BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
22 Shkurt 2012 - 13:33 | LAJME
TRANSLATE
 
"Komunikimi global dhe avazi lokal"
NGA: PERPARIM KABO
"Komunikimi global dhe avazi lokal"Nëse bota vjen e ngushtohet përmes komunikimit dhe gjuha e këtij pelegrinazhi në aspe-ktin instrumental është interneti, gjithë po aq ajo zgjerohet në një shumës-kulturor duke mbajtur në konsideratë si kulturat, që për shkak të popullsive të mëdha sillen si imponuese në hapsirat globale, qoftë edhe ato kultura të popujve të vegjël apo të pakicave kombëtare e etnokulturore! I gjithë rrugëtimi sado krijues apo aventuresk që të jetë, do duhet të mbajë gjallë komunikimin që gjithësesi nuk mund të jetë kurdoherë i lehtë dhe jashtë vështirësive! Bota globale është e hapur për komunikim porse interesat dhe konkurrenca në tregun global e sjell komunikimin edhe si sfidë kulturore, edhe si mjeshtëri në gjetjen e mënyrave mjeteve dhe kapaciteteve që të jesh i suksesshëm por edhe i parapërgatitur për sfidat sepse tregu dhe loja e tij e fitimit si vetfitim e shpërfaq atë si një autoritet global mbushur me kontradita! Flitet në ditët tona për "autoritarizmin imperial të tregut" dhe gjuha e tij nuk është vetëm ajo e "bursave dhe e bankave"! Për mbrojtjen e sekretit ekonomik apo për hyrjen në tregje të gjëra tregtare si ai kinez, indian, brazilian, arab, turk, japonez, të vendeve të Vishegradit apo të hapësirave afrikane, do duhet të kesh njohuri për gjuhët që fliten atje, për kulturat dhe historinë e tyre, për ritualet njerëzore, për format e sofistikuara që përdoren prej tyre.
Ne si popull dhe si kulturë jemi unikal sepse si edhe kumtonte mendimtari Mehdi Frashëri: "Fatin ynë i keq lidhet edhe me atë se jashtë vetes nuk kemi të ngjashëm që të flasin të njëjtën gjuhë". Historikisht ka pasur të huaj që e kanë takuar shqipen si një mister, e kanë dashuruar si një enigmë dhe e kanë mësuar si një pasuri të rallë. Dashuria për gjuhën është shoqëruar me dashurinë për kulturën, historinë, zakonet dhe ritualet antropologjike. Ndoca ditë më parë u promovua një libër për Shqipërinë dhe shqiptarët i një autori italian, Paolo Rago që për 20 vite në vendin tonë ka mësuar shqip, por se edhe ka hulumtuar në botën shqiptare të diçka më shumë se një gjysmë shekulli histori. Tek dëgjoja komentet që u bën për librin e tij dhe këndvështrimet interesante, më erdhën në mendje edhe dy personalitete të tjera, George Von Hahn që e mësoi shqipen dhe i ra vendit tonë kryq e tërthorë duke mbledhur gjithçka nga traditat dhe rituali ynë e duke kulmuar me një libër të titulluar "Studime Shqiptare" që konsiderohet si një material bazik në albanologjinë tonë. Mu kujtua Jacque Boucard dhe libri i tij "Shqipëria dhe Shqiptarët", një studim serioz i profesorit francez që mbërriti në trevat tona në 1915 me divizionin francez ku shërbente si mjek, por se ai u dashurua me mrekullinë shpirtërore të shqiptarëve, e mësoi shqipen dhe dha vlerësime të spikatura dhe impresionuese për antropologjinë tonë, në veçanti për bashëkjetesën dhe tolerancën fetare. Ishte akademik dhe kishte studiuar në Sorbonë. Komunikimi global në të gjitha kohërat është orientuar nga dimensionet globale, është koordinuar me qendrat imperiale dhe investimet kulturore në përthithjen e tyre janë shpërblyer me krijimin e figurave të spikatura të shumëfaqeshit kulturor. Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri njihte shumë mirë persishten, turqishten, greqishten e gjuhën frënge. Sami Frashëri kontribuoi në krjimin e gramatikës moderne turke, falë të cilit investim, ai ende mbetet një figurë e shquar edhe e popullit turk, aq sa eshtrat e tija nuk u lejuan të silleshin në Shqipëri. Por, edhe nëse shkojmë më thellë në historinë tonë, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti "Skenderbeg" ishte një "poliglot" sepse krahas turqishtes e persishtes, ai njihte greqishten, latinishten, italishten dhe serbishten. Do të ishte një marrëzi nëse do të shpreheshim se si këta personalitete të historisë dhe kulturës sonë, paskërkishin mësuar dhe përdornin lirshëm madje deri në krijimtari mirfilli, gjuhën e pushtuesit apo armiqëve të tjerë si edhe kanë qenë fqinjët tanë shovenë. Mbreti Ahmet Zogu fliste lirshëm turqisht e gjermanisht dhe mirë anglisht. Udhëheqësi komunist Enver Hoxha fliste një frëngjishte të rrjedhshme. Edhe drejtues të tjerë të 20 viteve të fundit si Zotrinjtë Fatos Nano, Sali Berisha, Bamir Topi, Edi Rama, Fatmir Mediu dhe zonjat e nderuara Arta Dade, Valentina Leskaj, Olta Xhaçka, Jozefina Topalli, Lajla Pernaska (lista do të ishte shumë e gjatë) flasin mjaft mirë në anglisht dhe jo vetëm. Përballë këtij realiteti në Shqipëri dhe jashtë saj, po ndodh një fenomen sa i planifikuar (komunë ose individual) aq edhe spontanë. Të gjithë ata që emigruan mësuan gjuhën e atij vendi (sepse duhej të mbijetonin në treg në një nivel mesatar) jo shumë korrekt. Fëmijët e tyre nëpër shkolla, përkundrazi, kanë mësuar me një nivel të tillë impresionues gjuhë të ndryshme, si nga ato me shtrirje e përdorim të gjerë, deri tek ato më të rrallat dhe të vështirat. Në Hungari, përkthyese zyrtare hungarisht-shqip-hungarisht është Blerta Kabo( jam krenar për mbesën time) që e mësoi hungarishten fillimisht me Profesor Mihal Luarasin, ish-student në Hunagri në vitete 50-të të shekullit XX. Më vonë me albanologun e shquar hungarez Ischtvan Shuncz, që njihte rreth 12 gjuhë të huaja por se shqipen e quante "të dashurën që nuk e kishte tradhëtuar kurrë". Kur Blerta flet hungarisht, i thonë: "Se ku e ke mësuar shqipen kaq mirë." Përkthyesi zyrtar gjermanisht-shqip-gjermanisht, në Gjermani është gazetari i shquar i radios Dojçe Vele Auron Dodi, që ka mrekulluar mëse njëherë me interpretimet e tij simultane gjermanisht-shqip dhe anasjelltas. Ka qenë një mrekulli, atmosfera e takimit të ish-Kancelarit Shreder me ish-kryeministrin Nano, falë interpretimit të tij. Në vizitën e tij të fundit në Tiranë, ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, hapur dhe në mënyrë demonstrative vlerësoi një vajzë që përkthente duke i thënë, "se në të gjithë botën nuk kishte takuar një përkthyese të tillë". Në janar të këtij viti patëm një përvjetor të Fan Nolit dhe e braktisëm institucionalisht. Noli krahas politikës ka edhe përkthimet e tij brilante nga Shekspiri, Servantesi, etj, që disa sot i shohin si të "mbushura me fjalë arkaike" dhe që ato kryevepra u dashkërkan ripërkthyer! Mundet! Veçse kjo ndërmarrje e re e ka një bazë se ku do të referohet. Përkthyesi dhe studiuesi Petro Zheji habiti me përkthimin e vëllimit të dytë të "Don Kishotit", kur rindërtoi me neologjizma një shqipe të konfigurimit donkishotesk. Petro me përkthimin e romanit "Ringjallja" tregoi se gjuha ruse dhe shqipja nuk i lënë mangët njëra-tjetërs në "kompatibilitetin" leksikor e shpirtëror. Studimi i Petro Zhejit në librin me dy vëllime, "Shqipja dhe Sanskritishtja" mbi origjinën e shqipes dhe modelet e krahasuara të glosave si njësi kuptimore, janë një kontribut shumë i vyer dhe ende i pahulumtuar për shkak të heshtjes apo pafuqisë për të rrugëtuar shkencërisht në mënyrën që ka ndërtuar "materien" e tij Petro Zheji. Studimet e tija model nga thellësia shkuan deri tek iroglifet kineze të cilat Petro i studioi dhe mësoi t'i lexonte dhe shkruante. Përkthimet e Jorgo Bllacit dhe Isuf Vrionit, këtyre dy "institucioneve" jo thjesht të përkthimit por edhe të interpretimit lypin që brezat e rinjë t'i njohin që të mos humbasin në kulturën e mangët në njohjen dhe përdorimin e gjuhëve të huaja. Janë banorë të panteonit të përkthimit Pashko Gjeçi, që shqipëroi "Odisenë" dhe "Komedinë Hyjnore" dhe Gjon Shllaku që edhe në burg përkthente kryevepra si "Iliadën" e Homerit dhe tragjeditë e Euripidit, shumë prej të cilave ende nuk kanë gjetur dritën e botimit pa ndonjë arsye bindëse! Tradita po vijon me Edmond Tupen dhe Ëngjëllushe Shqarin, por se ajo ka filluar të bjerë dhe kujdesi për ta ruajtur duhet treguar sot dhe jo nesër! Të mbajmë "vath në vesh" formulimin e Jeronim de Radës për shqipen si një "lingua primeva", deklaruar në kumtesën e tij mbajtur në Kongresin e XII Ndërkombëtar të Orientalistëve zhvilluar në Romë në vitin 1899. Është rasti të përmendim "Fjalorin etimologjik i gjuhës shqipe", të Gustav Meyer të vitit 1891, që vijonte studimet që kishte bërë Hahni. Pse jo, dhe botimet mbi krahasimet gramatikore mes shqipes dhe etruskishtes, të Robert d'Angelis. Mësimi i gjuhëve të huaja është i lidhur me edukimin shkollor dhe sot në kurrikulat shkollore është e detyrueshme dygjuhësia (bilinguizmi) dhe tregjuhësha (trilinguizmi - në Hollandë është i përhapur ky model ku mësohet anglisht, por edhe gjermanisht e frëngjisht sepse me këta dy vende është në kufi dhe ky edukim i shërben tregut të punës.) Ne kemi një traditë të mirë në këtë aspekt. "Liceu i Korçës" futi mësmin dygjuhësh dhe ata që mësuan gjuhën frënge në atë shkollë, e patën atë pasuri gjatë gjithë jetës. Shkolla Tregtare në Vlorë, Shkolla "Nëna Mbretëreshë" në Tiranë, Gjimnazi i Shkodrës që përfshiu si gjuhë të huaj, gjermanishten dhe italishten. Shkolla Harry T.Fultz në Tiranë dhe Shkolla Bujqësore në Kavajë vunë themelet e bilinguizmit në Shqipëri. Periudha e socializmit i kushtoi kujdes gjuhëve të huaja por se prishi traditën e dygjuhësisë në të mësuar. U futën gjuhët e huaja si lëndë mësimore por se nuk mësoheshiun lëndë mësimore direkt në gjuhë të huaj. Kështu mendimi mbeti shqip dhe prej andej duhej 'transportuar' në kohën më të shkurtër në gjuhën e huaj, rusisht, frëngjisht apo anglisht. Në hyrje të viteve '90 dhe në vazhdim kjo mënyrë studimi u kthye por me shkolla të huaja. Fillimisht, me Kolegjin Turk "Mehmet Akif" e "Turgut Ozal" dhe vijoi me shkolla, greke, italiane, franceze, amerikane, gjermane etj! Aktualisht kemi disa universitete private që zhvillojnë mësimin në gjuhë të huaj dhe konkretisht: Universiteti "Zonja e Këshillit të Mirë", "Universiteti i New Yorkut" dhe Universiteti "Epoka". Në universitetet publike as që bëhet fjalë! Madje në një fakultet të Universitetit "Politeknik" të Tiranës, gjatë një takimi me disa studentë (V.o isha i pranishëm në takimin e një kandidati potencial për dekan që kishte mbaruar studimet në Francë dhe që zhvillon mësim në disa universitete në botë dhe që sigurisht nuk fitoi) mësova nga studentët se në mungesë të tekseve shqip, mësonin në tekste anglisht por komunikimin me profesorët në auditor e realizonin në shqip. Një fakt provokues për "Librin e rekordeve Gines!" Në atmosferën e diskutimit për ligjin e ri (të ndryshuar) për "Arsimin Parauniversitar" po flitet edhe për dygjuhësinë e shumëgjuhësinë. Është një gjë shumë pozitive. Fillimisht, do duhet të rregullohen disa instrumente kurrikular dhe didaktikë. Dygjuhësi kurrikulare do të thotë që një pjesë të lëndëve mësimore të mësohen në gjuhë të huaj. Konkretisht përveç gjuhës amëtare, historisë, leximit, gjeografisë, lëndët e tjera, si matematika, fizika, kimia, biologjia, shkencat teknike apo teknologjike të zhvillohen në anglisht ose një gjuhë tjetër të huaj. Kjo ndodh tek kolegjet e huaja në Shqipëri, por jo në shkollat publike. Mungesa e një strategjie afatgjatë që duhej të kishte filluar së paku nja 10 vite më parë (qëkurse Banka Botërore orientoi strategjinë 10-vjeçare të arsimit në Shqipëri) për përgatitjen e mësuesve që mund të zhvillojnë mësimin në gjuhë të huaj, e sjell realitetin e sotëm që gjuha e huaj e parë apo e dytë, të mësohen ende si lëndë "autonome" dhe mandej t'i shërbejnë gjithësecilit në karrierën e tij. Kjo praktikë është e kapërcyer dhe nuk sjell atë që pritet nga dygjuhësia kurrikulare. Nëse duam të ndryshojmë situatën është e udhës që përkundrejt ndryshimit në pagesë si nxitje dhe vlerësim real, bazuar tek kontributi e meritokracia, ata mësues që janë në gjendje të zhvillojnë mësim në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në gjuhë të huaj duhen konsideruar me përparësi. Gjykoj se përpara se t'u kërkojmë mësuesve nivelin Master në formim t'u lëmë afat 3-5 vjet që të aftësohen në këtë drejtim. Fakultetet që përgatisin specialista të fushave të ndryshme por të adresuar për mësuesi në të ardhmen, duhet që në një program 10-vjeçar, me qëllim që maksimumi në vitin 2022, të përgatiten që "bilinguizmi" e "trilinguizmi" kurrikular të takohet si realitet i organizuar në mësimëdhënie dhe kjo aftësi të fitohet qysh në bankat e universitetit. Aktualisht, thjesht mësojmë më shumë se një gjuhë, por se ka një goxha distancë mes asaj që dimë si gjuhë e huaj në sintaksë, morfologji, orthografi, leksikologji, lexim, përkthim etj dhe aftësive tona që të flasim korrekt, të shkruajmë pa gabime, të ndërtojmë mendimin në gjuhë të huaj, të përgatisim ese dhe studime apo punime shkencore direkt në gjuhë të huaj. Ka disa vite që në SHBA edhe provimi FCE/CAE zhvillohet i orientuar në fushat konkrete që lidhen me profesionin apo interesat e atij/asaj që i nënshtrohet këtij testimi kualifikues. Madje të vlejë për gjithë jetën. Në këtë gjendje që jemi është e pamundur mobiliteti i kurrikulave të universiteteve të huaja dhe i stafit akademik e atij manaxherial që janë edhe kushte të "Kartës së Bolonjës". Nxënësit e shkollave të mesme që shkojnë në Universitete nuk janë në gjendje të mësojnë në gjuhë të huaj. Pedagogët që zhvillojnë mësim(përgjithësisht) janë të pazotët ta zhvillojnë mësimin në gjuhë të huaja. Gjithçka ka mbetur në gjuhën shqipe ndaj produkti akademik është thjesht vendor, shumë shumë lokal, po qe se përfshihen si shtrirje edhe hapësirat shqipfolëse në rajon. Ky është problemi kyç që kërkon analizë dhe jo paroditë që marrin shkas nga scoop-et mediatike dhe përfundojnë me këngë kineze në aulën e parlamentit gjatë një seance parlamentare. Matja e vlerave të një gjuhe në shoqërinë e hapur të globalizmit është e lidhur jo thjesht dhe vetëm më numrin e atyre që e flasin atë gjuhë si gjuhë të nënës. Bazuar në kriterin demografik "mandarinishtja" - gjuha kineze, është sot gjuha më e folur në botë. Interesi për të është rritur edhe në pjesën tjetër të botës sepse Kina nuk përfaqëson thjesht një potencial njerëzor mbi një miliard. Ajo është fuqi tregtare gati e pakonkurrueshme aktualisht, por se edhe ka bërë goxha progres si në fushën e kërkimeve teknologjike dhe investimeve teknologjike, në fushën e zbulimeve, në fushën ushtarake dhe të studimeve strategjike. Ja përse kur flitet për mundësinë e mësimit të një gjuhe të huaj të dytë, do duhet që të shohim përtej "gardhit" të gjuhëtarëve sepse vlera e gjuhëve sot nuk është thjesht literare apo filologjike. Ata që mësuan çekisht gjatë studimeve në Pragë sot janë punësuar tek CEZ-i, ata që mësuan turqisht dhe përfunduan studimet për mjekësi në Turqi, punojnë tek Spitali Amerikan, ata që mësuan gjuhën kineze gjatë periudhës së komunizmit janë të gjithë të suksesshëm në biznes jo vetëm në Kinë por edhe në Europë. Qendra rajonale e mallrave kineze për Europën Qëndrore e Ballkanin ndodhet në Budapest dhe menaxhohet nga një shqiptar, Zoti Shkëlqim Mançellari, që flet gjuhën kineze shumë mirë, aq sa me shaka tregtarët shqiptar i thonë "Çim kinezi"! Një nga diplomatët tanë më të zotët të 20 viteve të fundit, i pari ambasador shqiptar në SHBA pas viteve '90-të, ambasador në OSBE, në Poloni, Hungari, sot këshilltar diplomatik i Zotit Edi Rama, ka studiuar në Kinë dhe flet edhe gjuhën kineze. Është zoti Roland Bimo, një personalitet serioz dhe me produktivitet! E dëgjova me veshët e mi atë që tha Kryeministri në mbledhjen e Qeverisë. Pasi analizoi përvojën në vite dhe nënvizoi se aparati fonetik i shqipes e lehtëson mësimin e gjuhëve të huaja, e përfundoi arsyetimin se "duhet të mësohet edhe një gjuhë e dytë e huaj si frëngjisht, gjermanisht, spanjisht pse jo dhe kinezçe". Me rolin që ajo po merr në tregun global kjo gjuhë do të ndihmojë". Për gjykimin tim, në aspektin kurrikular do duhet që të fiksohet në ligj që, anglishtja të jetë e detyrueshme. Gjuha e dytë e huaj të jetë e detyrushme si obligim mësimor, por se do duhet të ketë një listë me gjuhë të huaja, ku nxënësi sipas prirjeve dhe interesave të bëj zgjedhjen. Ky lloj organizimi lyp mësimëdhënës për të gjitha këto gjuhë dhe momentalisht ne nuk i kemi për disa gjuhë si "produkt" të Universitetit të Tiranës për gjuhët e huaja. Por, se në treg ka specialist të tillë sepse shumë kanë studiuar individualisht jashtë Shqipërisë për profesione të tjera. Në fondacionin Goethe ku vajza ime po mëson gjermanisht, profesori një njeri mjat serioz dhe i zoti, ka studiuar në Gjermani në fushën ushtarake. Njoh miq akademik, fëmijët e të cilëve po mësojnë japonisht! Përballë këtij realiteti dëgjojmë fjalë që nuk vlejnë si argumente për gjuhën kineze, që nga SMS apo këngë kineze deri tek shkrime me Mao Ce Dun, e Lin Biao! "Avazi i fshatit" përballë botës globale që është ajo e shoqërisë së hapur për ndryshim. Të përqëndrohemi tek ligji, të kërkojmë që klasat e gjuhëve të huaja të kenë pak nxënës, të ketë teknologji që ndihmon didaktikën, të ketë mësues me kohë të pjesshme që e kanë gjuhë nëne atë që për ne është gjuhë e huaj dhe që vijnë nga jashtë! Për këto duhet të interesohen ligjëvënësit. E braktisëm rusishten që mësuam dikur, si të ishte një kreditim i ngrirë në një ngrehinë që nuk është as shtëpi as kredi e kthyer. Të gjithë profesorët shqiptar që kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik, kur shkuan në SHBA pas viteve 90-të iu njoh diploma dhe gjetën punë në profesion. Nuk ndodhi kjo me diplomat shqiptare. Në universitetet gjermane ata që mësojnë gjuhë të "Lindjes së Largët" marrin "full scolarship (bursë të plotë). Interesi është rritur edhe për gjuhën arabe. Si thonin latinët: Ignoto nulla cupido - Nuk mund të dëshirosh atë që nuk e njeh! Orientimi në komunikimin global do duhet të marri kah nga prirjet themelore të saj... Profesor harvardian Huntington mëton: Hovi demografik mysliman dhe hopi ekonomik aziatik, konfliktet ndërmjet Perëndimit dhe qytetërimeve sfiduese do të zënë më tepër vendin qëndror në politikën globale, sesa vijat e tjera të ndarjes. Në këto rrethana, lidhja konfunciane - islamike do të vazhdojë e ndoshta do të thellohet e të zgjerohet. No comment!
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga blau blut, tiran mė 22-02-2012 nė 21:47
Shoku Perparim KABO-Ju ktheva dhe nje here shkrimit tuaj e shikoj se shkruani gjera qe nuk kane vlere -Djali im njeh Gjermanisht,Anglisht,Spanjisht,Latinisht,Italisht e te gjitha me dipllome.Do te jete mire qe ky i ri te punoj ne instuticjon te larta te vendit- por kur shiko se pleherat e kane pushtuar shtetin si puna tende o Kabo -me mire te punoj ne ndertim e afer me ju mos te rrinje -o te pa bese e te pa shpirt-ZOTI JU MARROFTE DERI NE RRENJE :
       Shqiperia
20 Tetor 2014
Kanceri i gjirit, Vokshi: Lėmė mėnjanė ndasitė politike. Bregu: Bėni analizat gjenetike
Emisioni i gazetares Ola Bruko “ Njerėz nė fokus” i ėshtė bashkuar fushatės sė ndėrgjegjėsimit pėr kancerin e gjirit, duke u bėrė pjesė e sensiblimizmit pėr parandalimin dhe zbulimin e hershėm tė kėsaj sėmundjeje. Bregu: Bėni analiza gjenetike pėr ta parandaluar
KOMENTO
       Kosova
20 Tetor 2014
Reagon vajza e Fahri Musliut: Mos u merrni me babanë tim!
Pas lajmeve të publikuara në mediat për një aludim se babai i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, mund të ishte gazetari i njohur Fahri Musliut, ka reaguar vajza e këtij të fundit. Valbona, i ka cilësuar shkrimet e fundit ndaj të atit të saj fyese për familjen e saj.
KOMENTO (5)
       Rajoni
20 Tetor 2014
Papandreu: Ballkani të jetë shembull zgjidhjeje konfliktesh
“Ballkani duhet të jetë shembull për rajonet e tjera për mënyrës sesi ai, me kaq shumë konflikte, i tejkalon ato. Nëse ne ia arrijmë, atëherë ato mund të zgjidhen në të gjithë botën”, deklaroi sot Papandreu për agjencinë zyrtare rumune të lajmeve, Agerpres.
KOMENTO (5)
       Bota
21 Tetor 2014
10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin në botë tani
Shumë ngjarje ndodhin dhe ‘humbin’ në të shkuarën. Të tjera priten të ndodhin në të ardhmen. Kështu publikohen 10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin në botë tani dhe që duhet t'i dini deri të hënën tjetër
KOMENTO
       Sport
21 Tetor 2014
Manchester Unitedi merr një pikë
Kanë mundur të marrin nga në pikë Manchester Unitedi dhe West Bromwich Albion në ndeshjen e zhvilluar dje. Kështu, Manchester Unitedi i ka shpëtuar humbjes nga West Bromwich Albion duke barazuar në minutat e fundit (2-2)
KOMENTO
       Kulture
20 Tetor 2014
Çelet konkursi për dizenjimin e makinave të Policisë së Shtetit
Është çelur sot konkursi për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit
KOMENTO (7)
       Metropol
21 Tetor 2014
Gazetari Idro Seferi me bukë e dron në televizionin serb B92
I ftuar në emisionin më të ndjekur të satirës në një prej mediave serbe, gazetari i Top Channel në Serbi, Idro Seferi, i ka dhuruar prezantuesit të emisionit një bukë, në shenjë solidarizimi me bukëpjekësit shqiptar që u sulmuan në Vojvodinë
KOMENTO (1)
       Teknologji
20 Tetor 2014
Shtatori 2014, më i nxehti që prej 1880-ës
Shtatori 2014 ka qenë muaji shtator më i nxehti në botë në sipërfaqen e Tokës dhe në sipërfaqen e oqeaneve që prej fillimit të matjes së temperaturave në vitin 1880, njoftoi sot Agjencia amerikane Oqeanografike dhe Atmosferike (NOAA).
KOMENTO (1)
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Murphy: Simbolika e takimit Rama-Vuēiē, mė e rėndėsishme se kurrė
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Ballkani pa Europėn plas si fuēi baruti, e trazoi njė balonė elektronike
 
 
BALKANWEB.TV
Ballisti nderon ballistin!
 
 
BALKANWEB.TV
Familja Zaimi me 2 fėmijė tė sėmurė: Apel shtetit, protezė pėr vajzėn, kemp pėr djalin
 
 
BALKANWEB.TV
Samiti nė Milano, mediat italiane: Delegacioni shqiptar ia mbathi nė kazino
 
 
BALKANWEB.TV
Deputetėt e PS kundėr rritjes sė gjobave. Majko: Ka policė qė janė vetėm kafka folės
 
 
BALKANWEB.TV
Viti i ri akademik me probleme, studentėt protesta pėr rritjen e tarifės
 
 
BALKANWEB.TV
Dy femra rrihen me grushta nė mes tė Tiranės
 
 
BALKANWEB.TV
Akciza e duhanit, debat mes ministrit Cani dhe Braēes pėr rritjen e ēmimit
 
 
BALKANWEB.TV
Kallėzimi ndaj Bodes, Cani: Pėr ēdo shkelje do t’i drejtohemi Prokurorisė
 
 
BALKANWEB.TV
Samiti nė Milano, Kodheli: Padi pėr shpifje Corriere-s
 
 
BALKANWEB.TV
Autori i idesė sė dronit, ja pėrse nuk duhet publikuar identiteti dhe foto e tij
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, njė dron me flamur kombėtar nė ndeshjen Flamurtari-Skėnderbeu
 
 
BALKANWEB.TV
Incidenti nė Beograd, Murphy: Mesazh Vuēiēit qė t’i rikonfirmojė vizitėn Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 20 tetor
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ja bukuroshja misterioze qė po ēmend Instagramin
 
 
FOTOGALERI
Vajzės sė dehur i ngec koka nė bankėn e pijeve
 
 
FOTOGALERI
Turbulencė nė fluturim, 22 tė plagosur nė Singapore Airlines
 
 
FOTOGALERI
SHBA, i paralizuari shkon drejt altarit me kėmbė falė njė roboti
 
 
FOTOGALERI
Fytyra e faraoni Tutankhamun, lindi nga inēesti, vdiq nga deformimet fizike
 
 
FOTOGALERI
Meksikė, fruti i veēantė me shije pudingu me ēokollatė
 
 
FOTOGALERI
Kafshė apo arkitektė? Kur foleja shndėrrohet nė vepėr arti
 
 
FOTOGALERI
Sara Hoxha nuk e fsheh mė dashurinė pėr Ledionin
 
 
FOTOGALERI
Emigrantėt gjenden tė fshehur brenda lavatriceve
 
 
FOTOGALERI
Nis viti i ri akademik studentėt protestė, “Mirėsevini tė dashur klientė’
 
 
FOTOGALERI
Lind krijesa e ēuditshme, derri-elefant i habit te gjithė
 
 
FOTOGALERI
Tė veshėsh binjaket pėr Halloween, ja veshjet qė ju zgjidhin problemin
 
 
FOTOGALERI
Nikki Shelley, gruaja qė pėrdor fytyrėn e saj pėr tė krijuar zombie
 
 
FOTOGALERI
Belen, natė seksi dhe pėrkėdhelje
 
 
FOTOGALERI
Mercedesi mbulohet me njė milion Swarovski
 
 
FOTOGALERI
Ja kufjet e reja me veshė maceje
 
 
FOTOGALERI
Samiti nė Milano, mediat italiane: Delegacioni shqiptar ia mbathi nė kazino
 
 
FOTOGALERI
Angela Martini, ėndrrimtare nė New York