BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
07 Gusht 2013 - 05:45 | LAJME
TRANSLATE
 
Mbi ndryshimet në ligjin për noterinë
NGA: VLADIMIR MOLLA
Mbi ndryshimet në ligjin për noterinëNjë ndër nismat reformuese që ndërmori kohët e fundit Ministria e Drejtësisë ishte edhe ajo e heqjes së kompetencës së gjykatave
për lëshimin e dëshmisë së trashëgimive dhe kalimin e kësaj të drejte noterëve. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi të rëndësishëm ligjor ishte shkurtimi i kohës (sa të ishte e mundur më shumë) për kryerjen e veprimeve të tilla, që për qytetarët do të sillte dobi të shumta, ndër të cilat, kursimi i çmuar i kohës dhe i shpenzimeve; nga ana tjetër, lehtësimi i punëve të gjykatave. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe për publikun në radhë të parë, por edhe për noterët, të cilët me padurim prisnin daljen dhe hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve. Në fund të fundit mirë u bë, sepse vërtetimi i cilësisë së trashëgimtarit në rrugë gjyqësore është bërë vetëm në Shqipëri, ndërsa në Europë, për shkaqe të ndryshme historike vërtetohet vetëm në një pjesë të Francës, në Alzas-Lorenë. Kur u njohëm me tekstin e ligjit përkatës, gëzimit ia zuri vendin habia, më pas edhe kundërshtimi për mënyrën se si ishin hartuar këto ndryshime. Me pak fjalë: nga ndryshimet e ligjit, qytetarët jo vetëm që do të sorollaten pafundësisht dyerve të gjykatave pa fituar asgjë, por veç kohës e parave, do të humbasin edhe të drejtën. Gjykatat nga ana e tyre, vërtet nuk do të merren këtej e tutje me dëshmitë e trashëgimive, por do të angazhohen pa kuptim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që do të lindin prej dëshmive të trashëgimive të hartuara që prej 1 shtatorit të këtij viti nga noterët. Gjithashtu, me shtimin e vëllimit të punës, kam përshtypjen se pa një pa dy do të shtohet edhe korrupsioni. Publiku priste, gjithashtu, ndryshimin e ligjit trashëgimor në pjesë të rëndësishme të tij, derisa të krijoheshin mundësitë për ta ndryshuar atë tërësisht me anën e zëvendësimit të ligjit në fuqi me ligjin trashëgimor, që ka qenë në fuqi nga 1.4.1929, i cili nuk njeh as dëshmitë e trashëgimisë dhe as veprime të tjera të koklavitura.

Për sa i përket së drejtës së trashëgimisë, Kodi Civil në fuqi nga 1.11.1994, krahasuar me Kodin paraardhës, hyrë në fuqi më 1 janar 1982, shtoi radhët trashëgimore. Nga katër që kishte kodi paraardhës, i riu i shpuri gjer në shtatë. Këto janë disa prej të metave kryesore të ligjit në fuqi, të cilat nuk është as vendi dhe as koha t’i përmendim të gjitha, por duhet thënë që, me ndryshimet e fundit të ligjit, mangësitë do të thellohen më tepër dhe gjithashtu shqetësimet e përplasjet do të shpeshtohen. Nga të gjitha këto, si pasojë do të vijë ajo që quhet “prishje e harmonisë sociale”, sidomos brenda anëtarëve të së njëjtës familje. Në vorbullën e këtyre ndërlikimeve do të jenë noterët, të cilëve, ndryshimet e bëra iu heqin pavarësinë, në të njëjtën kohë edhe varësinë vetëm ndaj ligjit, duke e futur veprimtarinë e tyre nën sqetullën e Dhomës Kombëtare të Noterisë. Me shtesat dhe ndryshimet e bëra së fundmi ligjit “Për noterinë”, lidhjet - siç ndodh në strukturat shtetërore - janë ndryshuar tërësisht, duke krijuar në këtë mënyrë një precedent të pazakontë, jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Çdo noter, anëtar i Dhomës së Noterisë në një njërin apo tjetrin rreth, detyrohet t’ia dërgojë testamentet që vërteton Dhomës Kombëtare, duke bërë në këtë mënyrë njohjen e kësaj të fundit me çka është shkruar në testament. Ndërkohë që, ligji në fuqi “Për noterinë” (neni 23-7) e detyron noterin të mos lejojë njohjen e askujt me përmbajtjen e testamenteve, përveçse kur kërkues është vetë qytetari (që ka lënë testamentin - V.M.) ose përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme.

Në këto ndryshime nuk mund të mos të të bjerë në sy shndërrimi i kundërligjshëm i Dhomës Kombëtare, nga një organ i një personi juridik privat, në një organ që merr përsipër kompetenca që janë dhe duhet të jenë e drejtë vetëm e organeve publike, shtetërore. Këtej e tutje, Dhoma Kombëtare do të kontrollojë testamentet e hartuara prej noterëve, duke i ekspozuar këto akte të fshehta dhe shumë të rëndësishme para kujtdo, pa përmendur këtu që, duke u nisur nga fryma e ligjit “Për noterinë”, Dhoma Kombëtare nuk ka asnjë të drejtë kontrolli mbi këtë veprimtari, në asnjë rast ajo nuk mund të kontrollojë noterët. E vetmja e drejtë dhe detyrë e saj në marrëdhënie me noterët është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të noterëve në organet shtetërore dhe në organizma të tjerë (Pika 2 e nenit 37 të ligjit “Mbi noterinë”). Në këtë drejtim, duke u nisur nga krijimi i marrëdhënieve aspak të kënaqshme ndërmjet noterëve nga njëra anë dhe prokurorisë, policisë gjyqësore, gjykatave, ekspertëve të policisë dhe zyrave të regjistrimit nga ana tjetër, Dhoma Kombëtare, me anën e krijimit të një ekipi profesionistësh të vërtetë brenda ose jashtë radhëve të saj, mund të bëjë shumë për të mos lejuar që prej punës së noterëve të nxirren përfitime të paligjshme. Duhet thënë për këtë çështje se, edhe ministri i Drejtësisë, që ka të drejtën e kontrollit mbi veprimtarinë ligjore të noterëve. nuk ka të tagrin që këtë kontroll ta shtrijë mbi aktet e vullnetit të fundit (testamenteve - V.M.) për sa kohë është gjallë trashëgimtari testamentar (neni 14 i ligjit “Mbi noterinë”).

Shumë juristë e dinë që vazhdimisht (me gojë dhe në botime të ndryshme) kam përsëritur kërkesën për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Testamenteve, por që ky regjistër të mbahej prej Ministrisë së Drejtësisë dhe jo prej Dhomës Kombëtare të Noterisë. Zyra që do të mbajë regjistrin të mos arkivojë testamentet, çka është e ndaluar prej ligjit, por vetëm të dhënat mbi identitetin e testatorëve, të cilat, veç regjistrit mund të përfshiheshin edhe në një indeks të veçantë me shkrim apo në mënyrë elektronike. Dokumenti që do të lëshonte kjo zyrë do të përmbante vetëm identitetin e trashëgimlënësit testamentar, duke e dërguar mbas vdekjes së tij të interesuarin pranë noterit që ruan testamentin noterial ose holograf, për ato raste kur ky i fundit ruhet pranë noterit. Vlera e këtij Regjistri është moslëshimi i dëshmisë të trashëgimisë ligjore, pa vërtetuar më parë që trashëgimlënësi nuk ka lënë testament, apo testamenti me titull të veçantë ose të pjesshëm krijon mundësinë për lëshimin brenda një akti, edhe të trashëgimisë testamentare, edhe të asaj ligjore. Këtu duhet të përfundojë roli i Regjistrit Kombëtar të Testamenteve. Në rastet e tjera, kur testamenti i vetëshkruar ruhet në shtëpinë e testatorit, atëherë vetë i interesuari paraqitet te noteri për të kryer procedurën për lëshimin e dëshmisë të trashëgimisë.

Me anën e këtij ligji (neni 2-2), i janë shtuar dy paragrafë nenit 52 të ligjit “Mbi noterinë”. Sipas këtyre shtesave, noteri detyrohet të refuzojë përpilimin e aktit (testamentit - V.M.) nëse disponimet e trashëgimlënësit nuk respektojnë elementët e vlefshmërisë së testamentit, sipas K.Civil. Sipas këtij ligji, noteri duhet të bëhet gjykatës i vullnetit të qytetarit shprehur para tij, rol të cilin noteri nuk e ka pasur dhe nuk mund ta ketë asnjëherë, në asnjë vend. Sepse, mbi të gjitha, i njëjti nen, neni 52 i ligjit “Mbi noterinë”, para paragrafëve të shtuar tashmë shprehet krejtësisht kundër asaj çka parashikojnë këto shtesa. Teksti i paragrafit (që shtesat e ligjit nuk e ndryshojnë) shprehet që noteri, “mbasi të jetë bindur për zotësinë juridike për të vepruar te trashëgimlënësit, njofton atë kur disponimi vjen në kundërshtim me ligjin, por ai nuk mund të hyjë në shqyrtimin e çështjeve konkrete, si rrethi i personave të caktuar në testament si trashëgimtarë, qenia e trashëgimlënësit si pronar i pasurisë së lënë në trashëgim e çështje të tjera të kësaj natyre”. Pra, paragrafi ekzistues nuk flet dhe as nënkupton që në rastet e sipërme noteri duhet të refuzojë hartimin e testamentit, veprim të cilin në mënyrën më të kundërligjshme e urdhërojnë paragrafët e rinj poshtë tij, duke krijuar një antinomi ligjore të pakuptimtë. Hartuesit e këtij ligji duhej të kishin pasur parasysh se, vlefshmëria e një testamenti nuk çmohet në çastin e hartimit, por në çastin e çeljes së tij, që do të thotë mbas vdekjes së trashëgimlënësit. Kjo, sipas një interpretimi ligjor shumë të thjeshtë, duhet të kuptohet që, kushtet dhe rrethanat kur hartohet e vërtetohet testamenti, nuk mund të jenë kurrsesi të njëjta me ato që do të vërtetohen gjatë çeljes së testamentit, pra kur të ketë ndodhur vdekja. Edhe sikur ato të jenë të njëjta, atëherë duhet një vullnet tjetër, ai i trashëgimtarit të cenuar në të drejtë, i cili mund të vërë në lëvizje gjykatën. Nëse noteri vepron siç urdhëron ligji, pra të refuzojë hartimin e testamentit, qytetarit si rrugë zgjidhjeje i mbetet për çdo rast të fillojë procedurën gjyqësore. E thënë ndryshe, gjykatës do t’i shtohen lumenj kërkesash për zgjidhje nga ana e qytetarëve, që do të thotë se ajo nuk do të lehtësohet aspak në vëllimin e punës së saj. Përkundrazi, me anën e këtij ligji antikushtetues do t’i rritet ky vëllim dhe do të rëndohet në mënyrën me të kotë, më të padrejtë në zgjidhjen e tyre.

Me të njëjtën frymë, pra të dhunimit të të drejtave të qytetarit, është ndërtuar edhe neni 3 i ndryshimeve, me anën e të cilit i janë bërë shtesa nenit 53 të ligjit “Mbi noterinë”. Sipas këtyre shtesave, kur noteri lëshon dëshminë e trashëgimisë testamentare, noteri kontrollon nëse disponimet me testament janë të vlefshme. Dhe, në rast se vërtetohet e kundërta, deklaron pavlefshmërinë e testamentit dhe vijon me lëshimin e dëshmisë të trashëgimisë ligjore. Pra, me anën e këtij neni, noteri bëhet përsëri gjykatës absolut dhe, ajo që është më e keqja, do të gjykojë vetë punën e tij. Pra, noteri tash e tutje do të jetë një gjykatës, që pasi ka vërtetuar e nënshkruar aktin ta anulojë vetë atë, dhe po vetë të marrë një vendim, me anën e të cilit të hedhë poshtë atë çka ka prodhuar vetë, madje kur këtë nuk ia ka kërkuar askush. Si është e mundur që noteri t’i thotë qytetarit se, “ky testament që unë ia kam vërtetuar prindit tënd sot nuk ka vlerë, dhe trashëgiminë që do të përfitoje ti i vetëm, tani do ta ndash së bashku me vëllezërit dhe motrat e tua(?!)” Këta të fundit, mund të mos duan fare përfitime të tilla dhe nuk ka askush të drejtë të japë ose të njohë një të drejtë pa e kërkuar atë. Edhe gjykata nuk mund të shtojë kërkimet dhe personat, veç atyre që i janë parashtruar në kërkesë, jo më noteri.

 Në ndryshimet e bëra (neni 6), parashikohet detyrimi i çdo noteri, që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve duhet të regjistrojë në Regjistrin Kombëtar të Testamenteve të gjitha testamentet e hartuara prej tij. Kjo do të thotë, se ligjit në këtë rast i jepet fuqi prapavepruese, kur çdo ligj përgjithësisht i krijon pasojat për kohën që vjen, jo për atë që ka ikur. Kjo do të thotë që, noteri të gjithë aktivitetin e tij duhet ta bëjë të njohur për një rreth më të gjerë personash. Ndërsa testamentet, që janë aktet më të veçanta dhe duhen ruajtur në mënyrën më të fshehtë, nuk do të jenë më të tilla, por do të shndërrohen në shkresa pa vlerë. Testamenti është një akt që krijon marrëdhënien e qëndrueshme vetëm midis atij që e bën (pra, qytetarit) nga njëra anë, si edhe noterit që e shkruan dhe e ruan në mënyrën më të kujdesshme të mundshme, nga ana tjetër. Siç thamë më sipër, askush veç qytetarit dhe përfaqësuesit të tij nuk duhet të marrë dijeni për këtë veprim. Me këto ndryshime nuk ka më asnjë lloj kufizimi, aq më tepër që në to nuk parashihen rregulla mbi ruajtjen e testamenteve nga ana e Dhomës Kombëtare. Duke qenë një akt unik, i papërsëritshëm, testamenti ruhet vetëm në një vend, ashtu siç është shkruar e nënshkruar në një çast të vetëm. Pra, në zyrën noteriale, jo në dy vende, duke shtuar këtu edhe Dhomën Kombëtare të Noterëve, pa folur pastaj që nuk dihet ku është caktuar vendi që do të ruhen testamentet, siguria e mjediseve ku do të ruhen etj., cilësi këto që i kërkon kjo marrëdhënie tepër e veçantë. Kështu siç është menduar të bëhet, në fund të fundit do të thotë se nuk do të ketë më asnjë sekret në veprimtarinë noteriale. Është kjo arsyeja që ligjvënësi e kufizon marrjen e dijenisë mbi testamentet, duke përjashtuar këtu vetëm noterin, i cili merr mbi vete përgjegjësinë morale dhe ligjore për ta ruajtur me të gjitha mënyrat.

I është shtuar nenit 53 të ligjit “Mbi noterinë” paragrafi 4, kur duhet thënë se ky nen nuk ka tre paragrafë që t’i shtohet edhe një i katërt. Në këtë paragraf shtesë u jepet zgjidhje rasteve, kur vendimet gjyqësore kanë cenuar përmbajtjen e dëshmisë të trashëgimisë, mbas shqyrtimit të padive me objekt pavlefshmëri testamenti, pjesëtim pasurie trashëgimore ose çdo padi tjetër që rrjedh nga trashëgimia. Përmendet në këtë paragraf që noteri, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni mbi vendimin gjyqësor që ka sjellë efekte të kundërta nga ajo e përmbajtjes së dëshmisë së trashëgimisë, duhet të revokojë me vendim dëshminë fillestare të trashëgimisë dhe të lëshojë një dëshmi të re trashëgimie. Nuk sqarohet këtu si do të jetë mënyra e marrjes dijeni për këtë vendim gjyqësor, aq më tepër kur kjo çështje është zgjidhur një herë me anën e ligjit në fuqi. Kështu, në nenin 69 të ligjit “Mbi noterinë” përmendet, se në vendimin e gjykatës që deklaron të pavlefshëm një akt noterial, urdhërohet zyra përkatëse e noterisë të bëjë shënimet e duhura në origjinalin e aktit, i cili ndodhet i depozituar në këtë zyrë. Duke zbërthyer këtë nen të ligjit, kuptohet që është detyrim i gjykatës të njoftojë zyrën përkatëse të noterisë për të bërë shënimet e duhura. Prandaj, kërkesa e llogarisë në këtë drejtim duhet të ushtrohet mbi gjykatën dhe jo ndaj noterit. Me zbatimin e këtij urdhërimi përfundon detyra e gjykatës dhe e noterit së bashku. Nuk bëhet fjalë për të përsëritur noteri aktin, për të vetmen arsye se një akt noterial apo shkresë çfarëdo, shpallur i pavlefshëm me vendim gjyqësor të formës të prerë, nuk mund të bëhet kurrsesi i vlefshëm, qoftë dhe duke e përsëritur pjesërisht apo tërësisht atë. Noteri nuk është organ administrativ që mund të ndërmarrë vetë nismën për revokimin e aktit të nxjerrë prej tij, por institucion i së Drejtës Civile. Të gjitha veprimet e kryera prej tij janë të natyrës civile. Përveç kësaj, në rastin e dhënë ndodhemi para një shfuqizimi, jo revokimi, të aktit noterial prej gjykatës. Nuk mund të vendoset revokimi, kur ka një vendim shfuqizimi. Vendimi gjyqësor në këtë rast, i shndërruar në titull ekzekutiv, ndreq të gjitha pasojat e shkaktuara nga pavlefshmëria. I interesuari e paraqet atë në çdo zyrë apo organ të administratës publike, të cilat janë të detyruara për të regjistruar aktin gjyqësor që ka nxjerrë të pavlefshëm aktin noterial.

Në përgjithësi, të gjitha shtesat e miratuara janë të mbushura me paligjshmëri dhe antikushtetueshmëri. Prandaj mendojmë që Kuvendi i ardhshëm duhet ta marrë në shqyrtim sa më shpejt këtë çështje të rëndësishme dhe mjaft delikate në interes të publikut.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Vladimir, Korēe mė 11-08-2013 nė 18:02
Lexoni nenin 70/1 te ligjit: Prane DHKN krijohet regjistri i testamenteve, ne te cilin noteret duhet te regjistrojne testamentet. Pra me qarte se kaq s'behet. Teresia e testamenteve te derguara do te perbeje arkivin.Shtremberimi i ligjeve ne kete menyre do te hape probleme te shumta.

Dėrguar nga shkelzencankja, durres mė 07-08-2013 nė 13:35
kur ne rregjistrojme ne Librin e veprimeve noteriale, si notere, regjistrojme emer mb e tjere, njesoj do behet dhe rregjistrimi i testamentit ne DHKN, nuk thote ligji 131/2013 ne asnje rast se dergohet permbatja e testamentit ne DHKN

Dėrguar nga shkelzencankja, durres mė 07-08-2013 nė 13:01
ne ligjin 131/2013ne asje rat nuk flitet qe permb. e test. do ti behet e ditur DHKN. Fjala regjis. perdoret. Dhe analogjia eshte e thjeshte : " kur ne si mbiemer,atesi dhe lloji akti/veprimit " njesoj eshte edhe per regjistrimin e testamenteve ,pra ligji nuk thote se duhet derguar testamenti. Per me teper,ligji ne nenin 5 thote Krijohet Regjistri Komb. i Test. jo Arkiva Komb. e Test. ( pra qe te cohen test.).
       Shqiperia
25 Tetor 2014
PD, Duma: Në protestë kundër rritjes së çmimit të dritave, të ngrihemi e ti ndalim
Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë kundër rritjes së çmimit të dritave, kundër varfërisë e padrejtësisë që sipas saj, po shkakton qeveria
KOMENTO (2)
       Kosova
24 Tetor 2014
Jahjaga: Zgjidhja e krizës, përgjegjësi e liderëve partiakë
Presidentja e Kosovës i është përgjigjur kërkesës së subjekteve politike të bllokut, të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma
KOMENTO (3)
       Rajoni
25 Tetor 2014
Njė portal fetar ortodoks grek: Enver Hoxha ėshtė i yni
Njė portal fetar ortodoks grek ka marrė pėrsipėr ta cilėsojė Enver Hoxhėn me kombėsi greke. Nė njė shkrim tė botuar nė kėtė portal thuhet se “Enver Hoxha, lindi nė fshatin Dusja, fshat tė cilit mė vonė ju ndryshua emri nė Qefalari, i cili ndodhet nė afėrsi tė Kiato-s sė Korinthit”
KOMENTO (4)
       Bota
25 Tetor 2014
Giscard d’Estaing: Franca rrezikon një krizë të ngjashme me atë greke
Ish-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing theksoi se Franca rrezikonte të ndodhej në situatën që është përballur Greqia dhe do t’i duhet të kërkojë ndihmë nga FMN-ja, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen ”Le Figaro”
KOMENTO
       Sport
25 Tetor 2014
Herolind Shala tjetėr gol, feston si shqiponjė- FOTO
Pas ēdo goli tė shėnuar, gjėja e parė qė i shkon ndėrmend talentit shqiptar, Herolind Shala, ėshtė shqiponja dykrenare
KOMENTO (1)
       Kulture
25 Tetor 2014
Lorenc Bejko: Nuk ka piramida ilire nė Bosnjė, sajesė e turpshme!
Me njė besim tė madh te vetja, me idenė se po ndryshon historinė e njerėzimit, me njė kapele arkeologėsh nė kokė (nga ato pėr mbrojtje nga dielli), me njė qėndrim herė mistik e herė prej Indiana Jones, ai erdh nė Tiranė dhe tha: kam zbuluar piramida ilire nė Bosnjė
KOMENTO (21)
       Metropol
25 Tetor 2014
Mungojnë prangat e thikat, policët i blejnë vetë
Efektivët e policisë, sa herë që u mungojnë mjetet për kryerjen e punës së përditshme, si: thikat, prangat dhe pistoletat paralizuese, i blenë ato vetë, në dyqane specifike në kryeqytet. Kjo vlen edhe për ata punonjës policie që gjatë rrugës i humbasin mjetet e tyre të punës
KOMENTO
       Teknologji
25 Tetor 2014
Maskë per pikat e zeza
Pikat e zeza në fytyrë, të përqëndruara kryesisht rreth hundës dhe mjekrës janë një shqetësim jo vetëm për meshkujt, por edhe femrat. Ne do ju sjellim mundësitë, në kushtet e shtëpisë për të përgatitur maska të ndryshme të cilat largojnë pikat e zeza duke i aplikuar për disa jave
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Michel Platini ėshtė personi mė negative nė sport
 
 
BALKANWEB.TV
Bruksel, Basha takon homologėt nė PPE: Rrėshqitja nga standardet, alarm pėr KE
 
 
BALKANWEB.TV
PD: INUK bandė zuzarėsh qė ėshtė kthyer nė zar tė Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Fitorja e asaj nate mė e madhe se 3 pikė. UEFA minus tė madh vetes para racizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Shqipėria humb 3 pikė, politika dėnon vendimin, AK thirrje pėr protestė
 
 
BALKANWEB.TV
Studentėt e Inxhinierisė nė protestė, kundėr rritjes sė tarifės e mesatares sė Masterit
 
 
BALKANWEB.TV
UEFA: Shqipėria humb 3-0 nė tavolinė ndeshjen me Serbinė, FSHF 100 mijė € gjobė
 
 
BALKANWEB.TV
Zhvesh gruan nudo dhe e detyron tė ec nėpėr fshat
 
 
BALKANWEB.TV
FSHF: Vendimi UEFA i padrejtė, vijojmė luftėn. avokati: Praktikisht Serbia s’ėshtė dėnuar
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkoti, Basha: Kemi propozuar marrėveshje me garanci ndėkombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi shkarkon me votim tė fshehtė Cefėn dhe Lelēajn nga KLD
 
 
BALKANWEB.TV
Prokuroria merr tė pandehur Kristaq Gervenin, mbajti gradėn qė nuk i takonte
 
 
BALKANWEB.TV
Prodhuesit e bukės: Proteinat nuk janė problemi i vetėm, Unioni veproi si monopol
 
 
BALKANWEB.TV
BIRN: Fazllic 1 mln $ 'investim' pėr PD, ua vodhi amerikanėve nė kėmbim tė njė kontrate biznesi
 
 
BALKANWEB.TV
AMA, Peza: Nesėr mblidhemi pėr kryetarin e ri, opozita tė vijė pėr dėgjesat
 
 
 
 
FOTOGALERI
Irani var njė viktimė tė dyshuar tė pėrdhunimit
 
 
FOTOGALERI
Tė dielėn ndryshon ora, do flini njė orė mė shumė
 
 
FOTOGALERI
2-vjeēarja kineze ēdo ditė tetori me kostum tė ndryshėm
 
 
FOTOGALERI
E mrekullueshmja, Gisele Bundchen
 
 
FOTOGALERI
Fytyrat e shėmtuara e e vajzave qė pinė duhan
 
 
FOTOGALERI
Kevin Costner, magjeps nė moshėn 59-vjecare
 
 
FOTOGALERI
Horror nė Raqqa, kufomat me koka tė prera dergjen rrugėve
 
 
FOTOGALERI
Herolind Shala tjetėr gol, feston si shqiponjė
 
 
FOTOGALERI
Enca: Zhveshja ime i pėrshtatet muzikės qė bėj
 
 
FOTOGALERI
Prishtinė, “Plisat” protestojė kundėr vendimit tė UEFA-s
 
 
FOTOGALERI
Hackerat shqiptarė lėshojnė Dronin nė faqen e Qeverisė Serbe
 
 
FOTOGALERI
Bleona me Porsche prej ‘ari’
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me qytetin fantazmė!
 
 
FOTOGALERI
Kur Tulisa tė hipėn mbi shpinė
 
 
FOTOGALERI
Ish Miss Univerisi 67 vjeēe dhe duket si 20
 
 
FOTOGALERI
Vendimi i UEFA, ironizohet keqazi Platini
 
 
FOTOGALERI
Mė nė fund Kate Middleton-it i duket barku
 
 
FOTOGALERI
Scarlett Johansson fotot nudo qė iu grabitėn nė celular