BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
22 Nėntor 2011 - 15:50 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Pavarësia dhe sindromi i Vlorës
Nga: FATMIR TOÇI
Pavarësia dhe sindromi i VlorësPas pak ditësh Shqipëria hyn në vitin e 100-të që nga shpallja e Pavarësisë së saj; një ngjarje e madhe për ta përjetuar çdo komb që rend drejt lirisë dhe demokracisë dhe që i ka këto cilësi në themel të ndërtimit të shtetit dhe shoqërisë dhe si aspirata për të ardhmen. I madh e i vogël në këtë vend e di se Vlora pati fatin dhe meritën të ngrinte e para flamurin e pavarësisë dhe të formonte kabinetin e parë qeveritar të shtetit të sapoformuar me plakun e urtë të Vlorës, Ismail Qemalin në krye. Duket që i vetmi njeri që nuk e di, nuk do ta dijë, apo bën sikur nuk e di është kryeministri i vendit, z. Sali Berisha. I pozicionuar gjithnjë e më shumë kundër Vlorës dhe vlonjatëve gjatë dy dekadave të jetës së tij politike, përpos denigrimit në politikat e tij ekonomike në zhvillimin harmonik të vendit, përveç “vlerësimeve” të çartura për kontributin historik në shekuj të trevës dhe figurave të saj përfaqësuese, para pak ditësh ai hodhi shashkën e radhës për nevojën e ngritjes se një monumenti të Pavarësisë në kujtim të kësaj ngjarjeje të madhe, në qendër të të cilit duhet të përjetësohet, sipas tij, figura e Mbretit Zog, për kontributet e tij të mëdha në pavarësinë e vendit.
Vlora, Mbreti Zog dhe Monumenti i Pavarësisë
Vlora do të duhej të shpallej kryeqytet i vendit përgjatë vitit 2012, padyshim në një vend ku politika nuk do të ishte në krizë dhe do të funksiononte sipas normave të demokracisë. Por, pa folur akoma për “harresën” e madhe të kësaj qeverie ndaj Vlorës, si shenjë e një hakmarrjeje primitive për qëndrimet e saj atdhedashëse në të gjitha momentet kulmore të historisë së Shqipërisë, do të përpiqesha të kuptoja pse kjo lajthitje e kryeministrit të vendit për të ngritur një tjetër monument Pavarësie dhe çfarë do të kërkonte figura e të vetëshpallurit mbretit Zog në qendër të këtij memoriali, në një kohë kur ai ishte akoma një adoleshent në nëntorin fatlum të vitit 1912. Kur kujtojmë një ministër të tij të kulturës pak kohë më parë që kërkonte eshtrat e Plakut të Vlorës nëpër Evropë, ato eshtra që prehen që nga koha e Zogut në sheshin pranë monumentit të Pavarësisë, na bën të mendojmë që qeverinë e Berishës e ka zënë prej kohësh sindromi i Vlorës, kompleksi apo frika nga një krahinë dhe një popull me shpirt të madh, që nuk i duron ata që shesin atdheun për interesat e tyre.
Të vendosësh figurën e Zogut në qendër të një monumenti për pavarësinë e vendit do të ishte njësoj sikur të vendosje figurën e Sali Berishës në qendër të një memoriali për Luftën Nacionalçlirimtare. Së pari, kjo nuk përkon me datat historike, pasi Ahmet Zogu ishte vetëm 17 vjeç kur u hodhën themelet e shtetit të ri shqiptar. Së dyti, Zogu, për të mos u rrezikuar pushteti i tij eliminoi njëri pas tjetrin me dhjetëra patriotë me kontribute të drejtpërdrejta në pavarësinë e Shqipërisë. Mjaft të përmendim emrat e patriotëve: Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Avni Rustemi e shumë e shumë të tjerë.
Po pse e adhuron kaq shumë dhe nuk lë vend pa e promovuar z. Berisha figurën e Zogut? Ka disa arsye, por më e mundshmja është se te figura e Ahmet Zogut, z. Berisha sheh modelin, jo të qeverisjes së tij, por të rrugës që ndoqi me vota të blera e manipulime të tjera për t’u bërë zot e mbret në këtë vend. A nuk vepron me të njëjtën mënyrë kryeministri i sotëm, i cili e mban pushtetin me vota të vjedhura dhe manipulime të të gjitha llojeve? Idhulli i z. Berisha erdhi me pehlivanllëqe nga kreu i qeverisë në krye të një monarkie që u ngjall nga votat e deputetëve të trafikuar, njësoj siç ndodh edhe sot me “të zgjedhurit e popullit”, madje edhe në nivele vendore, si në këshillat komunale, bashkiake apo në konstituimin e Këshillave të Qarqeve. Duket si ëndrra e Berishës për të ndjekur të njëjtën rrugë, edhe pse jemi në kohët moderne dhe aspirata e shprehur qartë e popullit shqiptar është sistemi demokratik, republika dhe jo monarkia.
Nga ana tjetër, Zogu erdhi në pushtet me forcën e armëve të trupave serbe në dhjetorin e vitit 1924. Berisha është i njohur për bashkëpunimin me qeverinë e Beogradit, madje edhe gjatë krizës në Kosovë, kur makineria ushtarake serbe shtypte popullin kosovar, që ishte ngritur për liri e pavarësi e vetëvendosje, mbahej me naftën e dërguar nga Shqipëria, duke thyer edhe embargon e vendosur nga NATO. I të njëjtës natyrë me mbretin Zog shfaqet qeveria e sotme edhe në rastin kur, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin është e gatshme të shesë edhe vendin, interesat kombëtare dhe çdo gjë tjetër. Për të njëjtat qëllime, qeveria e sotme, njësoj si mbreti Zog që i fali Shën Naumin Serbisë që e solli në pushtet me bajonetat e saj, edhe z. Berisha ishte i gatshëm, madje e firmosi marrëveshjen e turpit për shitjen e ujërave territoriale jugore të Shqipërisë, për më shumë suport për pushtetin e tij dhe si shprehje e qeverisjes së tij servile ndaj të huajve.
Një fakt i rëndësishëm që z. Berisha e harron gjithmonë kur ekzaltohet pas figurës së Zogut, është mënyra se si ai e braktisi vendin në kohën kur populli kishte më shumë nevojë për të. E thënë shqip e troç “harron” se si ia mbathi për të shpëtuar kokën, duke marrë me vete edhe gjithë arin e bankës së shtetit dhe duke i lënë shqiptarët që të përballen vetë, pa ushtri e qeveri me pushtuesit fashistë që erdhën “për të shpëtuar shqiptarët nga mbreti i tyre”. Madje është i vetmi mbret midis monarkive të Evropës që nuk arriti të ngrejë një qeveri në mërgim për të organizuar nga jashtë, rezistencën kundër pushtuesve apo më vonë kundër regjimit komunist që u rivendos pas Luftës së Dytë Botërore.
Vlora dhe Festa e 100-vjetorit
Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë kësaj periudhe dhe kam qenë në pritje të mësoj për programin e festimeve të qeverisë shqiptare me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Për çdo komb do të ishte një vit feste, veprimtarish të mëdha dhe masash të veçanta për këtë rast. Do të duhej një program i veçantë që duhej të fillonte nga Vlora, nga gjeneza e shtetit shqiptar, por që do të duhej të përfshinte edhe Tiranën dhe gjithë vendin. Kemi parë se në çdo shtet normal kështu veprohet. Hartimi i buxhetit të vitit të ardhshëm ishte rasti më ideal për ta mbështetur këtë program, por asgjë nuk pasqyrohet në të. Kryeministri ka folur e debatuar gjatë për një godinë të re të Kuvendit dhe për një stadium modern kombëtar, të dyja në Tiranë. Padyshim që nuk jemi kundër tyre, edhe pse ajo puna e Kuvendit të ri kërcet dhe lidhet me shembjen e njërit prej simboleve të arkitekturës në Shqipëri, Piramidës, dhe largimit prej saj të njërës prej mediave më të njohura që nuk i shkon pas fillit, lajthitjeve politike të z. Berisha. E shohim të nevojshme ngritjen e një stadiumi të ri kombëtar dhe kjo na gëzon, edhe pse ndërtohet në Tiranë, por me ato “200 milionë fonde të ngrira”, siç është shprehur ministri i Kulturës, nuk mund të bëhen as një palë shkallë e jo më një stadium i tërë dhe me arredime moderne bashkëkohore. Nga ana tjetër, nuk i kishte shkuar askujt ndër mend (veç z. Berisha) se ëndrra parësore e Plakut të Vlorës, themeluesit të shtetit shqiptar para 99-vjetëve. do të ishte zhvillimi i futbollit dhe sporteve të tjera (!). Dhe në një vend si Shqipëria që nuk ka mundur asnjëherë që t’i kalojë ndeshjet në grup në garat ndërkombëtare, që nuk ka politika të qarta për perspektivën e zhvillimit të sporteve, që ia ka lënë faturën financiare në derë pushtetit vendor, që bën mbështetje qesharake të sportistëve në përfaqësimet ndërkombëtare e plot të tjera.
Asnjë mbështetje nga Ministria e Kulturës. Për të qeshur apo për të fyer Vlorën në zërat analitikë të buxhetit të 100–vjetorit të themelimit të shtetit i jepen Vlorës vetëm tre milionë lekë për rikonstruksionin e Muzeut të Pavarësisë, si dhe 500 mijë lekë për pajisjet e nevojshme të këtij muzeu. Dhe asgjë tjetër.
Vlora dhe nevojat e saj jetike
Ka vite që Vlora nuk e ndien dorën e shtetit. E lënë në harresë dhe që t’i zgjidhë vetë hallet e saj, qyteti me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit është ndodhur prej vitesh midis fluksit të madh të pushuesve nga brenda dhe jashtë vendit dhe disa nevojave të ngutshme infrastrukturore. Dhe këtu e kemi fjalën kryesisht për mbështetjen me investime, për përfundimin e autostradës Fier–Vlorë, e cila duhej të ishte vënë në funksionim që para 5 vjetësh; për rrugët brenda dhe në periferi të qytetit, veçanërisht për unazën e vogël dhe një unazë të madhe për të çliruar trafikun në vijën bregdetare nga Vlora deri në Orikum, si dhe sistemimin përfundimtar të aksit transballkanik brenda qytetit; furnizimin me ujë dhe energji elektrike, zgjidhjen e problemit të vendgrumbullimit të mbetjeve urbane, zgjidhjen e problemit të derdhjeve të ujërave të zeza në det, pastrimin e zonës së Pyllit të Sodës nga mbetjet kimike të rrezikshme për shëndetin e njerëzve etj. Të gjitha të mundshme, që duheshin bërë prej kohësh për t’i dhënë një frymëmarrje tjetër zhvillimit të turizmit në të gjithë Jugun e Shqipërisë. Të fryhesh me shifra të fandaksura disa milionëshe turistësh që paskan mësyer “mbretëreshën e turizmit” për njerëz që kanë kaluar kufirin për nevojat e tyre, për ata që kalojnë tranzit nga vendet e ndryshme të Evropës drejt Kosovës, apo ata kosovarë e shtetas maqedonas që shkojnë në Ulqin gjatë sezonit të verës është një demagogji e dalë mode, kur mendon se sa pak u ofron kjo qeveri zhvillimeve turistike, madje se në çfarë katastrofe e ka futur turizmin me politikat e papërgjegjshme të saj dhe oreksin për të grabitur çdo gjë, duke krijuar edhe konflikte pa fund me pronarët e ligjshëm, të cilët ndjehen të kërcënuar në vatrën e tyre.
Edhe për atë zhvillim që ka marrë turizmi në rrethin e Vlorës gjatë kësaj periudhe duhet t’u përulemi me respekt e mirënjohje operatorëve privatë, nismës dhe kontributit të tyre për të zhvilluar qytetin dhe për të mbajtur familjet e tyre, si dhe përpjekjeve të pushtetit vendor për të investuar, edhe pse nuk u mbështet asnjë prej projekteve të saj nga qeveria, dhe ka bërë aq sa ka mundur për qytetin dhe në interes të qytetarëve të saj.
Por ka edhe rrugë të tjera që qeveria mund ta ndihmojë Vlorën, nëse vërtet mendon për të, zhvillimin e turizmit në këtë zonë dhe në interes të zhvillimit harmonik të vendit. Dhe më të rëndësishmet janë heqja dorë nga investimet e gabuara, synimet grabitqare dhe politikat destruktive për një vend që ka si përparësi zhvillimin e turizmit. Ndërtimi i TEC-it në vijën e ujit dhe brenda Gjirit të Vlorës, pa u marrë këtu me koston dhe inefektivitetin në kurriz të shqiptarëve për një vepër jorentabël, në një vend që mund të ndërtoheshin komplekse turistike unikale në Rajon, ideja barbare për ngritjen e portit dhe parkun e kontenierëve duke shfarosur 6 milionë rrënjë pishash 70–vjeçare që janë frymëmarrja e qytetit, instalimi i parqeve eolike në Karaburun dhe kurorën e qytetit, si kufij makabër për ndalim-kalimin e turistëve janë vetëm disa prej hapave që nuk duhet të marrë qeveria nëse do ta ndihmojë seriozisht Vlorën, vlonjatët dhe gjithë shqiptarët.
Sindromi i Vlorës për pushtetarët
Duke u kthyer te ngjarja e madhe e 100–vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit dhe ndarjes përfundimtare nga Perandoria Otomane, pjesë e të cilës Shqipëria ishte për 5 shekuj, është e dukshme, madje fare hapur tendenca e kryeqeveritarit të sotëm për ta injoruar Vlorën si vendin ku lindi shteti shqiptar, si qyteti që i dha vendit qeverinë e parë, si dhe themeluesin e kryetarin e parë të kësaj qeverie, Plakun e Vlorës, një figurat më të njohura, më të dashura dhe më të vlerësuara nga shqiptarët kudo që janë. Roli dhe rëndësia e burrit të Vlorës 100 vjet më parë, që rrojti dhe u shua me ëndrrën për mëvetësinë e Shqipërisë, nuk mund të errësohen, aq më tepër të injorohen e përbalten nga një kryeministër që shfaqet shpesh i papërgjegjshëm dhe i është poftisur shqiptarëve duke ua bërë jetën atyre gjithnjë e më të vështirë. Protagonizmi i tij për të qenë politikan, por kurrë shtetar, mjek por jo human, specialist në të gjitha fushat, por fare i përciptë, historian, studiues, kritik arti e letërsie e çdo gjë tjetër nuk merret më seriozisht në Vlorë; madje është kthyer në burim humori. Vlonjatët i dinë mirë kontributet e të parëve të tyre në breza, janë koshientë për vendin që zë kjo datë në historinë e Shqipërisë, e dinë mirë kontributin, dhe rëndësinë e një prej pinjollëve më të shquar të familjes së madhe të Vlorajve, ndaj dhe e kanë kthyer atë në emblemë të burrërisë, urtësisë dhe mençurisë kombëtare.
Vlonjatët i dinë mirë punët dhe detyrat e tyre dhe, padyshim, do të dinë si ta nderojnë e ta festojnë këtë ngjarje të madhe që jo çdo brez do ta kishte fatin ta përjetonte. T’ia japësh apo t’ia mohosh Vlorës vendin që i takon në një ngjarje si kjo, është në nderin ose në turpin e kësaj qeverie që me sa duket e ka bërë zgjedhjen e saj. Insinuatat e herë pas hershme të kreut të mazhorancës së sotme për të anashkaluar ngjarje të mëdha që kanë ndodhur në këtë trevë, mohimi i kontributit për peshën që kanë mbajtur vlonjatët përgjatë historisë, por edhe në Luftën për çlirimin e vendit, përbaltja e figurave më të shquara të kësaj lufte, dhe sidomos vendi që i tregoi Vlora qeverisjes rrënuese të tij në vitet e hidhura 1996 - 1997 janë shprehje edhe të frikës e të kompleksit që e ka mbërthyer kreun e qeverisë së sotme sa herë i kujtohet Vlora. Është kjo frikë dhe ky kompleks që e ka mbërthyer z. Berisha, të kthyera tashmë në një sindrom qeverisës, sindromin e Vlorës, për qeveritarët që përdorin shtetin dhe pushtetin për të shfryrë mllefet dhe inatet e tyre, në përpjekje për ta qetësuar sadopak nga ankthi shpirtin e tyre të trazuar nga mëkatet që kanë bërë gjatë ushtrimit të këtij pushteti.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Zeka, Zvicer mė 23-11-2011 nė 13:38
Ne menyren si e ka perdorur duket se ky politikan nuk e njeh kuptimin e fjales sindromė.

Dėrguar nga Tropojani, gotheburg(Suedi) mė 23-11-2011 nė 12:34
Per ty tocin emigrantin dhe shkodranin!
Komunizmi e la vendin mbrapa jam ndakort shkodren e roberoi e masakroi A.zogun e beri tradhtare.Deri ketu ndakort.Me mendimet krahinore veriu o ul vlerat dhe ju mohuan shum ne monizem kete e dim gjith!
Tani mendoni ju se ne duhet te hakmerremi????Te humbim ato vlera qe ka pavaresia?Apo te ndertojme nji monument ne mes te tiranes me ne krye mbretin Zog si clirimtare??
A.Zogu pagoi gjyshin e Besnik mustafes te vriste Bajram Currin -Kjo eshte ngjallje vllavra

Dėrguar nga ermal, tiranee mė 23-11-2011 nė 08:32
I dashur Fatmir,
Shume njerez e njohin cinizmin tuaj. Por se shkon deri te percarja kombetare dhe nxitja e urrejtjes krahinore per hir te pushtetit te munguar, kete nuk e kam menduar! Eshte turpi i botes t'i thuash vetes politikan, se sa per intelektual dhe atdhetar e di sesa vlen!

Dėrguar nga vullnet, Shkoder mė 23-11-2011 nė 07:44
6 milionė rrėnjė pishash 70–vjeēare

per te kuptuar sa rrene shoku Toci beni arithmetike.I bie te jene mbjelle ne 1941 nga E nveri me 200 petritat.Toci te thojne vetem nje luftar dhe nje pushke qe ka shkrehur Vlora per pavaresine.Per tropojanin gjithe Tropoja e di se Bajram Currin e kane shite dhe vra gjysherit etij pra vete tropojanet e pa bese

Dėrguar nga emigrant mė 23-11-2011 nė 07:20
Ky zoteria Toc kujton se Vlora eshte kerthiza e botes.Nje krahinarizem e militantizem komunist teper i njohur ne Shqiperi dhe i bere objekt barcoletash.Komuniste sigurisht nuk pati vetem ne Vlore. Nga vete komentet e shohim se te tille ka edhe nga Tropoja. Tocin me sa duket nuk e ha meraku per Vloren, por per piramiden e Enverit qe Berisha ka vendosur ta shkatroje e ne vend te saj, per 100 vjetorin e pamvaresise, te ngreje tempullin e demokracise, parlamentin e ri.

Dėrguar nga pajtim, Fier mė 23-11-2011 nė 04:39
Ti Ggg, shkruaje me mire emrin Kkk

Dėrguar nga Tropojani, gotheburg(Suedi) mė 23-11-2011 nė 00:18
Disa gjera qe ndodhin ne shqiperi neve mergimtarve na lene pa gjume qofte edhe ne skandinavi!Bajram Curri me aq mundesi qe kishte ndertoi nji kanal vadites dhe nji mulli e fali ne tropoje,i dha vendit dhe kombit lavdi dhe liri.
-Po leme se ceshte shkruar ne monizem.Gjyshi im me tregonte se ne Tropoje per 15 vjet A.Zogu zberi asgje kete e din dhe berisha asnji rruge asnji shkolle qender mjeksore.Vec tjerave vrau bajram currin dhe ngjalli vllavrasje.O Sali.R.Berisha mos fol ne emer te tropojes

Dėrguar nga Tropojani, gotheburg(Suedi) mė 22-11-2011 nė 23:47
Jam krenar Tropojan por jo politikan ate qe e shoh me sy dhe ndigjuar di ta shkruaj.Di te them nji gje se Tropojanet e vertet kane rrespekt per Vloren dhe vlonjatet se nga ai vend kane lindur trima bujare dhe vec tjerave pavarsia e munguar 500 vjecare!Shteti i pare shqiptare u Formua ne Vlore.Zogu erdhi nga beogradi vrau masakroi dhe vet tropojen me vrasjen e bajram currit e roberoi!Nuk e di se cmendim ka Sali berisha por A.Zogu rrezoi me forca serbe qeverine demokratike te F.nolit dhe B.Currit!

Dėrguar nga Tropojani, gotheburg(Suedi) mė 22-11-2011 nė 23:35
Kush te doje te thote cte doje sjam politikan por tropojan me arsim te lart ne shqiperi dhe ne skandinavi por nji gje te dije e gjith shqiperia se Tropojanet patriote trashgimtaret e patriotve te arsimuarit undyra e tropojes kemi rrespekt,miqesi familjare ku mbi 300-400tropojan e tropojane jane mbartuar me njeri tjetrin dhe cben politika nuk na intreson,por me vjen keq qe nuk e vlereson heroin e dyte Ismail Qemail Vlora.Vlores i takon lavdia liria nderi historia..turp te kete ai qe flet me shum

Dėrguar nga Ggg, Durres mė 22-11-2011 nė 20:25
Mire qe na e zbulove se Berisha u fshihka pas figures se Zogut... por pse nuk e thua po kaq troc edhe per vete se ti po fshihesh pas Enver Hoxhes? Apo ju pelqen juve socialistave te sulmoni kohen e mbreterise ne menyre te njeanshme e te tejskajshme?
       Shqiperia
23 Prill 2014
Gjykata Speciale, familja e “Shtėpisė sė Verdhė”: Kėrkojmė drejtėsi
Miratimi i Gjykatės Speciale nė Kosovė, pėr hetimin krimeve tė luftės, ka nxitur reagimin e familjes Katuēi. Familjarėt e sė ashtuquajturės “Shtėpia e verdhė”, nė Gurrė tė Vogėl tė Matit, ėshtė akuzuar nga Dick Martit, pėr trafik organesh gjatė kohės sė luftės
{4:24127}

KOMENTO (1)
       Kosova
23 Prill 2014
Varrezat masive të Rashkës, shtohet perimetri i kërkimeve
Ekipet e mjekëve ligjorë kanë zgjeruar perimetrin e hetimeve për trupa të shqiptarëve në Rashkë të Serbisë, pasi që sot u rrënua ndërtesa e ndërtuar mbi këtë varrezë masive
KOMENTO
       Rajoni
23 Prill 2014
Global Peace Index: Vendet mė tė pasigurta nė Evropė, Shqipėria renditet e 69-ta
Global Peace Index (Indeksi Global i Paqes) ka publikuar raportin e saj vjetor nga Institutit pėr Ekonomi dhe Paqe ku cilėsohen vendet mė tė pasigurta nė Evropė
KOMENTO (4)
       Bota
24 Prill 2014
Parulla naziste në xhaminë që po ndërtojnë shqiptarët
Në kantierin ku është duke u ndërtuar një qendër e besimtarëve myslimanë shqiptarë në Payerne, të kantonit Vaud, janë shkruar parulla neonaziste
KOMENTO
       Sport
24 Prill 2014
Manchester Unitedi duhet të mendojë për Benitezin
‘Rafael Benitez duhet të angazhohet në postin e trajnerit tek Manchester United’. Kështu është shprehur në një prononcimi, ish-mesfushori i Liverpoolit, Dietmar Hamann
KOMENTO
       Kulture
23 Prill 2014
Kontrata individuale 3-mujore, artistėt e Operas dhe Ansamblit nė protestė
Mėse 250 artistė tė Teatrit tė Operas dhe Baletit dhe Ansamblit kanė protestuar pasditen e kėsaj tė mėrkure pasi mė here gjatė ditės, ju propozuan kontrata pune 3-mujore. Ilir Kerni thotė se ky ėshtė keqkuptim dhe se asnjė artist nuk do largohet nga puna por nuk mohoi ekzistencėn e kėtij vendimi. Njėsoj reagojnė edhe aktorėt e Teatrit Kombėtar
{4:24124}

KOMENTO (3)
       Metropol
24 Prill 2014
Rezultati i takimit të parë shihet pas 12 minutash
Sipas një studimi të fundit të bërë me 2000 beqarë dhe beqare rezulton se personit i duhen 12 minuta për të kuptuar nëse ai ose ajo është i interesuar për ju apo jo
KOMENTO
       Teknologji
23 Prill 2014
Ashensori më i shpejtë në botë- 95 kate për 43 sekonda
Kompania Hitachi po planifikon të krijojë një ashensor në Kinë, që sipas saj do të jetë më i shpejti në botë. Sipas kompanisë ky ashensor do të shkojë në katin e 95-të për 43 sekonda
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Gjykata Speciale, familja e “Shtėpisė sė Verdhė”: Kėrkojmė drejtėsi
 
 
BALKANWEB.TV
Mallakastėr, digjet me benzinė automjeti i kreut tė Komunės Fratar
 
 
BALKANWEB.TV
Anėtarėsimet nė PD, Basha: Tė kristalizojmė idetė tona pėr zhvillimin
 
 
BALKANWEB.TV
Artistėt e TOB, protestė pėr kontratat. Kerni: Asnjė nuk do tė largohet nga puna
 
 
BALKANWEB.TV
Komisioni i Ligjeve, Kryeprokurori Llalla: Shqetėsim, nxjerrja e sekretit hetimor
 
 
BALKANWEB.TV
INUK shemb njė ndėrtesė nė Ksamil, pritet prishja e tre tė tjerave
 
 
BALKANWEB.TV
Grabitja nė Paskuqan, rrėfen kryefamiljari: Si na kėrcyen ‘Maskat’ mbi krevat
 
 
BALKANWEB.TV
Pogradec, INUK tenton tė prishė lokalin, 3 gra me 1 fėmije kėrcėnojnė se do hidhen nga godina
 
 
BALKANWEB.TV
Ēuēi: Reforma territoriale s’ka lidhje me zgjedhoren, Rauning: Bashkėpunoni
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Ekonomia nė rėnie, Rama-Meta tė hapin sytė ose tė pėrballen me pasojat
 
 
BALKANWEB.TV
Kur fantazma ndjek ndeshje futbolli nė stadium
 
 
BALKANWEB.TV
Kosovė, parlamenti voton pėr Gjykatėn Speciale
 
 
BALKANWEB.TV
Jo vetėm lajme! Ja gafat gjatė transmetimit live nė televizion
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyshi i Bleona Matės: Kam informacione se ėshtė nė Turqi, po e kėrkoj vetė
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 23 prill
 
 
 
 
FOTOGALERI
Varrezat masive tė Rashkės, shtohet perimetri i kėrkimeve
 
 
FOTOGALERI
16-vjeēari obez i pėrplas kokės tė dashurėn nė mur gjatė aktit
 
 
FOTOGALERI
Johnny Depp romatik pėr ditėlindjen e sė fejuarės
 
 
FOTOGALERI
Fustani i Rita Orės kthehet nė telajo
 
 
FOTOGALERI
Dhjetė filmat nė historinė e kinemasė, ku “numėrohen” tė vdekurit
 
 
FOTOGALERI
Qytetarė na fotografoni! Boomerang i policisė sė New York-ut
 
 
FOTOGALERI
Kryeministri italian, Renzi me xhinse nė konferencėn pėr shtyp
 
 
FOTOGALERI
“Qyteti i tė vdekurve”, kėto vila s’blihen nga askush
 
 
FOTOGALERI
Shkruajnė SOS nė rėrė, pesė australianė shpėtojnė mrekullisht
 
 
FOTOGALERI
Selfie-mania gjithmonė e mė seksi, ja fotografimi i gjoksit
 
 
FOTOGALERI
“People”: Lupita Nyong’O, femra mė e bukur nė botė
 
 
FOTOGALERI
Fytyra e vėrtetė e njė ēifti, fushatė shokuese kundėr dhunės ndaj gruas
 
 
FOTOGALERI
Tila Tequila shtatzėnė, tregon foto nė facebook
 
 
FOTOGALERI
Jonida Maliqi sėrish brune
 
 
FOTOGALERI
Diktatori fėmijė, zbulohet albumi i fėmijėrisė sė Kim Jong Un
 
 
FOTOGALERI
Ambasadori italian shijon bukuritė e Shqipėrisė, rafting nė Skrapar
 
 
FOTOGALERI
Sri Lankė, arrestohet dhe dėbohet turistja angleze me tatuazhin e Budės
 
 
FOTOGALERI
Tė presėsh veshjen, tendenca e re nė Hollywood