TIRANE– E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, aktorja Ema Andrea tha se ajo është për ndërtimin e një Teatri të Ri dhe se dëgjesat janë të detyrueshme për çdo çështje. Aktorja tha se nuk duhet të paragjykohen njerëzit apo artistët që kanë gjykime të ndryshme.

“Dëgjesat janë të detyrueshme për çdo çështje. Të mos paragjykohen njerëzit me gjykime dhe mendime ndryshe. Fatkeqësisht vijon mentaliteti ‘me mua ose kundra meje’. Shumica prej tyre e bëjnë sepse kanë bindjen e tyre, e cila duhet të respektohet. Unë jam për ndërtimin e një godine të re. Godina quhet vlerë kombëtare dhe jo tulla e llaç”- tha Andrea.

Aktorja tha se me aq informacion sa disponon ajo, me ndërtimin e godinës së re nuk preket sipërfaqja e Teatrit Kombëtar dhe kjo është një nga arsyet se pse mbështet ndërtimin e godinës. Sipas aktores njerëzit tremben sepse nuk kanë garanci nëse zbatohet ligji.

“Unë di që nuk do preket sipërfaqja e Teatrit Kombëtar dhe do ndërtohet një sallë e madhe me kushtet që kërkon një teatër si dhe dy salla eksperimentale. Këtë di unë nga ato që kam dëgjuar. Njerëzit tremben sepse nuk kanë garanci. Unë nuk kam raport me kryeministrin apo me ministrin, por unë kam raport me ligjin. Besimi do shihet pasi të shohim se ligjet funksionojnë”-tha Ema Andrea.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: