BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
08 Shtator 2010 - 12:31 | LAJME
TRANSLATE
 
Rapsodi pa lavdi për luftën me lepuj e lepurushe
NGA: KICO BLUSHI
Rapsodi pa lavdi për luftën me lepuj e lepurusheNdërsa në Spanjë po diskutohet ndalimi me ligj i ndeshjeve tradicionale me dema, ne Shqiperi po promovohet një sport i ri, i paparë dhe samëska fantazmagorik: përditë e përnatë po shohim e dëgjojmë nëpër ekrane, gazeta e foltore kacafytje mes lepujsh dhe lepurushesh partiakë të hakërryer si kurrë ndonjëherë. Jo, nuk vriten lepujt me çifte nga gjuetarët nëpër pyje, sipas këngës “mora çiftenë, do dal për gjah”… As nuk rrihen dhe as nuk zihen për fyti e për qimesh lepujt tanë të telekomanduar që shfaqen në publik me ngulmin të provojnë dhe të na bindin se korrupsionin në këtë vend e paskan bërë ata vetë, natyrisht jo luanët dhe as ujqërit, dmth shefat e tyre, por lepujt e lepurushet që janë vetshpallur ndërkohë si armiq të ndërsjellë… Sigurisht në shënjestër përherë do të jenë ata që “nuk janë me ne”, pikërisht ata lepuj që i përkasin një tjetër stani, dmth një tjetër partie…Nga të dy stanet, ama, vjen e njëjta erë e qelbur…
E jo vetëm kaq, por edhe antikorrupsionin do ta kryejnë po ata, -lepujt dhe lepurushet e partive,- ata që e kanë lëkurën ose blu, ose rozë, ose të dyja ngjyrat bashkë...E pra, tash për tash nuk ka pikë dyshimi që të dy palët nuk kanë për të falur askërkënd po qe fjala për luftën antikorrupsion… Dosje, fakte, dokumente, shifra, harta, projekte, firma, emra, kompani, kërcënime, akuza, kundërakuza…këto do të kalojnë përditë nga goja e një lepuri te buzët e një lepurusheje…Aq të pamëshirshëm ngjajnë lepurushët shqiptarë të antikorrupsionit, sa të krijohet bindja se nesër nuk do të gjendet vrimë miu ku mund të futen ata lepuj që do të cilësohen hajdutë e ato lepurushe të përfshira në korrupsion… Në këtë betejë të pashëmbullt edhe gjuetarët e mediave, edhe gjykatësit e prokurorët e asaj që alla quhet Drejtësi, le më ne qytetarët e zakontë, ndjehemi të shastisur e nuk na mbetet tjetër veç të bëjmë sehir para ekraneve këtë gjueti jo shtrigash, por lepujsh të animuar…
Mes nesh ky nuk quhet më paradoks: sepse ne e dijmë që sot një lepur ka më shumë zë, ndikim dhe fuqi se e gjithë Prokuroria e Përgjithshme, se KLSH, apo ILDKP… Ja përse tolerancë zero me siguri do të na premtohet edhe njëherë në zgjedhjet e pritshme për pushtetin vendor ndaj gjithë atyre lepujve dhe lepurushëve të damkosur si armiq, ndaj lepujve e lepurusheve që kanë guxuar të ndyjnë buzët me atë që quhet korrupsion. Lufta mes lepujve qënka e pamëshirshme, paçka se gjithsesi ka për të mbetur përherë një luftë e rrëndomtë mes…mes lepujsh të tredhur…!
***
Iku vapa me gushtin e ja tek po vjen vjeshta; por, me sa duken bathët, edhe dimri ka për t’u përcjellë nga një betejë e paparë dhe e parreshtur mes lepujve e lepurusheve të dy partive të mëdha të përfshira në dilemën hamletiane: cili lepur dhe cila lepurushe ka ngrënë, ka abuzuar, ka vjedhur më shumë? Nuk flitet për karrota, as për lulelakër, ushqim tejet i pëlqyer nga lepujt natyralë, por për prona të tundshme e të patundshme, për toka e për konçensione, për miliona euro, madje edhe për miliarda…Vetëm rryshfeti që jep ose merr një lepur i sotëm, sipas vetë deklarimeve publike të lepujve ofiqarë, i kapërxeka edhe njëqind milion eurot! E pra, çfarë lepujsh gjigandë e të babëzitur paskan qënë këta tanët? Kjo pyetje nuk habit më njeri në këtë vend të mrekullueshëm, ku lepujt, në vend të karrotës hanë pallate, ku në vend të lulelakrës lepurushet gëlltisin hidroçentale!
Ka ardhur koha të thuhet: Lum kush është lepur! O sa mir’ me ken’ nji lepur partie! Shpejt do të vijë dita që nënat shtatzëna të urohen: “T’u bëftë nesër fëmija një lepur!”…Sepse, të kesh fatin të të emërojnë me gradën “lepur partie”, është më mirë se të të bëjnë akademik apo Nder i Kombit! Sepse një lepur i tillë domosdoshmërisht do të quhet i mençur…Sepse një lepurushe partiake, sado e brishtë të duket, nuk mund të përfytyrohet dot pa pasuri, pa prona e pa pushtet të pakontrolluar…Çiftja bam e lepujt gam! E pra, po të kesh fatin që kryetari i një partie të madhe, -nuk ka asfarë rëndësie në do të emërohesh lepur i pozitës apo opozitës,- të të shpallë lepur të partisë, automatikisht do të jesh edhe VIP, edhe zëdhënës, edhe zëmarrës, edhe i paprekshëm, dmth: i drejtë, i ndershëm, i plotfuqishëm, i pasur, pronar, i përkorë, dhe, vetkuptohet, edhe i shquar! Prandaj nuk do të ishte keq sikur në vend të Nder i Kombit, Presidenti i Republikës të akordonte dekoratën: ‘Lepur i shquar i Kombit’, apo ‘Lepur - mjeshtër i madh i Punës’!
***
Ndeshjet tradicionale të Shqipërisë së mesme me gjela janë zëvëndësuar qëllimisht nga regjisorët e politikës së sotme me luftën e ndërsjellë të lepujve e lepurusheve, me siguri për të krijuar një tjetër efekt, edhe pluralist, edhe demokratik; e njëkohësisht edhe magjik…Është shpallur pra lufta finale e lepujve me njëritjetrin, natyrisht jo vetëm për qëllime elektorale, por edhe mediatike. Në një shoqëri ku të gjithë janë bërë pis, edhe më i pafajshmi do të mbajë erë e do të duket fajtor; sepse aty ku sundojnë lepujt, është budallallëk të kërkohet drejtësi e aq më pak barazi para Ligjit. Ky është qëllimi përfundimtar i kësaj beteje oruelliane mes lepurushësh të xhindosur në fermën tonë të kafshëve që ndryshe quhet politikë: ai që arrin të bëhet lepur, është ku e ku më i rëndësishëm e më i pushtetshëm se ai që e quan veten njeri normal.
Nuk ka fantazi njerëzore që mund të përfytyrojë një sundim të tillë mediatik e politik të lepurushëve nga lepurushët. Andaj nuk ka natë e nuk ka ditë të mos shohim jo një, po disa ndeshje “për jetë a për vdekje” mes lepujsh besnikë. Nuk besoj të ketë një vend tjetër në botë ku lepurat japin çdo ditë konferenca për shtyp kundër njëritjetrit. “Nxirre lepurin nga barku!”…”Ti je lepur!”…”Lepuri i partisë tuaj është më i korruptuar se lepuri ynë”… ”Lepuri i Familjes ka gllabëruar jo një, po disa hidroçentrale!...”, “Ku fle lepuri juaj, zoti kryeministër?”…”I bëjmë thirrje kryeministrit të nxjerrë lepurin nga qeveria”…”Ku fle ti dhe ku fle lepuri yt, zoti Rama? Përgjigju!”…”Sa mijë metra katror ndërtime ka ngrënë lepuri juaj, zoti Rama? Përgjigju!”…E sigurt është që e fituar nga kjo kërleshje e radhës ka për të dalë ajo parti dhe ai lider që ka më shumë lepuj trima, sypatrembur dhe kordhëtarë! Vërtet nuk ka pyll pa derra, po ja që nuk u bëka dot as politikë efektive pa lepuj e lepurushe!
Dikur populli ynë i mençur, punëtor e liridashës ka kujtuar se është e pamundur të bëhet stan me lepuj, por ja që u bëka jo vetëm stan, po edhe qeveri, edhe pozitë, edhe opozitë, edhe Kuvend e sidomos partira me lepuj e me lepurushe të talentuar që i japin kuptim e vlerë jo vetëm lirisë së fjalës, por edhe pluralizmit e demokracisë së brendshme e të jashtme të partive! Sepse sa më shumë lepuj e lepurushe të ketë një parti, aq më e fortë është, aq më shumë unitet ka, aq më i sigurt, i paprekshëm, i pagabueshëm, i pazëvendësueshëm, dmth i përjetshëm do të ndjehet kryetari! Ndoshta stan me lepuj qëmoti nuk bëhej dot, sepse një babëzi, pafytyrësi e grykësi e tillë te kafshë aq të buta, të vogla, të brishta e paqësore, si janë lepurushet natyralë, nuk është parë e dëgjuar…E pra, morali i kësaj fabule me lepura e lepurushe të politikës është fare i qartë: kur janë kaq të babëzitur, dmth kaq të korruptuar lepurushët partiakë, si mund të fajësohen ujqërit, dhelpërat, derrat apo qoftë edhe krokodilët e Strazburgut?!
Sigurisht kjo betejë e pashëmbullt do të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhme për pushtetin vendor. Të tjerë lepuj dhe të tjera lepurushe kanë për të dalë në skenë për të na argëtuar e edukuar. Mund të ndodhë edhe që ndonjë lepurush të ikë në drejtim të paditur, por gjithsesi pa lepuj e pa lepurushe që sillen si luanë nuk kemi për të mbetur.
***
Krejt ndryshe nga lepujt natyralë, lepujt partiakë nuk ka çark që i kap, nuk vriten me çifte mediatike, nuk ia krisin vrapit nga frika e ndonjë dhelpre; ata dhe ato nuk kanë as frikë, as turp, as drojë…Nuk ka gjuetar, gjykatës apo prokuror që mund t’i kapë lepurushët e politikës në befasi, aq më pak në gabim. Lepurushët tanë nuk bëjnë as lapsuse, aq të sigurt ndjehen, edhe kur thonë broçkulla. Sot për sot vetëm lepujt kanë të drejta absolute, janë ata/ato që mund të vënë pikat mbi çdo ‘i’, ata/ato që mund të zënë pusi, të ngrehin kurthe, të të kapin papritur e pakujtuar në çark, të gjuajnë pas shpine me çiften e shpifjeve këdo, madje edhe gjykatësit, edhe prokurorët, këdo pra që “nuk është me ne”…Ja përse koha punon për lepujt; me siguri edhe koha është marrë me konçension nga lepujt, në mos është privatizuar dhe ne nuk e kemi marrë vesh…Ja përse edhe qeveria, opozita, mediat, organet e Drejtësisë, etj., nuk e vrasin mendjen të punojnë për interesat e vendit e të qytetarëve, por detyohen të vihen nën hyqmin e lepujve e lepurusheve të partive! Nuk paska sistem më të përçudnuar e më të vështirë për të mbijetur me nder e, pse jo, edhe për t’u përballur me dinjitet se një sistem politik që drejtohet e sundohet totalisht nga lepujt e lepurushet e partive! Në këtë situatë më duket se më shumë se çdo arsyetim shkojnë këto vargje të Brehtit: “Luftova me luanët dhe fitova/ me gjakun tim ushqeva çimkat/ për të më ngrënë, më hëngrën mediokrit…(në këtë rast duhet zëvendësuar fjala ‘mediokrit’ me fjalën ‘lepujt’, ndonëse, në fakt, shumëkush e kupton vetë se është e njëjta gjë).
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga kastriot, usa mė 10-09-2010 nė 01:07
SI GJITHNJE, MBETET KICOJA QE KA QENE. KETO GJERA I DI,I SHIKON DHE I KUPTON CDO SHQIPTAR. NUK ESHTE SE KICOJA THOTE NDONJE GJE QE NE S'E DIME.
PO PSE NE CDO SHKRIM TE TIJ JEPEN VETEM KONSTATIMET QE BEJNE "MUUUU" NE SHQIPERI DHE NUK JEPET NJE RRUGEZGJIDHJE OSE DHE VETE KICOJA TE VEPROJE PER TE ZGJIDHUR TE PAKTEN NJE PROBLEM QE AI NGRE?

Dėrguar nga Klodi, boston mė 09-09-2010 nė 13:47
Per komentin do ta permblidhja perfundimisht me shprehjen e gazetarit ne kete artikull se : " .. Nuk ka gjuetar,gjykates apo PROKUROR qe mund ti kape lepurushet e politikes ne befasi e aq me pak ne gabim".Kjo per mendimin tim eshte thelbi i gjthckaje ne kete tymnaje leprash.Fakti eshte se ka nje denoncim nga selmanllari per aksionet 20 % dhene tanleprit te bosit bashkiak don mafiozit erama dhe prokuroria faktikisht eshte LEPURI kryesor ne kete beteje per te arrestuar leprat e korruptuar.

Dėrguar nga Dritan, Tirane mė 09-09-2010 nė 12:10
Jam plotesisht dakort me autorin.Por ke haruar se lepujve, here u jepet karrote e here kamzhik.
Dritani

Dėrguar nga Vlora, Vl mė 09-09-2010 nė 10:52
Rishikoni prioritetet pastaj merruni me observimet letrare. Do tu besoja shume sikur te shkruash per Derrat e lumtur (si ata qe jetojne ne Viene psh) apo si ca qyqe qe vetem vrer nxjerrin ne kete beteje te padrejte politike. Keto artikuj me duken si ca muahabete shterpe kafenesh. Ke degjuar gje per Gerdecin ku u dogjen femijet te gjalle? Keto jane dilemat baze te shqerise ndersa juve merreni me ca lepuj nderkohe qe ujqit dhe cakallet po bejne kerdine.Ky pozicion i barazlarguar politik vjen ere.

Dėrguar nga Elti, Milano mė 08-09-2010 nė 12:53
:) URIME :)
me pelqeu artikulli z.KICO te pakten arrin te shkepus nje buzqeshje per te cilen cdo kush ka nevoje. Buzqeshje jo me kuptimin po me pershkrimin e goditur.
       Shqiperia
25 Tetor 2014
Mungojnë prangat e thikat, policët i blejnë vetë
Efektivët e policisë, sa herë që u mungojnë mjetet për kryerjen e punës së përditshme, si: thikat, prangat dhe pistoletat paralizuese, i blenë ato vetë, në dyqane specifike në kryeqytet. Kjo vlen edhe për ata punonjës policie që gjatë rrugës i humbasin mjetet e tyre të punës
KOMENTO
       Kosova
24 Tetor 2014
Jahjaga: Zgjidhja e krizës, përgjegjësi e liderëve partiakë
Presidentja e Kosovës i është përgjigjur kërkesës së subjekteve politike të bllokut, të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma
KOMENTO (3)
       Rajoni
25 Tetor 2014
Kryeministri serb:Vendimi i UEFA-s tregoi se shqiptarët janë fajtorë
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar vendimin e marrë nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ai thotë se fakti që UEFA dënoi Shqipërinë me humbjen në tavolinë, tregon se shqiptarët janë fajtorë për atë që ndodhin në Beograd
KOMENTO (1)
       Bota
25 Tetor 2014
Horror në Raqqa, kufomat me koka të prera dergjen rrugëve
Në zonat e Sirisë ku ISIS ka themeluar shtetin e tij po propagandohet me trupa me koka të prera. Pamjet horror me trupa të varur në kangjella apo të shtrirë në tokë, ku mungojnë kokat ndodhen gjithandej në Raqqa-n e kontrolluar nga xhihadistët
KOMENTO (2)
       Sport
25 Tetor 2014
Herolind Shala tjetėr gol, feston si shqiponjė- FOTO
Pas ēdo goli tė shėnuar, gjėja e parė qė i shkon ndėrmend talentit shqiptar, Herolind Shala, ėshtė shqiponja dykrenare
KOMENTO
       Kulture
25 Tetor 2014
Lorenc Bejko: Nuk ka piramida ilire nė Bosnjė, sajesė e turpshme!
Me njė besim tė madh te vetja, me idenė se po ndryshon historinė e njerėzimit, me njė kapele arkeologėsh nė kokė (nga ato pėr mbrojtje nga dielli), me njė qėndrim herė mistik e herė prej Indiana Jones, ai erdh nė Tiranė dhe tha: kam zbuluar piramida ilire nė Bosnjė
KOMENTO (15)
       Metropol
25 Tetor 2014
Herolind Shala tjetėr gol, feston si shqiponjė- FOTO
Pas ēdo goli tė shėnuar, gjėja e parė qė i shkon ndėrmend talentit shqiptar, Herolind Shala, ėshtė shqiponja dykrenare
KOMENTO
       Teknologji
25 Tetor 2014
Maskë per pikat e zeza
Pikat e zeza në fytyrë, të përqëndruara kryesisht rreth hundës dhe mjekrës janë një shqetësim jo vetëm për meshkujt, por edhe femrat. Ne do ju sjellim mundësitë, në kushtet e shtëpisë për të përgatitur maska të ndryshme të cilat largojnë pikat e zeza duke i aplikuar për disa jave
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Michel Platini ėshtė personi mė i keq nė sport
 
 
BALKANWEB.TV
Bruksel, Basha takon homologėt nė PPE: Rrėshqitja nga standardet, alarm pėr KE
 
 
BALKANWEB.TV
PD: INUK bandė zuzarėsh qė ėshtė kthyer nė zar tė Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Fitorja e asaj nate mė e madhe se 3 pikė. UEFA minus tė madh vetes para racizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Shqipėria humb 3 pikė, politika dėnon vendimin, AK thirrje pėr protestė
 
 
BALKANWEB.TV
Studentėt e Inxhinierisė nė protestė, kundėr rritjes sė tarifės e mesatares sė Masterit
 
 
BALKANWEB.TV
UEFA: Shqipėria humb 3-0 nė tavolinė ndeshjen me Serbinė, FSHF 100 mijė € gjobė
 
 
BALKANWEB.TV
Zhvesh gruan nudo dhe e detyron tė ec nėpėr fshat
 
 
BALKANWEB.TV
FSHF: Vendimi UEFA i padrejtė, vijojmė luftėn. avokati: Praktikisht Serbia s’ėshtė dėnuar
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkoti, Basha: Kemi propozuar marrėveshje me garanci ndėkombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi shkarkon me votim tė fshehtė Cefėn dhe Lelēajn nga KLD
 
 
BALKANWEB.TV
Prokuroria merr tė pandehur Kristaq Gervenin, mbajti gradėn qė nuk i takonte
 
 
BALKANWEB.TV
Prodhuesit e bukės: Proteinat nuk janė problemi i vetėm, Unioni veproi si monopol
 
 
BALKANWEB.TV
BIRN: Fazllic 1 mln $ 'investim' pėr PD, ua vodhi amerikanėve nė kėmbim tė njė kontrate biznesi
 
 
BALKANWEB.TV
AMA, Peza: Nesėr mblidhemi pėr kryetarin e ri, opozita tė vijė pėr dėgjesat
 
 
 
 
FOTOGALERI
E mrekullueshmja, Gisele Bundchen
 
 
FOTOGALERI
Fytyrat e shėmtuara e e vajzave qė pinė duhan
 
 
FOTOGALERI
Kevin Costner, magjeps nė moshėn 59-vjecare
 
 
FOTOGALERI
Horror nė Raqqa, kufomat me koka tė prera dergjen rrugėve
 
 
FOTOGALERI
Herolind Shala tjetėr gol, feston si shqiponjė
 
 
FOTOGALERI
Enca: Zhveshja ime i pėrshtatet muzikės qė bėj
 
 
FOTOGALERI
Prishtinė, “Plisat” protestojė kundėr vendimit tė UEFA-s
 
 
FOTOGALERI
Hackerat shqiptarė lėshojnė Dronin nė faqen e Qeverisė Serbe
 
 
FOTOGALERI
Bleona me Porsche prej ‘ari’
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me qytetin fantazmė!
 
 
FOTOGALERI
Kur Tulisa tė hipėn mbi shpinė
 
 
FOTOGALERI
Ish Miss Univerisi 67 vjeēe dhe duket si 20
 
 
FOTOGALERI
Vendimi i UEFA, ironizohet keqazi Platini
 
 
FOTOGALERI
Mė nė fund Kate Middleton-it i duket barku
 
 
FOTOGALERI
Scarlett Johansson fotot nudo qė iu grabitėn nė celular
 
 
FOTOGALERI
Shtėpia mė e vogėl nė botė, 340 mijė euro pėr 17 m²
 
 
FOTOGALERI
Si i ati dhe i biri, ja ngjashmėria e yjeve
 
 
FOTOGALERI
Ēmend motra e Kim, ēfarė bukuroshe!