BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
09 Gusht 2013 - 08:10 | LAJME
TRANSLATE
 
Pabarazia e shpërfillur
Nga: ALBIN KURTI
Pabarazia e shpërfillurPas krizës financiare të vitit 2008 që u quajt edhe krizë globale, janë shtuar aq shumë studimet që tregojnë se rritja e pabarazisë në shoqëri e rrit numrin e vrasjeve, numrin e të burgosurve për 1.000 banorë, dhunën në përgjithësi, obezitetin, problemet shëndetësore, numrin e tinejxhereve shtatzëna, analfabetizmin, etj. Kur analizojmë ekonominë, është pabarazia ajo së cilës i duhet kushtuar shumë më tepër vëmendje dhe jo vetëm bruto produktit vendor e bruto produktit vendor për kokë banori. Mirëpo, Qeverinë e Kosovës sigurisht që nuk mund ta kemi aleate: synimi ekonomik i saj nuk është punësimi i popullsisë (si njerëz), por rritja ekonomike (si shifër).
Pabarazia e qytetarëve në aspektin socio-ekonomik është ose pabarazi në të ardhura, ose pabarazi në pasuri, ose të dyja këto (jo vetëm për shkak se vijnë të ndërlidhura). Dallimi në të ardhura përkthehet në dallim në pasuri, i cili mandej rritet: fundja, dallimi në qira e rrit dallimin e pronave që jepen me qira. Pabarazia socio-ekonomike që mbetet e paadresuar konsiston edhe në sistem legal e juridik të pabarabartë, i cili më shumë sesa i korrigjon pabarazitë, i formalizon dhe i pasqyron ato në jetën politike, shoqërore dhe institucionale duke i sforcuar ato.
Dëshira për të bërë para e individëve, dëshira e pervertuar sepse e kufizuar te mjeti i shkëmbimit, nëse nuk kufizohet nga institucionet dhe shoqëria, i shpie në theqafje të dyja këto. Është pikërisht tatimi progresiv, ai i cili na shpëton të gjithëve, madje edhe të pasurit. Duke i pasur njerëzit të pabarabartë në shoqëri, nuk paraqet kurrfarë drejtësie shoqërore trajtimi i barabartë i njerëzve. Kjo është arsyeja pse Alternativa Qeverisëse e Lëvizjes VETËVENDOSJE! parasheh tatim progresiv në të ardhura, duke mos i parë të ndara shtetin zhvillimor dhe shtetin social, përkatësisht prodhimin dhe barazinë. Natyrisht që me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do ta bëjmë tatimin progresiv në llogari të luftimit të informalitetit, por njëkohësisht duke e luftuar në mënyrë të pakompromis informalitetin e duke e zgjeruar bazën tatimore. Prandaj, shteti zhvillimor dhe shteti social e kanë të bashkangjitur aty edhe shtyllën tjetër – shtetin e së drejtës.
Barazia në ekonomi nuk është thjesht çështje etike e zelli moralizues, por edhe funksionim efikas e sukses përfitues. Tregu kosovar gjithsesi do të funksiononte shumë më mirë e do të rritej ndjeshëm, nëse do të kishim më shumë barazi. Të pasurit blejnë pse munden edhe gjëra që nuk iu nevojiten, sidomos gjëra që nuk iu nevojiten. Shpenzimet kryesore i kanë për mallra luksi, të cilat nuk i prodhojmë ne vetë në Kosovë. Më shumë barazi në Kosovë do të rriste edhe fuqinë blerëse aktuale, edhe kërkesën agregate, edhe prodhimin vendor.
Pabarazia është ofenduese. Kur njerëzit trajtohen në mënyrë të pabarabartë, ata fyhen dhe vuajnë. Kjo mandej lë pasoja në ndërtimin dhe zhvillimin e tyre emocional dhe intelektual. Duhet të kemi mirëkuptim për njerëzit që janë të kushtëzuar nga rrethanat e vështira jetësore, por edhe për ata që vuajnë pasojat e zgjedhjeve të gabuara në jetë. Ky mirëkuptim i yni duhet të shprehet në politikat sociale dhe ndarjet buxhetore.
Ata që janë të pasur a të suksesshëm, përgjithësisht besojnë që kjo është për shkak se ata janë të veçantë (për të mirë) përkundër sistemit (i cili është aq larg nga të qenit i përsosur). Mirëpo, po këta njerëz nuk duan t’i shohin të varfërit a të pasuksesshmit si viktimë të po atij sistemi (aq të papërsosur), por sërish si njerëz të veçantë (për të keq). Tipike neoliberale: gjykim i të varfërve me moralin e të pasurve. Kundrim i asistencës sociale duke presupozuar e duke ua përshkruar të tjerëve lakminë e vetvetes së tyre. Mirëpo, s’do mend se kjo gjë tashmë është kontradiktore.
Individualizmi, të cilin e kanë aq shumë për qejf neoliberalët, shikon e thekson dallimet midis njerëzve e jo ngjashmëritë dhe të përbashkëtën e tyre. Individualizmi mbetet i verbër për sa i përket shkakut dhe karakterit të suksesit të individëve. Nuk e sheh dot qysh edhe aftësia njerëzore, edhe produktiviteti njerëzor, janë shoqërore për nga natyra. Multimiliarderi amerikan, Warren Buffett, është ndër të paktit i cili e pranoi këtë gjë, kur deklaroi se po të kishte lindur në Bangladesh, nuk do të bëhej tjetërçka përveçse bujk.
Duke e konsideruar pabarazinë fakt të kryer dhe duke ia vënë barrën e argumentimit dhe arsyetimit atyre që afirmojnë idealin dhe nevojën për barazi, kjo njëmend dëshmon që shoqëria jonë ideologjikisht ndodhet nën kthetrat e neoliberalizmit, por njëkohësisht, edhe dëshmohet se te pabarazia si fakt i kryer s’ka asgjë të natyrshme dhe gjithçka është e imponuar.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Timi, USA mė 09-08-2013 nė 14:50
Me nje fjale komunizem hesapi. Te gjithe te barabarte. Hmmmm Albin ne Shqiptaret e kesaj anes se kufirit Shqiptaro-Shqiptar e provuam kete njehere dhe jo per pak kohe por per 50 vjet. Nuk ndriti gje perkundrazi e beri me keq. Mesoni dicka edhe nga ne ketej se jemi nje komb dhe mire eshte ta degjojme njeri tjeterin. Politika e populizmit nuk e ndihmon kombin shqiptar.
       Shqiperia
02 Tetor 2014
Forcohen masat në luftën kundër pastrimit të parave
Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, i mbledhur të mërkurën nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, mori në shqyrtim raportimin e DPPPP mbi efikasitetin e sistemit parandalues dhe zbatimit të legjislacionit penal kundër pastrimit të parave në vend
KOMENTO
       Kosova
02 Tetor 2014
Mediat zvicerane: Shaqiri e Xhaka mund të luajnë për Kosovën
Futbollistët nga Kosova Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, që luajnë me skuadrën kombëtare të Zvicrës, mund të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës
KOMENTO
       Rajoni
02 Tetor 2014
Greqi, kërkimet për naftë e gaz në Jon, vjeshtën tjetër
Qeveria greke parashikon që kërkimet për naftë dhe gaz në detin Jon të fillojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Ndërkaq, shpallja e tenderit dhe publikimi në gazetën zyrtare të Komunitetit Europian do të bëhet brenda këtij muaji
KOMENTO (1)
       Bota
02 Tetor 2014
Papastërtia në Indi, kryeministri fushatë 5-vjecare për pastrim
Modi, e ka prezantuar fushatën në një prej rrugëve më të varfëra në kryeqytetin Nju Delhi, ndërsa fillimin e kësaj fushate 5 vjeçare e ka bërë më 2 tetor, në përvjetorin e lindjes së heroit të pavarësisë, Mahatma Gandhi
KOMENTO
       Sport
02 Tetor 2014
Mediat zvicerane/ Shaqiri dhe Xhaka mund të luajnë me përfaqësuesen e Kosovës
Futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, që luajnë me skuadrën kombëtare të Zvicrës, mund të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës
KOMENTO
       Kulture
02 Tetor 2014
Panair kulinarie në kalanë veneciane të Butrintit
Në kalanë veneciane të Butrintit në akropol, u zhvillua panairi i kulinarisë tradicionale “Aromë tradite në Butrint”, i organizuar nga Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit, në kuadër të projektit ”Nxitje e aktiviteteve të qëndrueshme"
KOMENTO
       Metropol
02 Tetor 2014
Femra ka gjithmonë një mashkull “rezervë” nëse lidhja aktuale nuk funksionon
Gjysma e femrave kanë një Plan B nëse ndahen nga i dashuri aktual. Ky plan përfshin një mashkull tjetër ku ato mund të ngushëllohen pa kaluar ndonjë depresion
KOMENTO (2)
       Teknologji
02 Tetor 2014
Kina miraton shitjen e iPhone 6
Regullatori telefonik i Kinës miratoi shitjen e iPhone-it sot duke thënë se Apple premtoi të rregullojë reziqet potenciale të sigurisë në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Deputetėt e VLAN nė Kuvend, Mustafa: Seanca javėn tjetėr
 
 
BALKANWEB.TV
"Dėshmitari kyē", Tahiri: Ēėshtja do hetohet, tė ndalen presionet ndaj policisė
 
 
BALKANWEB.TV
Kandidaturat pėr anėtarė tė AMA-s, pėrjashtohet Ndriēim Mehmeti
 
 
BALKANWEB.TV
Kėtė grua nuk e ndalon as ura qė lėviz!
 
 
BALKANWEB.TV
I kėrkoi seks tė miturit, nė kėmbim tė statusit “jetim”, arrestohet kreu i shoqatės
 
 
BALKANWEB.TV
Kosovė, Flora Brovina kėrkon shtyrjen e seancės konstituive
 
 
BALKANWEB.TV
Shembja e Obeliskut, PD protestė ne shesh. Cara: Rama s’e vret dot shpirtin e Kavajės
 
 
BALKANWEB.TV
Vjedhja nė BSH, Braēe: Thirrja e Golemit nė Komision, nė pėrputhje me Kushtetutėn
 
 
BALKANWEB.TV
Projektligji pėr kujdesin paljativ, mjeket: 7 mije raste tė reja me tumore nė vit
 
 
BALKANWEB.TV
Bllokohet kamioni me 2 ton drogė, 16 shqiptarė nė pranga
 
 
BALKANWEB.TV
Crown Agents: Doganat shqiptare kanė bėrė progres fenomenal
 
 
BALKANWEB.TV
Rama nė Fier: Puna ishte nisur nga kėmbėt, brenda mandatit tė parė transformim qytetit
 
 
BALKANWEB.TV
Vrasja e Lamaj, Basha: Dekonspirimi i dėshmitarit kyē akt mafioz
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top tė ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Dhunuan dhe i grabitėn 100 euro tė moshuarit italian, pranga 3 shqiptarėve
 
 
 
 
FOTOGALERI
E dhunshme dhe e tmerrshme konsiderohet video e Adam Levine
 
 
FOTOGALERI
Ashley Robert seksi dhe provokuese pėr FHM
 
 
FOTOGALERI
Saimir Pirgu na tregon misterin e Stonehenge
 
 
FOTOGALERI
Djali romantik, 18 muaj duke kėrkuar ar nė mal pėr unazat e martesės
 
 
FOTOGALERI
George Clooney dhe Amal Alamuddin, ja albumi i damsės pėrrallore
 
 
FOTOGALERI
Macet, yjet e re nė internet
 
 
FOTOGALERI
Babai i vdekur “i lė testament” gishtin e mesit fėmijėve tė tij
 
 
FOTOGALERI
A do tė guxonit tė kaloni nėpėr urėn prej xhami?
 
 
FOTOGALERI
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher bėhen me vajzė
 
 
FOTOGALERI
Aktorja pėrjashtohet nga shkolla, vinte e droguar dhe paguante pėr detyrat
 
 
FOTOGALERI
Transeksuali i penduar: Dua tė kthehem mashkull!
 
 
FOTOGALERI
Vajza nga Teksasi e rrėmbyer para 12 vitesh, gjendet e gjallė nė Meksikė
 
 
FOTOGALERI
Itali, bėjnė selfie pas vjedhjes, arrestohen
 
 
FOTOGALERI
Peshkaqeni kundėr peshkaqenit, sulm ‘kanibal’ nė detin australian
 
 
FOTOGALERI
Itali, bllokohet kamioni me 2 ton drogė, 16 shqiptarė nė pranga
 
 
FOTOGALERI
Magjia e make-up njė tribu Masai nė Londėr
 
 
FOTOGALERI
Mynih, prapa kuintave tė panairit te erosit
 
 
FOTOGALERI
Taksistėt amerikan nė poza, njė vit mes ironise dhe bamirėsisė