Angelina Jolie dëshiron të kthehet “beqare” brenda fund vitit 2018, si dhe u kërkoi avokatëve të saj të vazhdojnë me finalizimin e divorcit nga ish-bashkëshorti Brad Pitt.

Çështja është në vazhdim në Los Anxhelos dhe aktorja akuzon Brad Pitt se “nuk ka paguar siç duhet ushqimet për fëmijët si dhe ka njoftuar se do të kërkojë një urdhër të gjykatës për të marrë pagesat e prapambetura”.

Por aktori amerikan ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Jolie se ai nuk ka mbështetur fëmijët e tyre.

Në një seancë gjyqësore të mërkurën, ekipi ligjor i Brad Pitt tha se ai kishte paguar më shumë se 1.3 milion dollarë dhe kishte marrë hua 8 milionë dollarë për Jolie për ta ndihmuar të blinte një shtëpi.

Të martën, avokati i Jolie tha se Pitt nuk kishte paguar “asnjë mbështetje për fëmijët” që prej ndarjes në vitin 2016. Çifti ishte bashkuar që prej vitit 2005, por u martuan vetëm në vitin 2014.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb