BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
21 Dhjetor 2013 - 06:41 | LAJME
TRANSLATE
 
Taksim progresiv apo... regresiv?
Nga: EDUARD ZALOSHNJA
Taksim progresiv apo... regresiv?Kryefjala e Ramës rreth politikave fiskale gjatë fushatës parazgjedhore ishte taksimi progresiv. Dhe për ta ilustruar sa më thjesht skemën e re të taksimit, ai thoshte se “kush ka të ardhura më shumë, do të taksohet më shumë dhe anasjelltas.” Në paketën e re fiskale që ka paraqitur qeveria në Kuvend, ky parim i trumbetuar papushim nga Rama e gjen shprehjen e vet në skemën e re të tatimit mbi pagat, që do të tatohen me një përqindje më të ulët për ata që e kanë pagën bruto në intervalin 300 mijë – 1 milion e 300 mijë lekë të vjetër dhe më të lartë për ata që e kanë më të lartë (pagat 300 mijë e poshtë janë përjashtuar nga tatimi që në prill të këtij viti).
Por a mjafton vetëm ky ndryshim i skemës së tatimit mbi pagat për të siguruar progresivitetin e premtuar të taksimit?
Le të sjellim dy shembuj konkretë për ta verifikuar këtë gjë.
Familja 1: Burri, zyrtar i mesëm në Bankën X, 1.3 milionë lekë të vjetra rrogë bruto, gruaja merret me rritjen e fëmijëve. Kjo familje është qiradhënëse ambiente zyrash në katin e parë të pallatit ku jeton – qiraja është 4 milionë lekë të vjetra bruto në muaj.
Çdo muaj, kjo familje paguan 130 mijë lekë tatim mbi pagën e burrit (10% mbi pagën), 400 mijë lekë tatim mbi qiranë (10%), 70 mijë lekë taksë mbi pronën (nga 35 mijë që ka paguar deri më sot), dhe 400 mijë lekë tatim mbi konsumin (1/6 e 2.4 milionë lekë konsum në muaj, për të paguar TVSH-në dhe akcizat e mallrave dhe shërbimeve që blen). Pra, kjo familje i paguan shtetit drejtpërdrejt (nëpërmjet tatimit mbi të ardhurat) dhe tërthorazi (nëpërmjet tatimit mbi konsumin) gjithsej 1 milion lekë në muaj. Kështu që barra tatimore e saj është 19% e të ardhurave bruto.
Familja 2: Burri, drejtor i bankës së mësipërme, 2.1 milionë lekë të vjetra rrogë bruto, gruaja merret me rritjen e fëmijëve. Çdo muaj, kjo familje paguan 315 mijë lekë tatim mbi pagën (15% mbi pagën), 250 mijë lekë tatim mbi konsumin (1/6 e konsumit prej 1.5 milionë në muaj, ngaqë e kursen kusurin për të ardhmen e fëmijëve). Pra, kjo familje i paguan shtetit drejtpërdrejt (nëpërmjet tatimit mbi të ardhurat) dhe tërthorazi (nëpërmjet tatimit mbi konsumin) gjithsej 565 mijë lekë në muaj. Dhe barra tatimore e saj është plot 27% e të ardhurave bruto.
Këta dy shembuj tregojnë se familja e dytë, e cila ka të ardhura mujore më pak sesa gjysma e së parës, taksohet me një përqindje shumë më të lartë se ajo. Pra, në këtë rast (i cili nuk është i izoluar, sepse ka mijëra familje që japin me qira ambiente/apartamente në kate të para e të mësipërme) kemi një taksim regresiv dhe joprogresiv, siç pretendohet.
Një premtim tjetër i Ramës gjatë fushatës elektorale ka qenë heqja e TVSH-së për barnat, me arsyetimin se kështu do të pakësohet barra tatimore për familjet me të ardhura të pakta. Dhe në fakt, në paketën e re fiskale është propozuar heqja e TVSH-së. Po a i ndihmon kjo gjë familjet me të ardhura të pakta?
Sot një familje e tillë, kur blen një ilaç që kushton 1 mijë lekë, paguan edhe 100 lekë TVSH (10%), por rimbursohet nga ISSHP-ja për 1100 lekë. Me heqjen e TVSH-së do paguajë vetëm 1000 lekë dhe do të rimbursohet po për 1000 lekë. Pra, asgjë nuk ndryshon në xhepin e saj.
Nga ana tjetër, një familje me të ardhura të larta, ka mundësi të blejë barna cilësore, që nuk janë në listën e rimbursimit. Në qoftë se sot ajo paguan 11000 lekë për një ilaç (10000 lekë ilaçi dhe 1000 lekë TVSH-ja), nesër do të paguajë vetëm 10000 lekë, sepse do të hiqet TVSH-ja për të gjitha barnat.
Pra, familjes me të ardhura më të mëdha i pakësohet barra tatimore, ndërkohë që për familjen me të ardhura të vogla nuk ndryshon asgjë. Thënë ndryshe, në vend që të kontribuohet për rritjen e progresivitetit të taksimit, me këtë lëvizje, ndikohet për theksimin e regresivitetit të tij...
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Bashkim, Cikago US mė 22-12-2013 nė 01:13
Ne se eshte e vertete se punohet sipas skemes te pages brutto atehere kemi te bejme me nje injorance ekonomike te pashembullt nga pjesa ekonomike e qeverise.Shembull i thjeshte:
- 1 beqar ben 100.000 lek ne muaj dhe tatohet x %.
- Nje burre i martuar me dy femije dhe gruan te papunesuar ben po 100.000 dhe sipas mendjendriturve edhe ai duhet te paguaje po ate x %
Taksimi eshte nje procedure qe nuk sheh vetem si te fryhet buxheti i shtetit,por edhe si nuk preket mireqenia jetsore e populli

Dėrguar nga zaloshnjes mė 21-12-2013 nė 14:32
pergezime per artikullin sidomos per shembujt ilustrues se deri tani njerezit degjojne lojera fjalesh por jo konkretisht se si do te duket kjo ne shifra reale. Megjithate do kishte qene mire qe te flisje para fushates e jo pas.

Dėrguar nga Which means..., NJ mė 21-12-2013 nė 09:57
Pėr t'i lėnė tė mahnitur tė gjithė,Rama vazhdoi mė tej:"Duke ecur nė kėmbė,ju nuk keni nevojė as pėr bileta dhe kurseni.Kishit plan tė bleni njė makinė,por duke parė se karburanti kėrceu mė lart,ju kurseni miliona,duke blerė njė biēikletė qė punon pa naftė.Ju pinit dy paketa cigare,tani me masat qė mori qeveria,mund tė pini vetėm 1,me tė dredhur ose pėrdorni ēibukė.E zėmė se pinit dy gota raki ose 1 litėr.Pėrgjysmojeni!Vetėm ēmimi i drogės nuk do tė rritet,sepse nuk e pėrballon populli,as unė".
       Shqiperia
29 Gusht 2014
Gjykata lë në burg personin që qëlloi me plumba helikopterin e policisë në Dukagjin
Gjykata e Shkodrës jep masën ‘arrest në burg’ për Lekë Thanin, personin që qëlloi me armë mbi helikopterin e policisë, i cili patrullonte zonën e Dukagjinit për evidentimin e bimëve të kanabisit, në kuadër të operacionit të nisur nga Policia e Shtetit në Shkodër
KOMENTO
       Kosova
29 Gusht 2014
Mitrovicė, qėllohen me armė vėllezėrit shqiptarė, njėri vdes, 2 plagosen
Tre vėllezėr janė sulmuar me armė nė Mitrovicė, ku njė prej tyre ka mbetur i vdekur. Personi i vdekur dhe dy tė plagosurit janė vėllezėrit shqiptarė me mbriemėr Brahimi, njėri 19 vjeē, njėri 17 dhe tjetri 16
KOMENTO
       Rajoni
29 Gusht 2014
Avioni ku udhëtonte ministri grek, Venizelos ulje emergjente në Selanik
Avioni me të cilin ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos fluturonte nga Turqia drejt Milanos, ka kryer ulje emergjente në aeroportin “Makedonia” të Selanikut
KOMENTO
       Bota
29 Gusht 2014
Tronditëse, xhihadistët u presin kokat 4 “spiunëve ”-VIDEO+18
Një video e re tronditëse e xhihadistëve pro-Al Kaedës ka dalë në qarkullim. Në të shihen katër persona të cilëve u pritet koka me thikë nga një xhelat me fytyrë të mbuluar
KOMENTO
       Sport
29 Gusht 2014
Platini nuk kandidon për president të FIFA-s
Michel Platini, president i UEFA-s njoftoi sot se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s
KOMENTO
       Kulture
28 Gusht 2014
Xhufi: Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban Pasha
Ribotimi para pak javësh i një artikullit tim të vitit 1995 mbi Kozma Etolin, atë kohë shkruar për gazetën e mirënjohur “Dita Informacion”, u prit nga një sulm i orkestruar anonimësh
KOMENTO (48)
       Metropol
29 Gusht 2014
“Porsche” që desh mori në qafë Albana Osmanin!
Prezantuesja e njohur e Top Channel ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me një makinë tip “Porsche”, e cila ngjalli mjaft debate në rrjetet sociale
KOMENTO
       Teknologji
29 Gusht 2014
Apple prezanton zyrtarisht javën e ardhshme iPhone 6
Kompania Apple më në fund ka konfirmuar edhe datën e publikimit të telefonit të shumë pritur nga të gjithë iPhone 6.

KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Tronditėse, xhihadistėt u presin kokat 4 “spiunėve ”
 
 
BALKANWEB.TV
Qeshni pak! E ka lėnė takati por nuk dorėzohet
 
 
BALKANWEB.TV
Rama i 'zgjedhuri' i Merkel: Shqipėria shembull i harmonisė fetare, ndaj vjen Papa
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minutė, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Atentati nė Vlorė, News 24 transmeton pamjet ekskluzive
 
 
BALKANWEB.TV
PD takim me aleatėt, Mediu pėr News24: Do kėrkojmė rikthimin nė Parlament
 
 
BALKANWEB.TV
‘Kova me akull’ ngjitur mbi kalė, nuk ėshtė ide e mirė. Ja pse!
 
 
BALKANWEB.TV
INUK pėrplasje me banorė pėr prishjen e banesės 2 katėshe
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, tritol makinės nė ecje. Vdes biznesmeni, plagoset pasagjerja
 
 
BALKANWEB.TV
Kova me akull, deputetja e BDI nominon Arian Canin e Edi Ramėn
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Nėn propagandėn e kryeministrit godet sėrish tritoli. Rama: Jeni kthyer si zėdhėnės tė krimit
 
 
BALKANWEB.TV
Gjenden nė fund tė liqenit tė Pogradecit trupat e dy tė rinjve
 
 
BALKANWEB.TV
Djali qė adhuron kafshėt: Perqafimi me luanin me bėri shumė tė lumtur
 
 
BALKANWEB.TV
Atentat me tritol nė Vlorė, shpėrthen makina, 1 i vdekur, 2 tė plagosur
 
 
BALKANWEB.TV
Jeta e foshnjės 16-muajsh peng i ilaēit qė mungon nė Pediatri, QSUT pret tenderin
 
 
 
 
FOTOGALERI
Nga Greqia e lashtė nė 3D, ja moda e Noa
 
 
FOTOGALERI
Brad Pitt, tregon unazėn e martesės ne sheshin e xhirimit
 
 
FOTOGALERI
Keira Knightley, topless dhe superseksi per Interview
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus, nudo mes kukullave prej pellushi
 
 
FOTOGALERI
Rama nė Berlin: Fotoalbumi i njė ditė historike pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin
 
 
FOTOGALERI
Shteti Islamik ekzekuton me 300 ushtarė sirianė
 
 
FOTOGALERI
8 ditė operacion antikanabis nė Dukagjin, sot asgjėsohen 1350 bimė
 
 
FOTOGALERI
Ja ku flenė stjuardesat!
 
 
FOTOGALERI
Foto tė parealizuara mė parė, njė delfin albin ne Adriatik
 
 
FOTOGALERI
Bred Pit dhe Angelina Jolie zyrtarisht tė martuar
 
 
FOTOGALERI
Lily Allen dhe Miley Cyrus, cfarė kėrcimi nė skenė
 
 
FOTOGALERI
Rihanna pushime nė Sicili, stil gjithmon tė veēantė
 
 
FOTOGALERI
Iguana gati pėr zhytje
 
 
FOTOGALERI
Pėrkėdhelje nė natyrė, kur kafshėt perqafohen
 
 
FOTOGALERI
Konferencė me Merkel, Rama pėrgatit fjalimin me ekipin
 
 
FOTOGALERI
Londėr, truku qė duket, magjistari mbahet i varur me litarė
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Aniston: Nuk jam njė dėshtake edhe pse nuk kam fėmijė
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga zbret nga avioni, por ka harruar pantallonat