SARANDE- I pazakontë ishte mëngjesi i kësaj së hëne në Portin e Sarandës. Anija ST.Damian, e nisur mbrëmjen e së dielës nga Brindisi, në orën 06.00 të mëngjesit zbarkoi në Portin e qytetit turistët e radhës. Rreth 1500 turistë italianë dhe 170 mjete, shumica djem e vajza të reja, zbritën e tokë. Kjo është hera e tretë, nga shtatë të planifikuara deri në fund të sezonit, që kompania “Northbay” me pronarë italianë, sjell në Sarandë turistë javorë, përmes linjës Brindizi-Sarandë.

Shpëtim Muho, administratori i “Joy Cruise Albania”, me qendër në Sarandë, ndërkohë që ka bashkëpunim me këtë kompani për sezonin turistik thotë edhe se, turistët që vijnë me këtë anije akomodohen në Sarandë, Ksamil dhe Bregdet për një javë dhe do të largohen të hënën pasardhëse po me këtë anije drejt Brindisit. Nuk ka asnjë shkelje nga kjo anije edhe pse është anije linje, nisur kjo edhe nga udhëzimi nr.182, datë 16.02.2018, neni 5 pika E, ku thuhet se anijet e linjës zëvendësohen me anije të tjera kur ka prekje turistike, shprehet Shpëtim Muho, ndërsa thotë edhe se është në rregull me gjithë institucionet e shtetit.

“Është pozitive për sezonin turistik në Sarandë, kjo prurje me turistë javorë. Saranda duhet të jetë e lumtur me këtë prurje. Nuk duhet të diskutojmë përsëri për problematika nëse kjo anije duhet të vijë apo nuk duhet të vijë, nuk duhet të diskutojmë absolutisht dhe të na shkojë ndërmend nëse paguhen apo jo taksat, kur mbërrin në një port dhe sjell një numër të konsiderueshëm pasagjerësh për çdo javë atëherë faktet flasin vetë”, u shpreh mes të tjerave kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Hoteleri dhe Restoranteve, Arben Çipa.

Për t’i shërbyer në kohë numrit të madh të turistëve nga policia e portit është punuar me shtatë sportele. Dhe jo vetëm kaq por drejtuesve të mjeteve po në port u është shërbyer edhe me sigurim të mjeteve nga Shoqëri sigurimesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: