Kakhaber Khetiani, trajneri gjeorgjian i Torpedo Kutaisit, ka folur sot në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen e nesërme kundër Kukësit, e vlefshme për turin e tretë eliminator të “Europa League”.

Mbi të tjera, trajneri gjeorgjian deklaroi se dy futbollistë të Torpedo-s nuk janë pajisur me vizë nga autoritet shqiptare, duke humbur përballjen me ekipin e drejtuar nga Cungu që nesër do tentojë përmbysjen e madhe.

“Mbrojtësi ynë, Arfang Dafe, nga Senegali, si dhe sulmuesi nga Surinami, Gleofilo Haselbaink, nuk janë pajisur me viza nga autoritetet shqiptare dhe do të na mungojnë ndaj Kukësit. Megjithatë, kjo nuk është justifikim. Kemi ardhur të luajmë futboll dhe do të tentojmë sërish fitoren”, – deklaroi trajneri gjeorgjian nga salla e konferencave për shtyp në “Elbasan Arena”.

Kujtojmë që 1 javë më parë Kukësi hasi shumë probleme në Gjeorgji me vizat e lojtarëve, madje 3 prej tyre humbjen ndeshjen, ndërsa sulmuesi Rexhinaldo u bashkua me skuadrën vetëm në momentet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb