TIRANE– Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të përfshirë në nisma e projekte konkrete bashkëpunimi rajonal të gjithë grupet e interesit, sidomos të rinjtë, tani që nisi dhe procesi përgatitor për bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, për ratifikimin e marrëveshjes si vendi pritës, ndërmjet Shqipërisë dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se:

“Një prani më e shtuar e selive rajonale në Tiranë, jo vetëm flet qartë për një qëndrim më të balancuar të nismave në rajonin tonë, po është edhe dëshmi e pjekurisë së Shqipërisë”.

Ministri garantoi se qeveria do të mbështesë këto nisma fuqimisht jo vetëm në kuptimin politik, financiar e logjistik, por edhe si dëshmi e pjekurisë së Shqipërisë dhe rolit gjithnjë e më në rritje që Shqipëria ka për sa i përket politikës së jashtme në rajon.

Kreu i diplomacisë shqiptare bëri me dije se shumë shpejt në Kuvend vjen për ratifikim dhe marrëveshja për selinë e Fondit të Bashkëpunimit Rinor Rajonal, një tjetër nismë rajonale me qendër në Tiranë. Kjo strukturë me fokus kryesisht tek çështjet e bashkëpunimit rinor, një iniciativë e kryeministrave Rama e Vuçiç, mbështetur nga praktika më e mirë e ndërtimit të marrëdhënieve në këtë gjeneratë, te praktika franko-gjermane.

Bushati falënderoi dhe vendet e Vishegradit, pasi atje nisi në mënyrë simbolike, me fond simbolik, dhe me kalimin e viteve për shkak të vullnetit politik të demonstruar nga qeveritë, u fuqizua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: