalimin me ekipin
 
 
FOTOGALERI
Londėr, truku qė duket, magjistari mbahet i varur me litarė
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Aniston: Nuk jam njė dėshtake edhe pse nuk kam fėmijė
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga zbret nga avioni, por ka harruar pantallonat
 
 
FOTOGALERI
Festivali i Venecias, ja disa nga protagonistėt nė tapetin e kuq
 
 
FOTOGALERI
Kim Kardashian, mahnitėse me tė bardha nė Hollywood
 
 
FOTOGALERI
Vlorė, tritol makinės nė ecje. Drejtuesi vdes, plagoset pasagjerja 19-vjeēare
 
 
FOTOGALERI
Lara Bingle, krejtėsisht nudo nė plazh
 
 
FOTOGALERI
\'Tomatina\' festa e ēmendur
 
 
FOTOGALERI
Ja kush zgjidhet Miss ISIS-i
 
 
FOTOGALERI
Vesa Luma me pushime, poston tė pasmet nė Instagram!
 
 
FOTOGALERI
Pozon nudo pėr tė dashurin, fotot pėrfundojnė nė faqe pornografike