BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
11 Shtator 2010 - 14:12 | LAJME
TRANSLATE
 
Reformat e munguara në qeverisjen vendore
Nga: AFRIM KRASNIQI
Reformat e munguara në qeverisjen vendoreTIRANE- Dekretimi nga Presidenti i datës 8 maj 2011, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri hap një dritare të re debati politik e institucional. Pushteti vendor, me gjithë peshën e tij të vogël kushtetuese në raport me pushtetin qendror, mbetet një nga pushtetet më të fuqishme në sistemin tonë politik. Organizimi ynë territorial dhe administrativ e bën pushtetin vendor shumë më të rëndësishëm për qytetarin, sesa vetë pushteti politik. Qytetarët interesohen për qeverinë, parlamentin, Presidentin, por interesi i tyre ditor është toka, prona, taksat, puna, mësimi, kujdesi shëndetësor, nxjerrja e dokumenteve identifikues, ujë-sjellësi, ndihma sociale, pensioni, dhe të tjera shërbime, të cilat realizohen nga pushteti lokal. Të zgjedhurit lokalë banojnë aty me qytetarët, kanë njohje personale, janë produkt i zgjedhjeve direkte dhe kështu, kanë një marrëdhënie më specifike me qytetarët – zgjedhës, sesa vetë deputetët apo ministrat.

Problematika e pushtetit vendor është e madhe dhe e gjithanshme; Shqipëria vuan nga modeli i centralizuar i pushtetit, qeverisja qendrore ende ruan me fanatizëm pushtetet që duhet të jenë lokale, midis dy pushteteve ka më shumë konkurrencë politike e administrative sesa bashkëpunim mbi të njëjtin interes. Për ta bërë më të thjeshtë, një kryetar bashkie në Itali, Gjermani, Poloni, Hungari dhe sidomos në SHBA, ka kompetenca dy herë më të mëdha sesa një kryetar Bashkie në Shqipëri. Në krahasim të brendshëm, pushteti vendor i periudhës së republikës dhe monarkisë shqiptare (1920-1939) ka pasur 1.5 herë më shumë pushtet real sesa modeli aktual (2010). Nëse qeverisja qendrore emëron mësuesit, mjekët, nëpunësit e taksave, drejtuesit e ujësjellësit, punonjësit socialë, zyrtarët e sigurimeve dhe pensioneve, etj, kryetarit të njësisë vendore i mbetet të merret vetëm me gjelbërimin, kanalizimet dhe shoferin e tij. Ky është një problem madhor që kërkon zgjidhje të plotë e të qëndrueshme, dhe që duhej të ishte tematikë kryesore e debatit politik dhe e axhendës parlamentare.
Aspekti i dytë lidhet me decentralizimin financiar. Praktikat e deritanishme sipas të cilave qeverisja qendrore përcakton limitet bazë të buxhetit vendor është demode dhe në kundërshtim me frymën kushtetuese. Decentralizim do të thotë se vetë njësia vendore përcakton rregullat e taksave, tatimeve, investimeve publike, ndihmës sociale, etj, natyrisht brenda kuadrit financiar kombëtar. Së dyti, është një model që aplikohet në shumë vende demokratike, sipas të cilit njësia vendore me potenciale të mëdha ekonomike, është përfituese e parë të këtyre burimeve. P.sh, nëse një qytet ka minierë, porte apo hidrocentrale, prej të cilave përfiton i gjithë vendi, me ligj duhet t’i mundësohet atij qyteti të ketë përfitim special prej kësaj pasurie. Modeli aktual sipas të cilit asete të tilla quhen publike dhe merren 100% nga qeverisja qendrore, është abuziv, shpreh një mentalitet të vjetër dhe krijon padrejtësi sociale. Ja p.sh, një qytet i varfër si Bulqiza me mineralet e saj zë vend me rëndësi në eksportet e vendit, por vetë njësia vendore nuk përfiton asgjë. Kjo reformë kërkon gjithashtu vullnet dhe analiza ekonomike, bazuar në një konsensus të gjerë parlamentar.

Aspekti i tretë lidhet me organizimin vendor. Ne sot kemi disa dhjetëra komuna që ekzistojnë në kundërshtim me ligjin (nuk kanë numër të mjaftueshëm banorësh). Shteti harxhon para për administratën e tyre, zgjedhjet atje janë fiktive, ndërkohë që kemi njësi të tjera vendore me të njëjtin trajtim, edhe pse kanë peshë e përgjegjësi 2-5 herë më të madhe. Kemi dhjetëra bashki të vogla (shpesh vetëm 10-20 pallate), dhe rreth tyre fshatra ose njësi banimi që konsiderohen territor komune. Koncepti i Bashkisë duhet të jetë më i gjerë, dhe një shkrirje e qyteteve – bashki me komunat ngjitur do të ishte një zgjidhje optimale me interes të dyanshëm. Ministria e Brendshme duhet të propozojë në qeveri shkurtime drastike të njësive vendore, sipas kriterit ligjor të popullsisë dhe lidhjeve gjeografike.
Me modelin e qeverisjes vendore lidhet edhe piramida e pushteteve vendore në Shqipëri. Ne kemi një model unik dhe jofunksional të organizimit vendor. Qytetarët votojnë për kryetarët e njësive dhe këshillin, qeveria emëron prefektin mbikëqyrës ndaj njësive të zgjedhura dhe me një model përfaqësimi joreal mbajmë në këmbë institucionin e këshillit të Rrethit. Nga tre pushtete vendore vetëm kryetarët e njësisë zgjidhen, dy të tjerat janë produkte politike. Ekzistenca e kësaj piramide vetëm sa e burokratizon qeverisjen vendore, krijon hallka shtesë, ngadalëson proceset, nxit rivalitetin politik e ligjor, si dhe krijojnë pengesa për qytetarët të cilëve u kërkohen më shumë firma, më shumë komisione, më shumë procedura. Shumë vende të tjera kanë sistem më të thjeshtë: kryetar Bashkie, këshill dhe një autoritet qendror të votuar dhe me kompetenca të mëdha (guvernatori në SHBA). Mbretëria e Zogut e zgjidhi këtë me një kryetar bashkie dhe një prefekt të fortë, kurse modeli aktual tek ne, si një bashkim hibrid institucionesh, mbetet një model i dështuar.
Reforma thelbësore administrative kërkohen edhe në aspekte të tjera të qeverisjes lokale, siç janë raportet midis administratës politike dhe civile, midis bashkive të mëdha dhe atyre të vogla, midis Bashkisë Tiranë dhe minibashkive, midis komunave të mëdha e të vogla, midis njësive vendore që zgjerohen me banorë dhe atyre që braktisen prej tyre, midis kryetarëve të njësive vendore dhe këshillave bashkiakë e komunalë, etj. Të gjitha janë tema të rëndësishme, janë pjesë e një analize dhe mentaliteti afatgjatë, nuk mund të jenë çështje partiake, shprehin frymën kushtetuese në sistemin tonë politik dhe si të tilla, kërkojnë drafte konkrete nga ministria e Brendshme (qeveria), konsensus parlamentar dhe zbatim sa më të shpejtë praktik. Nëse humbasim shansin e reformës përpara vitit 2011 atëherë do të jemi peng i mungesës së reformës, edhe 4 vite të tjera, gjë që do të sjellë kosto negative për qytetarët, vetë institucionet vendore, sistemin politik dhe besimin e qytetarëve tek demokracia funksionale.

(G.SH/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
24 Korrik 2014
Beqaj-ambasadorëve: Ja pesë prioritetet për kujdesin shëndetësor
Ambasadorë dhe përfaqësues të shtatë selive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, vizituan dje qendrën e shërbimit të urgjencës “Emergency Response Albania”
KOMENTO
       Kosova
24 Korrik 2014
LDK-AAK-NISMA: Vendimi i Gjykatës nuk na ndal
Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga posti i kryeparlamentarit Isa Mustafën, partitë e koalicionit LDK AAK NISMA kanë drejtuare akuza në adresë të Hashim Thaçit i cili sipas tyre po e zvarritë krijimin e institucioneve të vendit
KOMENTO
       Rajoni
23 Korrik 2014
Progresi i Maqedonisë, Fyle: Duhet dialog politik
Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle është shprehur në rrjetin social Twitter pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Maqedonisë dhe Bashkimit Europian
KOMENTO
       Bota
24 Korrik 2014
BE, sanksione ndaj bankave ruse
Ambasadorët e BE-së po diskutojnë mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Rusisë duke vendosur restrikcione të gjëra ndaj aktiviteteve të bankave ruse
KOMENTO
       Sport
24 Korrik 2014
Prandelli dëshiron Sneijderin në skuadër
Trajneri i Galatasarayt, Cesare Prandelli, është duke llogaritur në Wesley Sneijderin për sezonin e ri. Holandezi është lidhur me një largim nga Turk Telekom Arena këtë verë, ndërsa shefat e klubit kanë thënë se nëse marrin ndonjë ofertë të madhe nuk do të mund ta refuzonin

KOMENTO
       Kulture
24 Korrik 2014
Pablo Neruda, ambasador në Paris, në vend të persekutorëve
S’ka pak ditë që kaluar 110- vjetori i lindjes i poetit tonë të dashur, Pablo Neruda dhe kur lexuesi shqiptar ka në duar në gjuhën shqipe librin e gruas së tij, të dashurës së fundit, Matilda Urratia “Jeta ime me Pablo Nerudën”…
KOMENTO
       Metropol
24 Korrik 2014
Frikë nga helmimi, Putin punëson “shijues profesional” për ushqimet
Pas rrëzimit të avionit në Ukrainë ku humbën jetën 300 persona dhe për të cilin u fajësua Rusia, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka punësuar një “shijues ushqimi profesional”, personal për të provuar ushqimet e tij
KOMENTO
       Teknologji
24 Korrik 2014
Ja si do jetë Samsung Galaxy S5 Alpha
SamMobile zbuloi fotot e këtij telefoni inteligjent
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė Gjyqėsor, Arvizu takon deputetėt e PD: Qasja mė efektive, gjithėpėrfshirja
 
 
BALKANWEB.TV
Festimet pėr LANĒ, Parllaku: Tė vlerėsohet kontributi i veteranėve
 
 
BALKANWEB.TV
Futbollistėt izraelit dhunohen nga tifozėt pro palestinez
 
 
BALKANWEB.TV
Ish-tė pėrndjekurit protestė para Kuvendit: Pr/ligji nuk pėrfaqėson interesat e kėrkesat tona
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyshi qė kėrcen, ja videoja hit nė internet
 
 
BALKANWEB.TV
Tregtarėt e ish-Uzinės Dinamo protestė para Parlamentit: Mos e mbyllni tregun
 
 
BALKANWEB.TV
PD tryezė pėr reformėn e pensioneve, Basha: Qeveria nuk po dėgjon askėnd
 
 
BALKANWEB.TV
Bujqėsia, Rama: Mbėshtetje pėr sipėrmarrjen, jo mė lėmoshė pėr mbijetesė
 
 
BALKANWEB.TV
Pezullimi i gjyqtarėve, Ristani: Kompetencė jo vetėm e ministrit, por dhe e KLD-sė
 
 
BALKANWEB.TV
Basha iftar pėr “Natėn e Kadrit”: Paraja e pushteti, nuk tė sjellin lumturinė
 
 
BALKANWEB.TV
“Territorialja”, banorėt peticion: Po fshijnė nga harta Dukagjinin
 
 
BALKANWEB.TV
Njė e moshuar filmon ēiftin duke bėrė seks nė plazh
 
 
BALKANWEB.TV
Miratohet restaurimi i sheshit “Nėnė Tereza” dhe shpallja e Papa Franēeskut "Qytetar nderi"
 
 
BALKANWEB.TV
SHBA, kamarieri mė i shpejtė nė botė!
 
 
BALKANWEB.TV
Video parodi pėr liderin komuinist, Kim Jong
 
 
 
 
FOTOGALERI
Sabrina Ferilli, njė bombė seksi nė Ischia
 
 
FOTOGALERI
Mamatė mė seksi nė plazh
 
 
FOTOGALERI
Gianna Nannini, topless 2014
 
 
FOTOGALERI
Giffoni Experience, Lorella Boccia seksi nė premierėn e ‘Step Up All In’
 
 
FOTOGALERI
Bjondia seksi ofron masazh erotik pėr 7 euro
 
 
FOTOGALERI
Transformimi rrėnjėsor i Johnny Deep
 
 
FOTOGALERI
Futbollistėt izraelit dhunohen nga tifozėt pro palestinez
 
 
FOTOGALERI
Peaches Geldof vdiq nga mbidoza me heroinė
 
 
FOTOGALERI
Yjet si kanė qenė dikur dhe si janė sot!
 
 
FOTOGALERI
Fustane tė realizuara me prezervativė
 
 
FOTOGALERI
Nadal pushime me tė dashurėn seksi nė Ibiza
 
 
FOTOGALERI
Kur njė i tepėrt ju prish foton!
 
 
FOTOGALERI
Hotelet mė tė ēuditshėm nė botė
 
 
FOTOGALERI
Tatuazhet mė tė bukura nė ēift
 
 
FOTOGALERI
Ēifti qė humb 120 kilogramė
 
 
FOTOGALERI
Basha iftar pėr “Natėn e Kadrit”
 
 
FOTOGALERI
Gėrshet mania, ja tendenca e fundit
 
 
FOTOGALERI
Selena 22 vjeēe, pushime me Cara Delevingne