BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
21 Maj 2012 - 12:36 | LAJME
TRANSLATE
 
Parimi primar i subsidiaritetit
NGA: ILIR DHIMA
Parimi primar i subsidiaritetitKur mëse një vit përpara, Partia në pushtet e veshi fushatën e saj për të uzurpuar edhe organet e qeverisjes vendore me logon, apo parullën: “I pari, qytetari”, dikush mund mendonte se Partia Demokratike, veçanërisht lideri i saj, do të vepronin andej e tutje sipas përvojave të vyera të demokracisë europiane. Pra, ndokujt mund t’i dukej ajo logo, apo parullë si një reflektim pozitiv i faktorëve politikë në pushtet, pas hedhjes që u kishin bërë prej disa vitesh rresht piketave të një neodiktature të rrezikshme në shërbimin politik dhe ekonomik të një kaste të caktuar. Pra, pas thellimit të një varfërie ekstreme të shumicës së popullsisë në vendin tonë, pas grabitjes në përmasa shqetësuese të pasurisë kombëtare nga një grup njerëzish, pas koncentrimit të kësaj pasurie në duart e vetëm 5 për qind të familjeve shqiptare, pas skandaleve të njëpasnjëshme deri te shpërthimi masiv i armatimeve fare pranë Kryeqytetit ku iu muar jeta dhjetëra qytetarëve të mjerë dhe iu gjymtua ajo qindra të tjerëve, pas vrasjes dhe plagosjes mu në mes të një dite Janari dhe përgjatë një Bulevardi qendror të Tiranës nga selia e Qeverisë të disa shtetasve të pafajshëm që protestonin aspak dhunshëm ndaj politikave të saj etj, etj. Kështu, pas gjithë këtyre bëmave e gjëmave nuk munguan ata që sytë u shfaqnin tek ajo logo, apo parullë, një instrument për ndërtimin e sistemit të decentralizimit, dhe mendja u shkonte që gjithçka do të fillonte të ndryshonte.
Mirëpo, i mjaftueshëm ishte edhe një vit tjetër që tashmë të mos mbetet midis nesh ndonjë njeri aq naiv dhe ëndërrimtar i pafundmë sa të shpresonte se, qeverisjen aktuale nuk e zë as gjumi për të menduar të zgjidhë problemet gjithnjë e më të shumta dhe të vështira që kanë ngërthyer me thonjtë e luanit jetesën e përditshme të qytetarëve të këtij vendi. Në Tiranë, ku vjet u arrit që edhe organet e pushtetit vendor të zaptoheshin më së shumti nëpërmjet deformimit të kuadrit ligjor dhe votës së banorëve kryeqytetas, taksat dhe tarifat e shërbimeve jo vetëm që nuk u ulën, apo nuk u pakësuan, por u shtuan dhe u rritën së tepërmi. Ashtu sikurse ka ndodhur në shkallë vendi, çka pasqyrohet te treguesit e përgjithshëm të të ardhurave që kanë zbritur në nivele minimale historike dhe nuk duket ndonjë pengesë për zbritjen e mëtejshme tërë vrik të tyre. Nuk duket ndonjë pengesë, përderisa organizmat financiare ndërkombëtare, përkundër gjepurave të përhershme të Qeverisë shqiptare, parashikojnë që për këtë vit rritja ekonomike e vendit tonë do të kapë shifrën jo më të madhe se sa 0.5 për qind, ose katër herë më të ulët se sa mesatarja e vendeve të Rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore. Nuk duket ndonjë pengesë, përderisa disa agjenci të Kombeve të Bashkuara, përkundër logoreve të përvitshme të Qeverisë shqiptare, konstatojnë që në këtë vend ka mbi 100 mijë familje, të cilat jetojnë në varfërinë më ekstreme dhe numri i tyre vjen në rritje. Nuk duket ndonjë pengesë, përderisa në indeksimin “Catch Up” që synon të japë përgjigje për pyetjen se sa po u afrohen 10 vende ish - komuniste standardeve të BE – së ku ato synojnë të aderojnë, këto ditë edhe publikimi i studimit të një instituti europian të Shoqërisë së Hapur e lë Shqipërinë, përkundër trumbetimeve të Qeverisë së saj, bashkë me Bosnjë – Hercegovinën në fund të listës me 27 pikë dhe me 6 pikë pas Maqedonisë e Malit të Zi.
Ajo që shton edhe më tepër dozat e pesimizmit është vijimësia e veprimtarisë legjislative të Qeverisë dhe mazhorancës legjislative në dëm të aspiratave të të gjithë qytetarëve për një jetë më të mirë dhe në veçanti të grupeve të interesit për mbarëvajtje të bizneseve e të punësimit, përfaqësuesit e të cilave rrallë ftohen për t’u konsultuar, apo dëgjuar dhe akoma më rrallë pasqyrohen vërejtjet e tyre në aktet ligjore e nënligjore. Përkundrazi, ajo që shton edhe më tepër dozat e trishtimit është ndryshimi i ligjeve për favorizim të hapur të disa gishta dore njerëzish që duhet të shpien ujë te mulliri i Vuçidolit. Ose grabitja e paskrupullt e pasurive të përbashkëta, në emër të dhënies të (alias) tenderave (më saktë, eleminimit të tyre) dhe piramidës së licencave ca kompanive me background - e dhe bilance të dyshimta, të cilat si kliente të këtij pushteti e lënë një pjesë të fitimit për pasurimin e paimagjinueshëm të ofiqarëve të tij. Madje, për këtë qëllim edhe një pjesë e të ardhurave që ligjërisht duhet t’i kalojnë buxhetit të shtetit u ngarkohet për t’i mbledhur disa shoqërive, të cilave nuk dihet ku u mbaron ky emërtim nga pikëpamja civile dhe ku u fillon ai nga terminologjia juridike. Të përmendësh këtu fakte konkrete dhe raste diskrete, qoftë edhe të kohëve të fundit, do të ishte diçka e papërshtatshme sepse përshkrimin e tyre jo vetëm që nuk mund të nxënë vëllime të tëra literature, por edhe se sa më thellë të futesh, aq më tepër indinjata ta zhbjerr edhe dëshirën për të kërkuar drejtësi, drejtësinë sociale dhe atë që mbështetet në të drejtën e kodifikuar. Të gjitha këto, tek e fundit shprehin nivelin e ulët të demokracisë në Shqipëri.
Në këtë kuadër, me gjendjen e krijuar dhe të konsoliduar drejt jo një të ardhmeje më të mirë, por të një prapambetjeje që të trondit, vështirë të flitet me bindje se me këtë qeverisje do të ketë dikur brenda vendit vërtet një kontroll politik të lidhur ngushtë me kontrollin juridiksional. Vështirë të flitet me bindje për një korrelacion të tillë primar në funksionimin e një shteti demokratik të kohëve moderne, përderisa në Shqipëri nuk ka ende, veç të tjerash, edhe një kontroll mbi subsidiaritetin. Më keq akoma, as nuk zbatohet dhe as nuk favorizohet ky parim rregullator i ushtrimit të kompetencave, ndoshta se përgjithësisht nuk njihet, apo se ndoshta zyrtarët shqiptarë nuk duan ta njohin. Sidoqoftë, për dijeni të lexuesit s’do të ishte e tepërt të sqarohej këtu, qoftë edhe tengancialisht, që nocioni i subsidiaritetit mbështetet në idenë, sipas së cilës kompetencat shtetërore në të gjitha nivelet dhe rrafshet duhet të ushtrohen sa më pranë qytetarëve. Ndonëse analistë të ndryshëm të së drejtës kanë shkruar që ky koncept daton që në periudhën e Aristotelit (disa të tjerë nuk shkojnë më tej se sa koha e Tomas D’Aquin – it), futja e tij në doktrinën dhe jurisprudencën e të drejtës europiane komunitare ka ndodhur relativisht vonë, pas hartimit të Traktatit të Romës. Ndërsa, në mënyrë të nënkuptuar, ai ishte i pranishëm kur duhej përcaktuar se në çfarë niveli do të ushtrohej çdo kompetencë, dhe kur prezumohej që autoritetet e ngarkuara me ndarjen e kompetencave veprojnë në mënyrë racionale, duke zgjedhur nivelin më të përshtatshëm. Aktualisht, që me hyrjen në fuqi të Traktatit të Bashkimit Europian, subsidiariteti paraqitet më së pari si shprehje e parimit të afërisë, sipas të cilit vendimet duhet të merren sa më pranë qytetarëve. Madje, më 25 Tetor të vitit 1993, Parlamenti, Këshilli i Ministrave të Jashtëm dhe Komisioni Europian përfunduan një marrëveshje ndërinstitucionale për zbatimin e këtij parimi.
Pa u zgjatur me arsyet e futjes së konceptit, apo institutit të subsidiaritetit dhe kontrollit mbi të në veprimtarinë e Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian, si edhe me një sërë pyetjesh që kanë lindur gjatë analizës së elementeve të këtij parimi, duhet theksuar se zbatimi i tij përbën një kërkesë edhe për shtetet aspirante për t’u pranuar në BE. Në këtë optikë institucionale mund të vlerësohen edhe renditja dhe rëndësia e përmbushjes nga Shqipëria të 12 prioriteteve të caktuara në Marrëveshjen BE – Shqipëri të nënshkruar Nëntorin e kaluar në Bruksel. Pra, përkatësisht, përfundimi i reformës zgjedhore që presupozohet t’i presë rrugën shmangies së verdiktit të qytetarëve në proceset elektorale të ardhshme, e domosdoshme është që të mos i kapërcejë limitet e vendosura për këtë javë. Ashtu sikurse nuk mund të vonohet as miratimi i Rregullores së Kuvendit, si instrument i funksionimit të institucionit më të lartë të demokracisë përfaqësuese. Në këtë kuadër, për t’i hapur këtij vendi horizontet e zhvillimit, si edhe qytetarëve të tij të drejtën që u takon, përparësi të veçantë merr edhe zgjidhja e problemit të pronës. Ashtu sikurse nuk pret më pavarësia e organeve gjyqësore për zgjidhjet e drejta të konflikteve dhe për luftën e vendosur ndaj korrupsionit etj, etj.
Në këtë këndvështrim, zgjedhja konsensuale e Presidentit të ri të Republikës, ndonëse nuk shënohej në 12 prioritetet e Marrëveshjes së Nëntorit të kaluar, të njëjtës rëndësie primare i takon, aq më tepër që në dispozitën e parë të kapitullit përkatës të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcaktohet në mënyrë eksplicite, se: “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Kështu, vetëm i zgjedhur me një mbështetje sa më të gjerë në Kuvend, pra domosdoshmërisht me votat e jo më pak se tre të pestat e gjithë deputetëve mund të justifikohet mandati që populli sovran i ka dhënë këtij institucioni. Pretendimet personale, qoftë edhe të kryeministrit – lider i mazhorancës parlamentare, si edhe shtigjet procedurale aty nga mbarimi i periudhës 60-ditore për këtë zgjedhje dhe zgjidhje kushtetuese, me gjasë do të krijonin konflikte të thella politike, që mund të pasoheshin me refuzimin për të tretin vit radhazi të statusit të kandidatit zyrtar për në Bashkimin Europian. Rrjedhimisht, edhe me një kolaps të plotë ekonomik, që asnjë popull nuk mund ta dëshirojë.
Prandaj, në këto kushte kundërshtish dhe dredhish jo vetëm për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, por edhe për miratimin përfundimtar ligjor të reformave prioritare brenda afateve të përcaktuara, e vetmja rrugë që do t’i mbetej Kryeministrit dhe ca vasalëve të bindur të tij do të ishte ndërprerja (me apo pa dëshirën e tyre) e mandatit legjislativ dhe qeverisës. Sepse qytetarët e këtij vendi e aspirojnë atë status dhe në një kuptim të tillë vendimet duhet të merren sa më pranë tyre e sa më të mira për ta. Ky është teorikisht dhe praktikisht nocioni i subsidiaritetit, që krahas aplikimit të parimit të proporcionalitetit me asistencën e institucioneve Europiane dhe nën mbikëqyrjen e tyre shumë shpejt do të niste t’u imponohej zyrtarëve shqiptarë për ta njohur dhe zbatuar pa mëdyshje atë.
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
23 Shtator 2014
Publikohet video e dhunės ndaj Strazimirit. Ja si e godasin Ndoka e Ndreu! -VIDEO
Pasi Prokuroria ka ngritur akuzė ndaj deputetėve tė PS-sė Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, pėr goditjen e deputetit tė PD-sė Gent Strazimiri, del nė dritė edhe videoja ku deputeti goditet nė ambientet e Kuvendit
KOMENTO (17)
       Kosova
23 Shtator 2014
PDK heq dorë nga posti i Kryeparlamentarit
PDK i ofron postin e Kryekuvendarit LDK'së dhe shprehet e gatshme për bashkëqeverisje me të gjithë, por nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit.
KOMENTO
       Rajoni
23 Shtator 2014
"Monstra", Jashari: Vendimi në shkallën e dytë të jetë transparent
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka kërkuar që të merren parasysh faktet dhe provat rreth rastit “Monstra” dhe ata të bëhen transparente apo publike për opinionin e gjerë.
KOMENTO
       Bota
23 Shtator 2014
Tony Blair: Kjo s’është luftë mes myslimanëve e krishterëve
Ish kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se vendimi i presidentit amerikan, Barack Obama, për të bombarduar Sirinë, është i drejtë.
KOMENTO
       Sport
23 Shtator 2014
Treshja e lumtur Messi para një ‘selfie’
Lionel Messi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me familjen e tij. “Duke e kaluar pasditen me familjen”, shkroi Messi, në fotografinë me bashkëshorten, Antonellan dhe djalin e tyre, Thiago.
KOMENTO
       Kulture
23 Shtator 2014
Komedia muzikore “Vincent”, 125 vjet pas vdekjes së Van Goghut
Një komedi muzikore mbi piktorin me vesh të prerë, Vincent van Gogh, do të shfaqet në vitin 2015 në kuadrin e përvjetorit të vdekjes së tij në jug të Francës, 125 vite më parë, njoftuan organizatorët
KOMENTO (1)
       Metropol
23 Shtator 2014
Studimi: Meshkujt tullacë janë më të mirë në shtrat
Një studim më i fundit tregon se meshkujt tullacë janë më të mirë në shtrat, sesa ata që kanë flokë. Studimi i publikuar në ‘Journal of International’ studiuesit amerikanë gjetën meshkujt tullacë që kanë më pak gjasa për të zhvilluar tumoret e testikujve.
KOMENTO (4)
       Teknologji
23 Shtator 2014
Karta Salt, ja si të siguroni telefonin inteligjent
Nëse doni që askush të mos përdorë telefonin tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një fjalëkalim, ose në disa raste apo tek disa telefona, ju mund të përdorni skanerin e gjurmëve të gishtërinjve. Me pajisjen SALT siguria mund të vendoset në një tjetër nivel.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Nishani: Shqipėria po promovon pėrdorimin e energjisė sė rinovueshme
 
 
BALKANWEB.TV
News 24 publikon videon e dhunės ndaj deputetit, Strazimiri
 
 
BALKANWEB.TV
Java: Skandali i SHISH, Rama, Meta, Basha dhe Tahiri nėn pėrgjim
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Garancia pėr CEZ, qeveria rėndon xhepat e shqiptarėve
 
 
BALKANWEB.TV
Lufta antikorrupsion, Hoffman: Pa sukses nėse vetėm bisedohet. Rama: Kemi nisur reformat
 
 
BALKANWEB.TV
Tė pandehur 3 deputetė, Ndoka-Ndreu grushta Strazimirit. Veliaj ndėrtim pa leje
 
 
BALKANWEB.TV
Dyshohet pėr eksploziv nė makinė, ish- gruaja e kėrcėnoi ‘do tė hedh nė erė’
 
 
BALKANWEB.TV
Komisioni i Ekonomisė diskuton rishikimin e buxhetit, Cani: Bėheshin planifikime tė fryra
 
 
BALKANWEB.TV
Vlore, dyfishohen kėrkesat pėr arsimin profesional
 
 
BALKANWEB.TV
Tahiri-Ndėrkombėtareve: Investoni qė ta asgjėsojmė drogėn qė nė mbjellje
 
 
BALKANWEB.TV
Beqaj: Barnat? Po ka mungesa nė QSUT, mbulim me barna alternativė
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, djali i mėsueses plagos me pistoletė nė shkollė nxėnėsen 17-vjeēare
 
 
BALKANWEB.TV
Dorėhiqet live nga TV, gazetarja: Do luftoj pėr legalizimin e kanabisit
 
 
BALKANWEB.TV
Kinė, njė ėmbėlsirė si vepėr arti, flokė sheqeri bėhet njė lule
 
 
BALKANWEB.TV
Publikohet video e njė shqiptari duke ekzekutuar njė maroken nė Milano
 
 
 
 
FOTOGALERI
Kirurgu estetik: Kelly Brook, modelja me gjoks perfekt
 
 
FOTOGALERI
Aktorja e filmave porno: Clooney nuk ėshtė gay
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga topless dhe transparente nė Belgjikė
 
 
FOTOGALERI
SHBA fillojnė sulmet ajrore kundėr Shtetit Islamik nė Siri
 
 
FOTOGALERI
Londra, qyteti mė i shtrenjtė nė botė
 
 
FOTOGALERI
Fjolla Morina kopja e Kim Kardashian
 
 
FOTOGALERI
Ambiciet pėr nudizėm tė Cara Delevigne
 
 
FOTOGALERI
Rita Ora pjesė e jurisė nė “The Voice of UK”
 
 
FOTOGALERI
Dyshohet pėr eksploziv nė makinė, gruaja e kėrcėnoi pas ndarjes ‘do tė hedh nė erė’
 
 
FOTOGALERI
Foto epike nė plazh
 
 
FOTOGALERI
Studentja ruse mbulon Mercedesin me njė milion kristale Swarovski
 
 
FOTOGALERI
Qeni tėrhiqet zvarrė me makinė, pamjet indinjojnė web-in
 
 
FOTOGALERI
Shtretėrit mė tė veēantė nė botė
 
 
FOTOGALERI
Google, njė doodle per tė inauguruar vjeshtėn
 
 
FOTOGALERI
Fotoja e parė e Beyonce shtatzėnė me Blue Ivy nė bark
 
 
FOTOGALERI
Dorėhiqet live nga TV, gazetarja: Do luftoj pėr legalizimin e kanabisit
 
 
FOTOGALERI
Nga mashkull kthehet nė femėr, mbi 100 ndėrhyrje pėr tė pasme bombastike
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me vajzen qė ka tre gjokse