BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
07 Prill 2013 - 08:35 | LAJME
TRANSLATE
 
Të votosh, a të mos votosh? Kjo është çështja!
Nga: KIÇO BLUSHI
Të votosh, a të mos votosh? Kjo është çështja!Sigurisht që është një çështje tejet e rëndësishme, prej së cilës do të varet cilësia e jetës së secilit, pavarësisht nga ngjyrat partiake,  interesat vetjake dhe përkatësia krahinore. Më 23 qershor shqiptarët do të shkojnë në votim jo dhe aq për të zgjedhur një alternativë më të mirë qeverisëse, po për t’i dhënë përgjigje e zgjidhje të atypëratyshme dilemës: të mbajnë në pushtet Berishën, apo ta zëvendësojnë atë me Ramën? Përndryshe, të vëmë, si ka thënë vetë Rama, një pikëpyetje apo një pikëçuditëse në Kryeministri? 

Kjo është, për fat të keq, çështja që rëndon mbi ndërgjegjen dhe vetëdijen e çdo qytetari. Sepse kjo fushatë që tani, ende pa nisur mirë, është e personalizuar tejembanë, për të mos thënë e privatizuar. Sepse, pavarësisht nga partitë e reja që janë krijuar e që po ushtrojnë trysni pozitive mbi opinionin publik, pavarësisht edhe nga premtimet dhe aleancat, madje edhe pas kalimit të bujshëm të Metës te Rama, nuk mund të thuhet se ka ndryshuar ndonjë gjë e qenësishme në mendësinë e krerëve dhe të zgjedhësit, të cilët, me këtë Kod Zgjedhor, me këtë KQZ politike, me këtë polarizim e konfliktualitet të skajshëm, me këtë mënyrë të (ç)organizimit të pafund të zgjedhjeve (përherë të kontestuara) do të jetë i destinuar ta kalojë të drejtën e tij të zgjedhjes (dmth. të votës së tij) mbi tehun e thikës: cili nga të dy bajlozët e dy partive do të mbetet në politikë e kush do të ikë, pas 23 qershorit, në shtëpi? 

Kjo pyetje hamletiane e vë në siklet e në vështirësi përgjigjen e dilemës sonë: të votosh a të mos votosh? Asnjëherë, më shumë se sot, kjo mëdyshje është, për fat të keq, në mazhorancë.
***
Pas një qeverisjeje tetëvjeçare, me shumë skandale, krime, paudhësi, papërgjegjësi, makutëri, korrupsion dhe probleme sociale të pazgjidhura, rrotacioni do të duhej të ishte më i kollajtë e më i natyrshëm. Por, me sa duken bathët, ka për të qënë i vështirë. 

I vështirë, sepse fushata është e përqendruar mbi fatin e dy krerëve, jo mbi dy e më shumë parti, aq më pak mbi disa alternativa. Edhe pse fushata ka nisur e përndezur, qytetarët nuk e dinë: jemi, apo nuk jemi në krizë? Dhe, për më tepër: pas zgjedhjeve, a do të kryhen edhe tek ne reforma drastike, dmth. a do të detyrohemi të shtrëngojmë rripin, pas masave të detyrueshme antikrizë? Apo mos vallë Evropa dhe SHBA do të derdhin miliarda euro, si në Greqi?
Askush nuk merret me këto probleme, përkundrazi, premtohen mrekullira, rritje rrogash e pensionesh, rrugë, autostrada dhe mirëqenie e lartë si e vendeve të BE-së... Sepse nuk qahet halli i qytetarëve, po i krerëve të partive... E pra, në këtë klimë, a ia vlen të votosh?
***    
Tanimë është mëse e qartë: Berisha kësaj here do ta ketë ku e ku më të vështirë edhe se në vitin 1997 të dorëzojë pushtetin absolut tek “armiku”, te një “opozitë antikombëtare”, që “na la jashtë integrimit” për tri ligjet e mallkuara... Shumëkush nuk e beson këtë. Nuk është e vështirë të provohet se Berisha, edhe pse i lodhur, i konsumuar dhe i ezauruar më shumë se cilido udhëheqës i Lindjes dhe Perëndimit, nuk ka për të pranuar as kësaj here humbjen me qetësi. Ai ka më tepër frikë se kushdo dhe panik nga përfytyrimi i një të nesërmeje pa pushtet, pa imunitet, pa komandë dhe jashtë vëmendjes së kamerave... Nesër, duke qënë në vështirësi për t’u justifikuar me thënien aq të përsëritur të opozitës se “m’i vodhën votat”, dhe se “unë nuk kisha faj, prandaj nuk ka pse të dorëhiqem...” etj, etj, meqë është vetë në pushtet, meqë e quan veten personazh “historik” e të pamposhtur, ai nuk do të lërë gur pa lëvizur që të mos ikë nga Kryeministria, aq më tepër që ka jo pak “dosje” skandalesh e korrupsioni të pambyllura, pse jo disa edhe me gjak të vrarësh mbi kurriz... Kjo atmosferë anormale nuk ka se si t’i lerë zgjedhjet të zhvillohen në një situatë normale. Kjo i bën zgjedhjet e 23 qershorit paraprakisht tepër të vështira.   

Ajo që herë pas here Spahiu i kuqezinjve deklaron nëpër tubime se do të fusë në burg Berishën pas zgjedhjeve, nuk mund të thuhet se nuk ka ndikim mbi psikën, sidomos mbi shpurën e ndjekësve të tij... Kjo do të thotë se pas këtyre zgjedhjeve, ky tabor i fuqishëm politik e klanor, me tipare të theksuara mafioze e krahinore, i instaluar në të gjithë kapilarët e nëpunësisë, e asaj që si me përkëdhelje quhet “administratë civile”, do të jetë më i motivuar, më i vendosur e më i organizuar për të mos e lëshuar pushtetin se sa pas vitit 1997... Afërmendsh, e gjithë kjo lukuni zyrtarësh, oborrtarësh, zëdhënësish, komisionerësh, ryshfetmarrësish dhe sahanlëpirësish kësaj here do të ketë shumë më tepër “ç’ të humbasin”... 

Nëse pas dorëzimit të pushtetit në vitin 1997 këta ikën “në drejtim të paditur”, duke kërkuar “azil politik” nëpër kryeqytete të Evropës, për t’u rikthyer në vitin 2005, tani këta “qëndrestarë”, të cilët përgjatë tetë viteve janë bërë me prona e me shumë pasuri të tundshme e të patundshme, kurrsesi nuk mund të pranojnë për herë të dytë statusin e “azilantit politik”, edhe pse do të humbasin pronat, por edhe se mund të ndëshkohen, nëse do të vendoset shteti ligjor, aq më tepër që nuk u a jep kush “statusin” për herë të dytë... Kjo do të thotë që “ushtria” e panumërt e zyrtarëve të sotëm pasunarë dhe e të fortëve të lagjeve do të bëjë të pamundurën e të pabërën që Berisha të mbetet në pushtet, si i vetmi shpëtim...
Por a ka opozita e sotme një kontingjent militantësh e zgjedhësish të motivuar që të përballojë këtë trysni? A ka ndonjë sondazh që mund t’i përgjigjet pyetjes: kjo situatë e përforcon (apo e dobëson?) mëdyshjen e qytetarit të paanshëm, të ndershëm e të drejtë: a ia vlen të votosh, apo të mos votosh?
***
Por 23 qershori do të jetë i vështirë për të ofruar zgjedhje normale dhe zgjidhje më të arsyeshme, pasi kësaj here, më tepër se në të gjitha zgjedhjet e kaluara, makina e propagandës së Berishës, edhe falë dobësive, luhatjeve e mangësive të opozitës, ia ka arritur qëllimit të bindë zgjedhësit se, tekefundit, “të gjithë derrat kanë një turi”... Për hir të së vërtetës, edhe koalicioni i ri, PS-LSI, e ka mundësuar këtë dukuri.
Në këto kushte bëhet e domosdoshme, më shumë se domosdoja e një Rilindjeje, të krijohet një tjetër klimë mirëbesimi, për të bindur zgjedhësit “gri”, të pavendosur, të zhgënjyer dhe dyshues, të cilët kanë më shumë se kurrë arsye dhe të drejtë të jenë të pakënaqur, të zemëruar, të indinjuar e rrjedhimisht edhe vendosur që të mos shkojnë në votim, por të bojkotojnë partitë dhe, pas tyre, edhe zgjedhjet. 

Është pranuar se tek ne, më shumë se në të gjithë rajonin, ka zhgënjim të justifikuar tek elitat politike dhe te krerët e sotëm partiakë, jo vetëm se emrat e tyre (që nuk janë më shumë se dhjetë, “laj-thaj!”) nuk janë ndërruar prej 23 vitesh, duke e shfytyruar edhe pluralizmin e demokracinë, por edhe pse këta kanë demonstruar e ofruar me shumicë demagogji, premtime të pambajtura, gënjeshtra, sharje e shpifje të ndërsjella, amoralitet dhe pabesi, pse jo edhe djallëzi, duke shpikur lloj-lloj kodesh, sebepesh, ligjesh, statutesh dhe nenesh kushtetuese që të mos ikin në shtëpi, pavarësisht nga humbjet, votat, dëmet dhe zullumet... Prandaj është e natyrshme dhe konsistente dilema: “të votosh a të mos votosh?”, sepse mosvotimi apriori i kësaj kategorie pushtetarësh, të cilët edhe në këtë deledash-demokraci i janë qepur si ushunjëza shoqërisë, nuk jep shumë shpresë e nuk ngjall besim të mjaftueshëm se do të na sjellë ndonjë ndryshim, për të mos thënë ndonjë mbarësi... 

Të tillët janë të shumtë. Aq të shumtë janë dyshimtarët kësaj here sa mosvotimi i tyre, mospjesëmarrja e tyre në votimet e 23 qershorit, si një reaksion zinxhir pakënaqësie dhe zhgënjimi për të dy palët, për arsyet e mësipërme, ka për të përcaktuar fatin e zgjedhjeve, e, bashkë me to, edhe fatin e krerëve, por ama jo fatin tonë... 

Duke besuar se vota e tyre do të ishte votë më cilësore, e qytetarëve që ende nuk e kanë terrur aftësinë për të dyshuar dhe arsyetuar mëvetësisht, humbja e shansit për një ndryshim real, qoftë edhe të vogël, do të bëhet nesër një kosto më e rëndë... Por duke e lënë zgjedhjen dhe zgjidhjen në duar vetëm të militantëve, të klientëve, të trutharëve e të atyre që janë të gatshëm të shesin votën për një post, për një thes me miell, për një “idhull pa krena”, “mjaft që e kemi nga krahina jonë...”, apo edhe për 100 euro bakshish, automatikisht do të mbahet në fuqi statukuoja, dmth do të mbetet në pushtet Berisha dhe qeverisja e tij... Këta qytetarë duhet t’i bëjnë vetes këtë pyetje të thjeshtë: a mund të përfytyrohet një qeverisje normale e Berishës në një mandat të tretë, kur arka e shtetit që tani është bosh e kur borxhi publik ka dalë nga kontrolli? A nuk do të fitojë Berisha të drejtën “ekskluzive” të na verë në rresht që të shohim darkave filmin: “Shtërngo rrypin Thanas!”, meqë e patëm votuar vetë? 
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga artur, ny mė 08-04-2013 nė 02:42
Kico nje gje eshte e sigurt, pothuajse te gjithe Vllehet dhe Ortodokset ne Shqiperi do votojne per Ram-Vllehun pa kushte.
Shume nga keta Ortodokse jane rreshtuar ne media c'do dite ta ndihmojne Ram-Vllehun te behet Kryeminister.
Problemi im me keta njerez eshte se shumica e tyre nuk e identifikojne veten si Shqiptare keta jane Grekofile qe nuk i duan te miren Shiqiperise jane njerez qe ne duhet ti kemi ne vemendje.

Dėrguar nga lani mė 07-04-2013 nė 17:46
Historikisht skrapalinjte jane treguar te pa moralshem me aleancat e tyre per interes.
Enveri i zbriti ne Tirane dhe ne fusha, i dha buke dhe nje uniforme ushtarake apo kostum gri sigurimsi per te shtypur popullesine vendase. A ju kujtohet ? Ata e kishin mire me regjimin dhe e perkrahnin ate. Normal, sepse ne malet e tyre nuk kishin cte hanin.Shkurt MERCENARE.
Tani eshte Meta ai qe po kujdeset per cudirat e Skrapalinjve te diteve te sotme.
TURP por ky qenka mentaliteti i tyre, interesi

Dėrguar nga Shqiptar dje-sot-neser, Hollande mė 07-04-2013 nė 17:08
O@Jaku prej El ne Italy me banim ne Londer! Akoma e ke gjalle ate amxhane tend ti? I shkofsh nga pas.

Dėrguar nga jaku, italia mė 07-04-2013 nė 11:59
ZOTI KICO BLUSHI
LETER PER TY PERSONALE
1 PSE GJITHE KY AGRESIVITET
2 PSE MANIPULON TE VERTETEN
3 KUSH ESHTE E VERTETA E MOS VOTIMIT TE 3
LIGJEVE SIPAS TEJE
4 PSE SHKRIMET E TUA PLOT ME HELEM
5 A NUK DUHET TE JETE INFORMAZIONI I NDERSHEM
ME KETE LLOJE AGRESIVITETI ,P,S, NUK MUND TE QEVERISE VENDIN ,SEPSE ESHTE E SIGURTE SE DO TA COJE DREJTE NJE LUFTE CIVILE
POLITIKA NUK ESHTE VEND PUNE ZOTI KICO
DITA E VOTIMEVE DUHET TE JETE DITE FESTE
KU I SHTERNGOHEN DOREN FITUESIT
JO SIC KA BERE DERI TANI PS

Dėrguar nga jaku, italia mė 07-04-2013 nė 11:50
TE DASHUR VELLEZER SHQIPETARE
XHAXHAI IM TOSHTE
NE JEMI AJO QE MENDOJME
AJO QE FLASIM
AJO QE BEJME
NE KETE SHKRIM VIHET RE SHTREMBERIMI DHE INTERPRETIMI ALLAH ,PS,
97 PRODUKT I ,P,S,
SALI BERISHA NUK E KA LENE ASNJEHERE VENDIN
IMUNITETI I VOTUAR NGA ,P,S, ME NDRYSHIMET QE DESH ,P,S,
SALI BERISHA NUK KA FRIKE PER HEQJEN E IMUNITETIT,
PO TE ISHTE PER SALEN E KISHTE HEQUR
KOMPLET POR QE EDI RAMA DHE PS QE E
MANIPULUAN ,ASHTU SIC ESHTE MANIPULUES
SHKRIMI JUAJ
SHPETIMI I SHQIPERISE NGA NJES SI JU

Dėrguar nga Ardi mė 07-04-2013 nė 11:06
Te bashkuar kunder sali-ziut. Ky eshte hapi i pare . Pasi ta heqim pastaj do te jete me e lehte per hapa te tjere. Sepse nuk mund te ndryshosh bashkimin sovietik pa hequr me pare stalinin. Te tjerat jane sofizma.
Ps+psd+pds+ Lsi + akz+ ngjela + Ppdnj+ ... cdo shqiptar qe do demokraci = Sali te shporrur nga kjo shqiperi
       Shqiperia
02 Shtator 2014
Berisha: Rama deklaroi marrëzira në Elbasan. Gjendja psiqike e tij, e përkeqësuar!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për deklaratat e bëra nga kryeministri Rama, në Elbasan në lidhje me investimet që pritet të bëjë qeveria. Berisha i quajti marrëzira këto deklarata, duke treguar me detaje investimet e bëra në kohën e qeverisë së tij
KOMENTO
       Kosova
02 Shtator 2014
Imami kërcënohet me jetë sepse shprehet kundër ekstremizmit në fe
Imami i xhamisë “Tahtali” në Pejë, Zuhdi Hajzeri, është kërcënuar vazhdimit në rrjetet sociale, për shkak të qëndrimeve publike kundër terrorizmit dhe rrymave ekstreme në Kosovë, teksa i bënte “like” ose “pëlqej” faqeve kundër terrorizmit në “Facebook”. Madje sipas tij, njëri prej tyre ka tentuar ta shtypë me makinë
KOMENTO (1)
       Rajoni
02 Shtator 2014
Ballkani sërish viktimë e shirave të rrëmbyeshëm
Reshjet e rrëmbyeshme, të shoqëruara me erëra të fuqishme, madje edhe me breshër, kanë përfshirë rajonin e Ballkanit këtë fillimshtatori, njoftuan sot mediat e rajonit
KOMENTO
       Bota
02 Shtator 2014
Të paktën 15 ushtarë ukrainas vriten në luftimet pranë Donetskut
Të paktën 15 ushtarë u vranë në konfliktin në lindje gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andri Lyssenko
KOMENTO
       Sport
02 Shtator 2014
Shevchenko: Kalimi te Liverpooli, hap i qëlluar i Balotellit
Andriy Shevchenko ka lavdëruar Mario Balotellin dhe thotë se ai do të përfitojë nga një shans i dytë në Ligën Premier me Liveproolin. “Nëse ai nuk ishte i lumtur dhe as Milani, ishte e drejtë të ndahen. Por unë e pashë Marion në Kampionatin Evropian dy vite më parë në Ukrainë dhe Poloni – ai ishte një lojtar fantastik dhe unë refuzoj të besoj se kjo është humbur”

KOMENTO
       Kulture
02 Shtator 2014
Artan Shkreli: Zbulohet në Koman kisha e shekullit të VIII
Arkitekti Artan Shkreli bën me dije se gjatë gërmimeve në Koman është bërë një zbulim mbreslënës që lidh fiset iliro-trake me fiset e reja arbnore
KOMENTO (3)
       Metropol
02 Shtator 2014
Mario Balotelli, bye bye Fanny... një tjetër modele në jetën e futbollistit
‘No more Fanny for Mario Balotelli’, ‘s’ka më Fanny për Balotellin. Kështu shkruan The Sun, duke konfirmuar zërat, që prej disa ditësh qarkullonin edhe në Itali, që midis sulmuesit të Liverpool dhe të fejuarës së tij gjithçka ka mbaruar.

KOMENTO
       Teknologji
02 Shtator 2014
BE heton marrëveshjen Facebook-WhatsApp
BE-ja është duke hetuar nëse shuma e madhe e parave që Facebook ka paguar për blerjen e WhatsApp është e mirë për publikun, dhe do të vendosë në fillim të muajit të ardhshëm nëse do ta ratifikojë marrëveshjen
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Vdes nė kėrkim tė gurėve, gruaja: Ndihmė pėr jetimėt
 
 
BALKANWEB.TV
Lufta pėr xhihad nga shqiptarėt nė Siri, Bushati: Po luftojmė fenomenin
 
 
BALKANWEB.TV
Renzi i pėrgjigjet kritikave tė ‘The Economist’ me njė akullore me kaush
 
 
BALKANWEB.TV
Vjedhja nė BSH, FMN: Do flasim nė momentin e duhur, nė 8 shtator
 
 
BALKANWEB.TV
Veliaj: S’doni tė punoni nė Call Centre?! Ti kthejmė lavdinė arsimit profesional
 
 
BALKANWEB.TV
CNN: Kosova me numėr relativisht tė vogėl tė luftėtarėve nė Siri
 
 
BALKANWEB.TV
Imami kėrcėnohet me jetė sepse shprehet kundėr ekstremizmit nė fe
 
 
BALKANWEB.TV
Del mė 7 shtator, pamje ekskluzive tė iPhone 6
 
 
BALKANWEB.TV
Ushtria e karkalecėve sulmon qytetin, Madagaskar nė kaos
 
 
BALKANWEB.TV
Ksamil, kabllo korenti nėn ujė
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, dhunohen pėr vdekje 2 kunatat e moshuara, policia: Po hetojmė nė dy pista
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Rama bllokadė tė padėgjuar ndaj Bashkisė, si asnjė kryeministėr mė parė
 
 
BALKANWEB.TV
Pėr pak e bėri!
 
 
BALKANWEB.TV
Deputetė tė PD kundra bojkotit tė Kuvendit, BalkanWeb zbardh debatet e forta
 
 
BALKANWEB.TV
Sesioni i ri, rrėzohen dekretet e Presidentit. Rama: Nishani goditi prioritetet kombėtare
 
 
 
 
FOTOGALERI
Turqi, polici bėn selfie pėrpara njė personi qė po vetevritej
 
 
FOTOGALERI
Kine, darkė mes peshqve dhe breshkave nėnujore
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Canalis, nė web fustani i martesės
 
 
FOTOGALERI
Kathy Griffin, Ice Bucket Challenge, artistja e bėn nudo
 
 
FOTOGALERI
Amber Rose, foto seksi pėr bashkėshortin
 
 
FOTOGALERI
Little P, macja mbretėreshe e Instagramit
 
 
FOTOGALERI
Huffington: Selfie e transeksualėve kundėr diskriminimit
 
 
FOTOGALERI
Nicole Scherzinger, pushime tė vonshme
 
 
FOTOGALERI
Sarkozy dėshiron t’i kthehet politikės, Carla Bruni zemėrohet keq
 
 
FOTOGALERI
Ēantat baule, tendenca e vjeshtė dimėr 2014
 
 
FOTOGALERI
Dita e parė e shkollės, ja gėzimi i nėnave!
 
 
FOTOGALERI
Gisele Bundchen merr 148 mijė euro nė ditė
 
 
FOTOGALERI
Millie, qeni qė ēon pazarin nga makina nė shtėpi
 
 
FOTOGALERI
Hotelet mė luksoze nė botė, kryesojnė Gjeneva dhe Parisi
 
 
FOTOGALERI
Angelina Jolie me fustan tė bardhė, ja fotoja e parė e publikuar
 
 
FOTOGALERI
10 vjet nga terrori nė Beslan, fėmijėt sot pas 1 dekade
 
 
FOTOGALERI
Kim refuzon tė ulet pranė Rita Orės