BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
16 Janar 2011 - 13:45 | LAJME
TRANSLATE
 
Holokausti dhe Shpëtimi shqiptar
Nga: SAIMIR LOLJA
Holokausti dhe Shpëtimi shqiptarTIRANE - Që nga Janari i vitit 2005, dita e 27 Janarit është caktuar nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, i cili u zbatua para e gjatë Luftës II Botërore dhe shkaktoi zhdukjen e miliona europianëve, përfshirë edhe të 6 milion hebrenjve. Edhe Shqipëria, me vendim të Kuvendit, e njeh dhe e përkujton zyrtarisht këtë ditë nën emrin “Dita e Kujtesës”. Përndjekja sistematike dhe gjithnjë e më shumë mizore e viteve 1933-1945 që iu bë hebrenjve kudo ku u vendos regjimi nazifashist është regjistruar e gjallë në librin “Kristallnacht - Nata e Xhamave të Thyer” e autorit Martin Gilbert.
Bashkësia hebraike egzistonte në Gjermani që prej 2000 vjetësh dhe ishte shkrirë e tëra në kulturën dhe jetën gjermane. Veç të plagosurve, 12000 hebrenj kishin rënë në betejat e Luftës I Botërore si ushtarë gjermanë dhe shumë të tjerë ishin dekoruar ushtarakisht. Në Janar 1933 në Gjermani vjen në fuqi një regjim nazist dhe menjëherë filluan përndjekjet sistematike ndaj hebrenjve. Gjysmë milion hebrenjtë e Gjermanisë, që përbënin 0.76% të popullatës në Gjermani, u quajtën prej propagandës naziste si armiq të brendshëm, si shkaku i mundjes së Gjermanisë në Luftën I Botërore dhe i vështirësive ekonomike që e pasuan atë.
Gjatë vitit 1933, qeveria gjermane nxorri 42 ligje kundër hebrenjve, që iu kufizonin të drejtat qytetare, të punës, të arsimimit dhe urdhëruan largimin nga tërë punërat shtetërore përfshirë shkollat e universitetet. Gjatë vitit 1934, qeveria gjermane hodhi në veprim 19 ligje të tjerë drejtpërsëdrejti kundër hebrenjve. Gjatë vitit 1935 u shtuan edhe 29 ligje të tjerë kundër hebrenjve, përfshirë edhe ndalimin e martesave midis hebrenjve dhe jo-hebrenjve edhe zhvlersimin e qytetarisë gjermane për hebrenjtë dhe ato me origjinë të tillë. Gjatë viteve 1936-1937 u shtuan edhe 46 ligje kundra herbrenjve. Më 12 Mars 1938 Austria bashkohet me Gjermanë dhe kështu edhe 185’000 hebrenj austriakë bien nën regjimin nazist. Më 17 Gusht 1938 del një ligj tjetër i cili urdhëronte që në dokumenta e pashaporta hebrenjve meshkuj t’u shtohej emri “Israel” dhe femrave emri “Sarah”. Më 15 Tetor 1938, autoritetet gjermane i quajtën të pavlefshme pashaportat e hebrenjve në Gjermani e Austri.
10 Nëntori i vitit 1938 ka ngelur në histori i njohur si Nata e Xhamave të Thyer (Kristallnacht) dhe qe kulmi i pesë viteve e nëntë muajve të përndjekjes sistematike të hebrenjve të Gjermanisë dhe Austrisë. Në atë ditë, në çdo qytet e fshat, sipas një plani të ndërtuar kohë më parë, trupat e sulmit dhe rinia naziste sulmuan, shkatërruan, dogjën, thyen e dhunuan çdo gjë që ishte hebraike. Më shumë se 1000 sinagoga u dogjën, dhjetra mijra dyqane e banesa hebraike u shkatërruan, hebrenjtë kalimtarë në rrugë u sulmuan dhunshëm, 91 hebrenj u vranë, ndërsa 30’000 meshkuj të moshave 16-60 vjeç u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqëndrimit. Ajo situatë e ashpër vazhdoi dhe u shoqërua me mbylljen e tërë gazetave e revistave hebraike, ndalimin bizneseve të hebrenjve, ndalimin e tyre të hynin në vendet e argëtimit, moslejimin e hyrjes në universitete, etj. Meqenëse nuk kishte akoma gjendje lufte me shtetet e tjera, këto ngjarje u regjistruan nga qindra gazetarë të huaj në Gjermani e Austri dhe më pas u botuan në gazetat perendimore. Nata e Xhamave të Thyer qe një pikë kthese për njerëzit në përfytyrimin e nazismit. Ajo vinte si një jehonë nga viti 1543 kur profesori fetar Martin Luther (i lindur më 10 Nëntor 1483), në letrën e tij “Mbi hebrenjtë dhe gënjeshtrat e tyre” shkruante se “sinagogat e hebrenjve duhej të digjeshin, shtëpitë t’iu shkatërroheshin, paratë t’iu merreshin dhe liritë t’iu shkurtoheshin për hir të zotit”.
Më 19 Nëntor 1938, autoritetet gjermane e ndaluan vazhdimin e emigracionit zyrtar të hebrenjve duke kushtëzuar rifillimin e tij vetëm kur bashkësia hebraike të paguantë plotësisht një dëmshpërblim prej një miliard markash, familjet në veçanti t’i kishin shlyer të gjitha detyrimet financiare dhe pashaportat të ishin dorëzuar. Politika gjermane që nga ardhja në fuqi e nazistëve në Janar 1933 e deri në sulmin kundër Polonisë në Shtator 1939 kishte qëllim nxitjen e emigracionit dhe zhvendosjen e hebrenjve, përfshirë edhe futjen e fshehtë të të rinjve hebrenj në Palestinën britanike në marrëveshje me drejtuesit hebraikë të atjeshëm. Kështu, nga 40’000 të emigruar vetëm nga Gjermania më 1938, për nëntë muajt e parë të vitit 1939 u larguan 78’000 vetë.
Deri në Korrik 1938, Zvicra kishte marrë 14’000 hebrenj nga Gjermania e Austria, ndërkohë që kishte akoma edhe 300’000 të tjerë që kërkonin shpëtim. Ndërsa numri i hebrenjve që kërkonin të largoheshin rritej, po ashtu shtrengoheshin më shumë rregullat e pranimit të tyre prej vendeve të ndryshme. SHBA, me një kuotë pranimi prej 25000 emigrantësh gjermanë në vit, pranuan rreth 200’000 hebrenj nga Gjermania e Austria gjatë periudhës Janar 1933 - Shtator 1939. Britania, me kuotat e saja të pranimit të emigrantëve, lejoi të hynin gjatë kësaj periudhe 65’000 hebrenj. Midis Janarit 1933 dhe Marsit 1938, Britania pajisi me çertifikata emigrimi për në Palestinën e kontrolluar prej saj 35’000 hebrenj gjermanë. Por për shkak të revoltës arabe më 1936 dhe kufizimeve që pasuan atë, emigrimi drejt Palestinës britanike tkurrej pa pushim. Për sa i përket Lindjes së Largët, 18’000 hebrenj nga Gjermania e Austria mundën të emigronin zyrtarist në Shangai të Kinës.
Në periudhën Janar 1933 e deri në Shtator 1939, pothuaj 2/3 e popullatës hebraike të vitit 1933 (domethënë rreth 325’000 hebrenj) ishin larguar nga Gjermania. Në periudhën Mars 1938 e deri në Shtator 1939, 130’000 hebrenj (70% e popullatës hebraike e Marsit 1938) u larguan nga Austria. Në Shtator 1939, në Rajhun III kishin mbetur akoma edhe 230’000 hebrenj, të cilëve tanimë iu mohua dhënia e vizave ngaqë quheshin qytetarë të një vendi në gjendje lufte me shtetet ku ato kërkonin të merrnin viza. Nga këta, vetëm 10’000 i mbijetuan Luftës II Botërore, ku 4700 burra hebrenj shpëtuan prej protestës që bënë gratë e tyre gjermane dhe pjesa tjetër duke u fshehur nga miqtë gjermanë.
Me fillimin e Luftës II Botërore e deri në fund të saj, për miliona hebrenjtë europianë e rënë nën pushtimin nazist u zbatuan ethshëm arrestimet, shkatërrimet e pasurive, dhuna, largimet nga vendbanimet, ndarje familjesh, vrasjet masive dhe dërgimet në kampe përqëndrimi e pune të cilët shpejt u kthyen në kampe shfarosje. Kampe të tillë kryesorë kishte në Gjermani 20, Poloni 11, Francë e Norvegji nga 4, Serbi e Hollandë nga 3, Itali, Estoni e Letoni nga 2, Austri, Belgjikë, Rumani, Ukrainë, Kroaci, Lituani, Rusi e Bardhë, Çeki e Ishujt në La Mansh nga 1. Ajo situatë e zymtë racore, e sidomos Nata e Xhamave të Thyer, i shtynte hebrenjtë të largoheshin me çfardolloj mënyre, të iknin ku të mundnin, të shpëtonin si të mundnin vetveten, familjen, e biles jo të gjithë fëmijët. Në atë periudhë, kush nuk qëndronte indiferent mundohej të ndihmonte me sa mundej këtë popullatë që po përballej me gjëmën e madhe. Diplomatë të huaj në Gjermani dhe shoqata jo-qeveritare nga Britania, etj., ishin në qendër të përpjekjeve të shpëtimit të hebrenjve. Po ashtu, projekte qeveritare ose qytetare në Britani e ShBA zbatoheshin me qëllim t’i merrnin dhe t’i sistemonin hebrenjtë në Angli, ShBA, etj.
Në ato kushte, mundimet e hebrenjve për t’u larguar dhe për të arritur të vendoseshin diku janë të gjithanshme, me vuajtje e dhimbje familjare të mëdha. Hebrenjtë e Gjermanisë dhe Austrisë që mundën të largohen drejt Italisë, shpejt filluan të largohen edhe prej aty për shkak të ligjeve kundra hebrenjve të nxjerra nga qeveria e Musolinit dy ditë para Natës së Xhamave të Thyer. Më 30 Dhjetor 1939, një anije në Danub me 1310 hebrenj që udhëtonin fshehtas drejt Palestinës britanike, u bllokua nga autoritetet jugosllave me kërkesën britanike dhe hebrenjtë u burgosën në qytezën Shabac. Pas gjashtë muajsh, 207 të rinj nën moshën 16 vjeç morën çertifikatat për në Palestinë dhe u nisën me tren; 1003 të mbeturit u shfarosën prej ushtrisë naziste me pushtimin e Jugosllavisë. Hebrenjtë e Maqedonisë dhe Greqisë së pushtuar nga Bullgaria si dhe hebrenjtë e Greqisë së pushtuar nga ushtria naziste u tretën në kampet shfarosëse të Polonisë. Nga këta, një pjesë e madhe vdiqën rrugës me tren për shkak të ngushtësisë në vagona dhe ushqimit që ishte vetëm një copë mishi e tharë e kryposur, e jo ujë për të pirë.
Shqipëria qëndron si zonjë e rëndë në këtë histori, sepse shqiptarët e Europës Juglinodre shpëtuan jo vetëm hebrenjtë vendas por edhe të gjithë ato që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës. Fakti është se në Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ato nuk u cënuan, nuk u dorëzuan, nuk u penguan të hynin, nuk u grabitën, nuk iu mor pasuria, nuk u prekën nga ndonjë ligj qeveritar, dhe si të tillë ato u shpëtuan prej të gjithëve gjatë viteve 1933-1944. Domethënë ato u shpëtuan nga kushdo që i takoi, nga kushdo që iu hapi derën e trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar që iu preku letrat, nga çdo qeveritar që kishte listat e tyre, nga kushdo që nuk qëndroi indiferent ndaj tyre në atë periudhë të kobshme. Pas kapitullimit të ushtrisë italiane në Shtator 1943, dhjetra mijra ushtarë italianë u fshehën në familjet shqiptare (kjo është një histori tjetër madhështore për t’u treguar) dhe ishte e zakonshme që një familje shqiptare të kishte të fshehur ose italianë ose hebrenj. Pra, ishte një popullatë e tërë shqiptare, që veproi drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe tërthorazi (p.sh. familjet fqinje), pavarësisht nga besimet fetare ose jo të tilla, dhe si një kulture e bashkuar e kundërshtoi holokaustin dhe shpëtoi tërë hebrenjtë ku ajo arrinte. Në Shqipëri nuk ka hebrenj të humbur për shkak të holokaustit. Ndërkohë, pati 14 hebrenj që ose iu bashkuan njësive luftarake kundra-fashiste shqiptare dhe ranë dëshmorë duke luftuar ose u vranë nën zjarrin e luftës.
Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur, ku një pjesë qëndruan aty deri sa mbaroi Lufta II Botërore e një pjesë kaloi matanë drejt vendeve të tjera. Kudo në Europën Juglindore, shqiptarët u përpoqën dhe i shpëtuan hebrenjtë që kishin pranë. Gjurmët e shpëtimit gjehen në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Beratit, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjes, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjinokastrës, etj. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte kuota pranimi, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte genocid ndaj kombeve të tjerë, se Shqipëria ishte strehë e sigurtë. Ato e dinin se shqiptarët kishin besë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo qe ishte në nevojë, se qeveria e tyre dëshironte përparimin e vendit dhe të ekonomisë, dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria kishte 200 hebrenj. Sipas dokumentimeve, 409 hebrenj ishin vendas në Kosovë deri në pushtimin e ish-Jugosllavisë në Prill të vitit 1941. Këta, bashkë me hebrenjt e ardhur, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipërinë qëndrore ose duke udhëtuar mëpastaj në vende të tjera.
Një dije e përbërë nga dy pjesë që plotësosjnë njëra-tjetrën në lidhje me hebrenjtë e shpëtuar në Shqipëri vjen nga historianët Apostol Kotani dhe Shaban Sinani. Apostol Kotani ka shkrirë në librin “Shqiptarët dhe hebrenjtë në shekuj; botimi 4rt, 2011 (në shtyp)” punën e tij 40 vjeçare për të mbledhur rrëfimet e njerëzve në vendbanime të ndryshme, historitë e jetuara, faktet e shpërndara dhe dokumentat e arshivuara. Shaban Sinani ka hulumtuar në detin e dokumentave të arshivuara në Shqipëri dhe i ka përmbledhur përfundimet ato në librin “Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi, 2009”. Nga bashkimi i listave të hollësishme nga këto dy libra me listën e 2265 hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri të postuar në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit në Uashington D.C., SHBA, si dhe me saktësimet e sjella nga anëtarë të familjeve hebraike në këto lista, del se në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 3240 hebrenj. Në këtë numër nuk përfshihen hebrenj që kanë hynë në Shqipëri me pashaporta jo të vërteta apo me emra të tjerë, ato që kanë hyrë fshehtas, ato që mund të jenë në lista të autorëve të tjerë, si dhe ato që nuk dihen akoma. Përpjekjet për ta saktësuar e përmirësuar listën e madhe vazhdojnë.
Çeshtja e shpëtimit të tërë hebrenjve në Shqipëri është bërë tashmë mjaft e njohur dhe institucioni Yad Vashem në Jeruzalem deri më tani ka dokumentuar dhe njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” të shpëtimit të hebrenjve gjatë holokaustit. Kjo njohje si brenda ambjentit shqiptar ashtu edhe në botë ka ardhur falë punës së vazhdueshme të historianëve, veprimtarëve të çeshtjes shqiptare e shoqatave qytetare, studiuesve, gazetarëve, politikanëve, miqve dhe dashamirësve të ndryshëm. Shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë pa më të voglin interes, pa më të voglin kusht, pa më të voglin përfitim apo shpërblim, dhe gjithmonë duke ruajtur kujtimet e tyre. Këta hebrenj të shpëtuar janë ato që i mbijetuan holokaustit nëpërmjet ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e tyre të jetës në Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës II Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me respekt.
(GSH/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Shqiptari, Londer mė 20-01-2011 nė 15:06
Analiza me e mira dhe me e sakta qe kam lexuar ne kete website. Personalisht kame takuar hebrej qe prinderit e tyre jane strehuar ne Shqiperi ne periudhen e luftes se || botrore. Se sa pro-Shqipetare jane populli Jewish lexoni dhe mesoni per lobin Jewish ne USA te kryesuar me mikun me te mire te Kombit Shqipetare Congressman i New York Eliot Engel. Duhet te marrim mesime nga hebrejt per te arritur qellimet kombetare.

Dėrguar nga compaq mė 18-01-2011 nė 23:14
Ne si shqiptare, duhet te marrin shembull nga kombin hebre, i cili pamvarsisht se nje komb i vogel dhe historikisht i vuajtur ka ditur jo vetem te mbijetoj por vazhdimisht te ringrihet, ne saje te nje organizimi te persosur dhe nje vullneti te jashtezakonshem per punen. Do thoja qe eshte fat per ne ti kemi miq.

Dėrguar nga compaq mė 18-01-2011 nė 23:14
Pikrisht lobi i fuqishem cifut ne USA ishte ai qe dha nje mbeshtetje te jashtezakonshme ceshtjes se Kosoves pra ceshtjes shqiptare. S'ka ketu perse te permendet mosnjohja e Kosoves nga Izraeli ate e kupton edhe lopa.

Dėrguar nga compaq mė 18-01-2011 nė 23:02
Shkrimi i mesiperm mbi te gjitha rithekson ato pak vlera te shqiptareve, per te cilat vertet ne, duhet te ndjehemi krenare.Te mos harrojme qe mikpritjen dhe besnikrine e shqiptare nuk e provuan vetem cifutet por edhe italianet, greket e shume te tjere. Te mos harrojme qe ne nje moment, kur rasti u paraqit, hebrejt e shprehen fuqishem mirnjohjen e tyre per shqiptaret

Dėrguar nga Situata e Sotme, usa mė 18-01-2011 nė 20:45
Nuk jam ai qe do gjykoj Ebrejte.
Ata sot komandojne Ameriken, domethene boten. Ata sollen krizen KONOMIKE te sotme ne USA, domethene ne Bote.Zoti te drychoje mendjet dhe te kufizohen te drejtat e tyre ne USA para se te shkaterojne Boten e sotme.

Dėrguar nga Akilis, Apolloni perendi Greke mė 18-01-2011 nė 18:04
E para qe ne kohen e diktatures thonin qe ai eshte cifut d.m.th.njeri i keq.
Pse gjithe ky servilizem kur dihet qe 1 ne 3 shqipetare ishin spiuna te njeri tjetrit,duke mos thene qe qeveria dhe shoku enver vrau burgosi dhe internoi me mijera.Ato jane fakte dhe kujt ja mbante bytha te strehonte cifutet ne shtepi kur ato ishin si kasolle dhe kur kishin nga 5ose 6 femije.
E vetmja gje ishte se ata ndryshuan emrat qe mos te njiheshin dhe nuk thonin qe ishin cifuta.Keto jane genjeshtra si shume tjera.

Dėrguar nga zino matathia, karmiel.Izrael mė 17-01-2011 nė 15:56
Artikulli me pelqeu.
Kur lexova komentet mu kujtua nje dite ,ne spitalin fushor ushtarak Izraelit ne Makedoni,kur nje "burre"...kosovar,pa e ditur se dikush nga te huajt dinte shqip tha:Na erdhen tani ne fund te na ndihmojne dhe keta Jeudinjte,pas pilafit. U habit shume ,kur degjoj ne shqipe nga oficeri Izraelit:Ne vend qe te derdellitesh ketu, ,do ishte mire te shkoje te luftoje se bashku me shoket e tu.
Shpresoj se jo te gjithe Kosovaret mendojne si ai burri.

Dėrguar nga Flori mė 17-01-2011 nė 15:08
sqarim i vogel per njohjen e pavarsis te Kosoves .. Israeli e ka ofruar por Kosova i ka then jo per momentin, sepse nje njohje e till do demtonte Kosoven (arabet nuk do e pranonin kurr si shtet). Beni pak kerkim para se te komentoni kot ... mos e ktheni ne chat me batuta boshe.

Dėrguar nga beratas mė 17-01-2011 nė 09:40
Mos shkruani per gjera qe nuk i dini. Shfarosja e hebrejve eshte ne ato permasa qe i njeh bota. Brutaliteti i shtetit te sotem izraelit nuk eshte faj i atyre qe u shfarosen nga nazistet, numri i tyre dhe vuajtjet e tyre nuk mund te pergojohen. Ajo qe ndodh sot ne Palestine eshte edhe per faj te percarjes brenda palestinezeve dhe brenda shteteve arabe. Tunjtjeta!

Dėrguar nga Shqiptari1, Tirane mė 17-01-2011 nė 07:54
Se pari, Egzagjerim i madh me shifrat, ky informacion eshte ai qe cifutet duan te perhapin, e dyte pse nuk flisni per gjenocitet dhe krimet pa fund qe vazhdon te beje Israeli kunder palestinezeve. Cifutet jane te pabese dhe pike.
 Vazhdimi komenteve: 1   2  
       Shqiperia
31 Gusht 2014
Statuti i PD, ndryshimet që nga mandati i kryetarit
Në pritje të daljes së udhëzimit të ri për zgjedhjen e strukturave të reja të PD-së, demokratët janë në fazën e propozimeve për ndryshimet që do i bëhen statutit të partisë. Ndryshimet në dokumentin themeltar të PD-së, me të cilat po merren vetë kryetari Lulzim Basha, ish-kryetari Sali Berisha dhe ish-sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode do të përshtaten me ato të Partitë Popullore Evropiane
KOMENTO
       Kosova
30 Gusht 2014
Grabovci: Kryeparlamentari dhe Qeveria i takojnë PDK-së
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci e ka demantua lajmin që disa portale kanë shkruar se PDK heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit. 
KOMENTO (1)
       Rajoni
30 Gusht 2014
Maqedoni, shkon nė 3, 3 miliardė euro borxhi publik
Borxhi publik i qeverisė ėshtė rritur pėr 40% nga bruto prodhimi vendor dhe harrin vlerėn prej 3, 3 miliard eurove. Ky numėr sipas tė dhėnave tė fundit tė Ministrisė sė Financave, e cila tregon se ka rritje edhe tek huamarrja e brendshme, por edhe tek huamarrja e jashtme.

KOMENTO (1)
       Bota
31 Gusht 2014
Ushtria e Irakut ofensivë kundër Shtetit Islamik
Ushtria irakiane, milicitë shiite dhe kurdët kanë bashkuar forcat në përpjekje për të liruar qytetin Amerli në veri të Irakut që është i rrethuar nga militantët islamikë.

KOMENTO
       Sport
31 Gusht 2014
De Biazi zbulon prurjet e reja, vijnë Shala e Xhaka
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka publikuar listën e 24 lojtarëve për ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin I të "Euro 2016", ndaj Portugalisë.
KOMENTO
       Kulture
30 Gusht 2014
Ndėrron jetė nė moshėn 94-vjeēare akademiku e gjuhėtari Shaban Demiraj
Ka ndėrruar jetė sot nė moshėn 94-vjeēare, akademiku i nderuar Shaban Demiraj. Profesor Shaban Demiraj ishte njė nga albanologėt mė tė shquar nė vend, i cili ka shtruar vepra nė shqip dhe gjuhė tė huaj.
Ndarja nga jeta e Shaban Demirajt, Rama: Iku njė tjetėr punėtor i madh i mendjes

KOMENTO (4)
       Metropol
31 Gusht 2014
Ja gruaja që mbush sot 127 vjeç, bëhet personi më i vjetër në botë
Një grua meksikane, sot mbush plot 127 vjeç, duke u bërë edhe personi më i vjetër në botë.
KOMENTO
       Teknologji
31 Gusht 2014
iPhone 6 do të kushtojë mbi 750 euro
Për një kohë të gjatë tashmë thuhet se Apple është duke punuar në dy versione të reja të iPhone 6, modele të cilat do të dallohen lehtë nga paraardhësit e tyre për shkak të ekranit më të madh.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Florida, peshkaqeni shumė pranė bregut, panik mes plazhistėve
 
 
BALKANWEB.TV
Noka: Rama hesht pėr ēdo rast inkriminimi, reagoi vetėm pėr njeriun e Metės
 
 
BALKANWEB.TV
Njihuni me Pitbullin qe adhuron flluskat e sapunit
 
 
BALKANWEB.TV
John Kerry:Kėrcėnimi i ISIS kėrkon njė Koalicion Global
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papės, INUK aksion nė sheshin ‘Nėnė Tereza’, prishen 9 ndėrtime
 
 
BALKANWEB.TV
Puke, fshati Sapac pa infrastrukturė, familjet pa rrugė dhe shėrbim shėndetėsor
 
 
BALKANWEB.TV
Ky ėshtė qytet! Tė gjithė punojnė, rroga 1200 euro, qiraja 15 euro
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyshja 97 vjecare qė kercen si nje balerine
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Komisionet kuvendore rrėzojne 5 dekretet e Nishanit: Presidenti tė mos tallet
 
 
BALKANWEB.TV
Tepelenė, 26-vjecarja dhunohet nga xhaxhai i burrit, tenton t’i marrė fėmijėn
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama bėn kontrollor nė Rinas korrierin e parave tė pista
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 29 gusht
 
 
BALKANWEB.TV
Shteti Islamik poston videon ku i ėshtė prerė koka njė luftėtari
 
 
BALKANWEB.TV
Tronditėse, xhihadistėt u presin kokat 4 “spiunėve ”
 
 
 
 
FOTOGALERI
Berisha i veshur sport, ‘selfie’ me tė rinj
 
 
FOTOGALERI
Muntari dhe Lamborxhini, financat ndalojne futbollistin
 
 
FOTOGALERI
Krevat? Po, madje me patate tė skuqura!
 
 
FOTOGALERI
Afganistan, femra nė bicikletė pėr emancipimin
 
 
FOTOGALERI
Kur mbetjet e riciklueshme bėhen vepra arti, tė gjitha idetė nė web
 
 
FOTOGALERI
Dafina Zeqiri, nudo nė Twitter
 
 
FOTOGALERI
Yahoo Travel pėr bregdetin: Shqipėria njė Kroaci e re? Ndjekėsit: Mė e bukur!
 
 
FOTOGALERI
Shtėpia e ėndrrave? Rihanna mund te blejė kėtė apartament luksoz per 18 milion $
 
 
FOTOGALERI
Eli Fara: Nje vere e ēmenduar kalohet vetėm me miq
 
 
FOTOGALERI
Ky ėshtė qytet! Tė gjithė punojnė, rroga 1200 euro, qiraja 15 euro
 
 
FOTOGALERI
Shperthimi spektakolar i Mount Tavurvur
 
 
FOTOGALERI
Zonja e Parė e Estonisė kapet mat me njė djalė tė ri
 
 
FOTOGALERI
Dalin nė dritė fotot e papublikuara mė parė, tė Adolf Hitlerit
 
 
FOTOGALERI
Imazhet satelitore, trupat ruse duke luftuar nė Ukrainė
 
 
FOTOGALERI
Rekordi i ri, Berisha: Notova 153 minuta
 
 
FOTOGALERI
Propozim martese me 9999 trėndafila
 
 
FOTOGALERI
Coco Austin, forma bombastike nė Karaibe
 
 
FOTOGALERI
Si nė ėndėrr, cfarė peizazhi magjik